KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreRajoniSociale

Greqia debaton për mbylljen e TEC-it me qymyr pranë kufirit më Shqipërinë

Përditësimi i fundit: 7 Maj, 2026 12:11 pm
26 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Fati i centralit me linjit “Ptolemaida 5” pritet të vendoset në vjeshtë, ndërsa qeveria greke dhe institucionet energjetike vijojnë përplasjet mbi të ardhmen e investimit më të madh të këtij lloji në vend.

Palët e përfshira dhe Ministria e Mjedisit dhe Energjisë, të cilat kanë qëndrime të ndryshme mbi nëse centrali duhet të mbyllet përfundimisht apo të mbahet si rezervë strategjike.

Operatori i transmetimit IPTO ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen me gjashtë muaj të funksionimit të centralit, duke argumentuar se kjo është e nevojshme për sigurinë energjetike të vendit. Kostoja e kësaj zgjidhjeje vlerësohet të arrijë në 130 deri në 150 milionë euro, një barrë e konsiderueshme për sistemin energjetik.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Energjisë, Nikos Tsafos, mbështet mbylljen përfundimtare të centralit, duke e konsideruar linjitin si një model të tejkaluar ekonomikisht dhe teknologjikisht. Ai thekson se kostot e ndotjes kanë arritur nivele shumë të larta, me rreth 85 euro për megavat/orë vetëm për emetimet e CO₂, ndërsa përdorimi i centralit ka qenë shumë i ulët, me vetëm 19 për qind të kapacitetit në vitin 2024 dhe rreth 7 për qind këtë vit.

Megjithatë, brenda qeverisë ka edhe qëndrime më të kujdesshme, të cilat sugjerojnë mbajtjen e të paktën një centrali me linjit si rezervë strategjike, në kushtet e pasigurive të larta gjeopolitike dhe luhatjeve në tregjet energjetike europiane.

Sipas planit aktual, “Ptolemaida 5” parashikohet të dalë nga përdorimi në shtator 2026 dhe të konvertohet në një central me gaz natyror. Ndërkohë, janë diskutuar edhe skenarë kalimtarë, që do të lejonin funksionimin e kufizuar të tij gjatë muajve të dimrit për të garantuar furnizimin me energji.

Centrali, i cili ka kushtuar mbi 1.5 miliardë euro dhe ka hyrë në operim në vitin 2023 pas një procesi të gjatë ndërtimi, konsiderohet një aset kyç në tranzicionin energjetik të Greqisë. Aktualisht, është planifikuar një investim shtesë prej mbi 400 milionë eurosh për ta kthyer atë fillimisht në një njësi me gaz me kapacitet 350 MW dhe më pas në një central të kombinuar që mund të arrijë mbi 1,000 MW.

Vendimi përfundimtar pritet të merret në vjeshtë, kur pritet të jetë më e qartë panorama e tregjeve ndërkombëtare të energjisë dhe zhvillimeve gjeopolitike që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë energjetike të rajonit.

Marrë nga Skyweb.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Irani po përdor rrugë alternative për ta anashkaluar bllokadën detare amerikane

E ardhmja e fermerëve të zemëruar të Europës

Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë

Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj

Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Artikulli tjetër Sa fitohet nga Airbnb në Durrës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria eksporton peshk cilësor, por shqiptarët konsumojnë produkte të lira importi
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 7 Maj, 2026
Presioni publik detyron qeverinë të ndryshojë Kodin Rrugor dhe atë Penal
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 7 Maj, 2026
Një prokuror i SPAK-ut shfaqet në videot e Ergys Agasit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 7 Maj, 2026
Çfarë është Hantavirusi?! Sëmundja që po frikëson Europën ditët e fundit
Aktuale Analize Fokus Sociale 7 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.