KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Prokuroria: Korrupsioni ka shënuar rënie, gjatë vitit 2025

Përditësimi i fundit: 8 Maj, 2026 10:49 am
35 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Veprat penale të korrupsionit në Shqipëri kanë shënuar rënie gjatë vitit 2025, por numri i çështjeve të dërguara në gjykatë dhe i të pandehurve të dënuar është rritur, sipas raportit të Prokurorit të Përgjithshëm mbi kriminalitetin.

Në total, pesha e korrupsionit në raport me të gjitha procedimet penale në vend ka zbritur në 0.48% në vitin 2025, nga 0.57% që ishte një vit më parë. Edhe koeficienti i kriminalitetit për këto vepra ka rënë në 5.46 për 100,000 banorë, nga 5.95 në vitin 2024.

Megjithatë, të dhënat tregojnë një zhvillim të dyfishtë. Nga njëra anë, numri i procedimeve të regjistruara për korrupsion ka rënë me 9.79%, ndërsa nga ana tjetër procedimet e dërguara në gjykatë janë rritur me 18.39%. Në të njëjtën kohë, numri i të pandehurve të dërguar në gjykatë është rritur me 27.88% dhe numri i të dënuarve është rritur me 18.35%, ndërsa numri i të pandehurve të regjistruar ka mbetur i njëjtë si në vitin 2024.

Profili i të pandehurve tregon se korrupsioni mbetet një fenomen i përqendruar kryesisht te meshkujt dhe personat aktivë në tregun e punës. Sipas raportit, 94.59% e të pandehurve janë meshkuj dhe 5.41% femra, ndërsa të gjithë janë mbi 18 vjeç. Për sa i përket arsimit, 21.62% kanë arsim deri në 9-vjeçar, 47.29% arsim të mesëm dhe 31.09% arsim të lartë. Nga pikëpamja e punësimit, 78.78% janë të punësuar në sektorin privat, 18.18% në sektorin shtetëror dhe 1.52% janë të papunë, ndërsa një tjetër 1.52% i përkasin strukturave të policisë së shtetit.

Në aspektin territorial, pjesa më e madhe e rasteve të korrupsionit është përqendruar në Tiranë, ku janë regjistruar 41% e procedimeve në nivel kombëtar. Durrësi ndjek me 29%, Fieri me 9%, ndërsa në Berat, Dibër dhe Korçë janë regjistruar vetëm nga 1% e rasteve secila.

Sa u përket llojeve të veprave, “korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” mbetet dominues, duke zënë 63.57% të rasteve në vitin 2025, megjithëse në rënie nga 76.22% në vitin 2024. Për këtë vepër janë regjistruar 82 procedime penale, ose 24.77% më pak se një vit më parë. Ndërkohë, “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” përbën 20.16% të rasteve, në rritje nga 18.18% në vitin 2024, me 26 procedime të regjistruara, njësoj si një vit më parë.

Edhe politika penale tregon një prirje drejt masave më të buta. Për 23.53% të rasteve, prokurorët kanë kërkuar masa sigurimi me arrest, ndërsa gjykata i ka vendosur këto masa në 18.18% të rasteve. Në shumicën dërrmuese të rasteve, 86.07% e kërkesave të prokurorisë kanë qenë për pezullim dënimi dhe vendosje në provë, ndërsa gjykatat kanë aplikuar këtë masë në 90.69% të rasteve. Vetëm 9.31% e dënimeve kanë qenë me burg në marzhin mesatar të parashikuar nga ligji.

Raporti tregon se edhe pse numri i rasteve të korrupsionit po bie, sistemi po çon më shumë çështje në gjykatë dhe po jep më shumë vendime, ndërsa profili i të pandehurve dhe shpërndarja gjeografike mbeten pothuajse të pandryshuara.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është Trump më keq se Obama? Bomba iraniane

Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit

“Cunami” i turistëve paralizon qytetet italiane

Greqia, gati ligjin për skuterat/ I ndalon për të miturit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria ndër vendet me normën më të lartë të vdekshmërinë nga grimcat e pluhurit
Artikulli tjetër Kush ka frikë nga gjyqi publik i Erion Veliajt?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Projektet “e dështuara” të së ardhmes digjitale
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 8 Maj, 2026
6 propozimet gjermane për zgjerimin e BE-së
Analize Koment Kryesore Politike Sociale 8 Maj, 2026
Avioni më i madh transportues në botë zbarkon në Kosovë
Aktuale Fokus Rajoni Sociale Te Tjera 8 Maj, 2026
Ministri i Mjedisit justifikon punimet në Zvërnec dhe akuzon aktivistët për “dashakeqësi”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 8 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.