KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis shfryrja e korrupsionit në IT
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis shfryrja e korrupsionit në IT
AktualeHI-TechKryesoreOpinionSociale

Nis shfryrja e korrupsionit në IT

Përditësimi i fundit: 5 Maj, 2026 10:30 am
202 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Goditja e sistemit të mbyllur korruptiv në sektorin dixhital dhe nxjerrja jashtë lojë e AKSHI-t ka filluar të japë efektet e para pozitive për taksapaguesit. Për herë të parë, një tender në teknologjinë e informacionit është fituar me kursim të konsiderueshëm të parasë publike.

Bëhet fjalë për kontratën e instalimit të portave elektronike të kalimit në Portin e Durrësit dhe atë të Sarandës. Tenderi për instalimin e e-gate në dy portet më të rëndësishme të vendit u zhvillua nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara. Fondi limit i këtij tenderi ishte përcaktuar 137 milionë lekë ose 1.43 milionë euro.

Në garë morën pjesë 7 kompani ose bashkime kompanish dhe fituese paraprake e kontratës u shpall bashkimi i kompanive Albascan dhe Image & Communications Development me ofertë 100 milionë lekë ose 37 për qind në fondin limit.

Albascan është kompania e përfshirë në skandalin e tenderave të laboratorëve smart dhe pronari i saj Elison Jorgjis është nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Por pjesa më e madhe e tregut të IT-së në Shqipëri, tashmë është e zhytur në korrupsion dhe do të duhet shumë kohë që tregu të pastrohet.

Nga ana tjetër, paraqitja e 7 ofertave në një tender të sektorit dixhitale përbën një tjetër rekord. Përgjithësisht tenderat e AKSHI-t kryheshin me nga dy oferta pjesëmarrëse, ku njëra në të shumtën e rasteve ishte fiktive, dhe fitoheshin gjithmonë në kokë të fondit limit.

Por me zhbërjen e AKSHI-t dhe kalimin e tenderave të IT-së tek Operatori i Blerjeve të Përqendruara duket se muzika ka ndryshuar.

Megjithatë kthimi i kontratave publike të sektorit dixhital në koston reale të tyre do të kërkojë shumë më tepër se kaq. Të gjithë tenderat e IT kanë qenë të programuar në buxhetin e AKSHI-t për këtë vit dhe fondet limite të caktuara janë dukshëm mbi kostot reale, dy deri në trefish, siç dëshmuan edhe dosjet e SPAK.

Ndaj Operatori i Blerjeve të Përqendruara do të duhet të rishikojë një pjesë të tyre ose të rihapë sërish testimet e tregut duke kërkuar ofertat paraprake nga të gjitha kompanitë dhe jo nga një sistem i mbyllur siç ndodhte në AKSHI.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si i rrjep Raiffeisen qytetarët me komisionet e sigurimit të kredisë?
Artikulli tjetër Kuvendi ju heq pagat demokratëve që përjashtoi, 10 mijë euro penalitete për deputetët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.