Një sherr me sende të forta dhe thikë është shënuar mbrëmjen e së dielës në Fier, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Policia u vu në lëvizje pas marrjes së informacionit se dy personat e plagosur, të dy 28 vjeç, kishin shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spital. Njëri ka marrë dëmtime në kokë me sende të forta, ndërsa tjetri me mjet prerës.
Policia bën me dije se ka identifikuar njërin prej personave që i ka goditur dy të rinjtë, dhe ka shpallur në kërkim shtetasin K.S, 36-vjeç. Ky person, siç njofton policia, rezulton me precedentë penalë.
Marrë nga Lapsi.al