KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t
AktualeAnalizeFokusHI-TechKryesorePolitike

Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 10:59 am
168 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama deklaroi se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të funksionojë tashmë e ndarë nga një strukturë e re publike, e quajtur “Albanian Digital Solutions”, e cila sipas tij do të jetë 100% shtetërore.

“AKSHI nuk është më i vetëm, do të funksionojë i ndarë me një shoqëri të re publike ‘Albanian Digital Solutions’ e cila do të jetë 100% shtetërore”, u shpreh Rama.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur AKSHI ndodhet në qendër të hetimeve dhe akuzave për korrupsion dhe aktivitete të dyshuara kriminale, hetime që kanë prekur zinxhirin drejtues të institucionit. Në këtë kontekst, kryeministri paralajmëroi se agjencia “nuk do të lihet më e vetme”.

“Albanian Digital Solutions”, është themeluar rreth një muaj më parë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të datës 14 Prill 2026, me një fond të miratuar nga qeveria prej 700 milionë lekësh (rreth 7 milionë euro), i cili do të shërbejë si kapital fillestar.

Sipas vendimit, ky fond përballohet nga buxheti i miratuar për AKSHI për vitin 2026, ndërsa ky i fundit është aksioneri i saj i vetëm.

Objekti i agjencisë së re përfshin zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen teknike të sistemeve dhe shërbimeve digjitale shtetërore, ndërsa administrator i saj është Saimir Kapllani.

Kjo strukturë mbështetet në ligjin “Për qeverisjen elektronike”, i cili përveçse rregullimit të kuadrit ligjor për krijimin dhe administrimin  e sistemeve të informacionit në Shqipëri, gjithashtu përcakton AKSHI-n si autoriteti qendror përgjegjës për koordinimin dhe sigurinë e sistemeve digjitale shtetërore.

Ndryshimet ligjore kanë hapur gjithashtu mundësinë që AKSHI të krijojë ose të marrë pjesë në shoqëri të posaçme teknologjike, të cilat funksionojnë si operatorë TIK për zbatimin teknik të projekteve digjitale. Në këtë kuadër, “Albanian Digital Solution” shërben si një strukturë operacionale, duke marrë përsipër zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, ndërsa duket se roli i AKSHI-t kanalizohet në atë strategjik dhe mbikëqyrës.

Gjatë konferencës, Rama tha se synimi i strukturës së re është të shndërrohet në një aktor kryesor në tregun e teknologjisë dhe në procesin e transformimit digjital të shtetit.

“Kjo agjenci të bëhet një forcë udhëheqëse në tregun e teknologjisë, duke qenë njëkohësisht forca që shtyn agjendën e një shteti që po transformohet dhe që falë teknologjisë synon të bëjë kapërcime të mëdha”, deklaroi ai.

Teksa kryeministri ia beson agjencisë së re ambicien për të përshpejtuar standardet e digjitalizimit dhe afrimin me Bashkimin Europian, deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje qëndrimet e mëparshme në mbrojtje të AKSHI-t. Vetëm pak ditë pasi hetimet e Prokurorisë ngritën dyshime se institucioni ishte kthyer në një skemë të organizuar favorizimesh dhe abuzimesh me tenderat publikë, Rama e cilësonte AKSHI-n një institucion “krenarie”.

“Dorëheqje për çfarë, për AKSHI-in? AKSHI është një institucion krenari për ne, që të jemi të qartë bashkë. Krenarie, jo për të ulur kokën, por për të qenë krenar”, ishte deklarata e tij.

Aktualisht, SPAK ka vendosur nën sekuestro rreth 40 milionë euro pasuri të lidhura me zyrtarë të AKSHI dhe biznesmenë që, sipas hetimeve, përfitonin pjesën më të madhe të tenderave të institucionit.

Hetimi ka zbuluar se shtetasit e dyshuar, duke vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, kanë manipuluar procedurat e tenderimit për të favorizuar disa kompani të caktuara, duke përcaktuar kritere të jashtëligjshme dhe duke detyruar kompanitë e tjera të tërhiqen nga ankimet që mund të ndryshonin renditjen e fituesve.

Ndërkohë, kritikët e interpretojnë transferimin e një pjese të përgjegjësive të AKSHI-t drejt strukturës së re si një distancim të heshtur të kryeministrit nga institucioni, pas zhvillimeve të fundit të hetimeve të SPAK.

Gjatë muajve të fundit, përdoruesit dhe bizneset kanë raportuar vështirësi në aksesimin e shërbimeve publike online, përfshirë platformën e-Albania, e cila menaxhohet nga AKSHI.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në

OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës

Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë

Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur

Trafiku i drogës, SPAK kërkon gjykimin e 17 anëtarëve të grupit kriminal

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria lider “i vetëshpallur” në prokurimet publike
Artikulli tjetër Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do ta zbrazin sheshin masat e reja të Ramës?
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Autostrada Milot–Morinë/ Miliarda nga buxheti, pikëpyetje mbi transparencën
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Bilanci neto i ‘Paketës Fiskale’: Kush fiton dhe kush humbet nga taksat e reja?
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
Belind Këlliçi i kërkon llogari Prokurorisë së Tiranës: “Dy javë dhunë ndaj të rinjve, asnjë polic i arrestuar”
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.