KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Gjykata rrëzon kërkesën e Ilir Metës për lirim

Përditësimi i fundit: 12 Maj, 2026 11:06 am
60 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

Brenda pak orësh, Gjykata e Posaçme rrëzoi dje dy kërkesa të Ilir Metës, lirimin nga qelia dhe transmetimin live të gjykimit ndaj tij dhe ish-bashkëshortes Monika Kryemadhi.

Fillimisht, në seancën e orës 12:00 të datës 11 maj, për ndryshimin e masës së sigurisë, gjykata la në fuqi “arrestin me burg” për ish-presidentin, ndërsa më pas refuzoi edhe kërkesën e mbrojtjes për transmetim të drejtpërdrejtë të procesit në themel.

Në seancën për masën e sigurisë, Meta nuk ishte i pranishëm në sallë dhe u përfaqësua nga avokati i tij, Kujtim Cakrani. Mbrojtja lexoi katër faqe argumente dhe citime ligjore që, sipas tij, përbëjnë bazë për ndryshimin e masës së sigurisë.

Avokati Cakrani argumentoi se kërkesa mbështetej mbi “dyshimin rrënjësor” dhe faktin se rrethanat kishin ndryshuar tashmë që çështja kishte kaluar për gjykim në themel.

Mbrojtja u shpreh se masa e arrestit me burg duhet të aplikohet vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme dhe se privimi i lirisë duhet të jetë proporcional dhe i nevojshëm.

Duke iu referuar edhe vendimeve të Gjykatës Evropiane dhe vendimit unifikues nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, që ndryshuan një vendim të vitit 2011, duke detyruar gjykatat që të arsyetojnë pse nuk zbatohen masa më të lehta sigurie se arresti në burg, avokati i Metës argumentoi se Meta po mbahet prej 19 muajsh në paraburgim pa një afat të qartë për përfundimin e procesit.

“Jemi në një moment tjetër procedural, tashmë përpara një trupi gjykues në themel. Nuk dihet se kur do të përfundojë gjykimi dhe ky fakt i jep të drejtë të pandehurit të kërkojë ndryshim të masës së sigurimit”, argumentoi mbrojtja, teksa solli në vëmendje edhe raste të tjera të zbutjes së masës së sigurisë, si rasti i ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, për të cilën masa u zbut në “detyrim paraqitjeje” dhe “mosdalje nga shteti”, me sekuestrim të pasaportës.

Nga ana tjetër, prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kundërshtoi kërkesën duke deklaruar se mbrojtja nuk kishte paraqitur asnjë provë konkrete, por vetëm argumente të përgjithshme. Sipas prokurorisë, vendimi unifikues i përmendur nga mbrojtja nuk sillte asnjë element të ri për çështjen dhe nuk ndryshonte faktet mbi të cilat ishte vendosur masa e sigurisë.

“Veprimtaria kriminale për të cilën akuzohet Meta shtrihet prej vitit 2009”, tha prokurori Kllapi, duke kërkuar lënien në fuqi të masës aktuale.

Në dispozitivin e saj, gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Ilir Metaj si të pambështetur në ligj dhe prova. Pas përfundimit të kësaj seance, e cila zgjati rreth një orë, gjykimi në themel rifilloi pas një pushimi prej rreth 30 minutash.

Kërkesa që bëri bashkë Metën dhe Kryemadhin

Me gjestin e shqiponjës dykrenare dhe i buzëqeshur përballë kamerave, Ilir Meta hyri në sallën e Gjykatës së Posaçme për seancën e dytë të gjykimit ndaj tij dhe Monika Kryemadhit për çështjen CEZ-DIA.

Në sallë, ish-presidenti u shfaq më komunikues me gazetarët dhe mbështetësit krahasuar me paraqitjen e parë në gjykatë. Jashtë ambienteve të GJKKO-së ishin mbledhur simpatizantë të Partisë së Lirisë, ndërsa brenda në sallë Meta përshëndeti të pranishmit me shenja dhe simbole me duar përpara se të ulej në kafazin e xhamit.

Pak minuta më vonë, ai bëri të dukshme që po firmoste një deklaratë në të cilën jepte pëlqimin që mediat të jenë të pranishme në seancë, me një buzëqeshje aprovuese dhe një lloj kënaqësie sfiduese ndaj procesit që prej muajsh ai e cilëson “politik”.

Kërkesa për transmetimin live u mbështet edhe nga ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, e cila deklaroi se çështja ka interes të lartë publik dhe se qytetarët duhet të kenë mundësi të ndjekin seancat.

“Kjo është një dosje me ndikim të madh në opinionin publik. Do të ishte në kuadër të informimit të publikut që qytetarët të shohin të vërtetat dhe provat për të cilat akuzohemi”, tha Kryemadhi në sallën e gjyqit.

Ish-deputetja Kryemadhi, duke mos pasur asnjë shkëmbim me sy me ish-bashkëshortin, kërkoi gjithashtu që ai të mos mbahet brenda kafazit të xhamit, por të bëhej palë dhe të ulej në tavolinë në krah të avokatit mbrojtës.

Megjithatë, gjykata e rrëzoi kërkesën e transmetimit live të procesit, duke argumentuar se parimi i publicitetit, i parashikuar në nenin 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, nuk nënkupton domosdoshmërisht transmetim të drejtpërdrejtë me kamera.

Gjatë seancës në themel, SPAK lexoi në mënyrë të përmbledhur faktet dhe akuzat ndaj të pandehurve, ndërsa prokuroria paraqiti prova nga dosja hetimore që, sipas saj, faktojnë përgjegjësitë e Metës dhe Kryemadhit për akuzat e ngritura ndaj tyre.

Në një moment të seancës, Meta u distancua publikisht nga veprimet e ish-bashkëshortes, duke u shprehur se përgjegjësitë janë individuale.

“Në respekt të gjykatës duhet të sqaroj: në seancën paraprake edhe zonja Gjoka e ka kuptuar këtë histori. Unë kam statusin ‘i divorcuar’. Unë mos të mbaj përgjegjësi çfarë ka bërë Kryemadhi në të kaluarën pa dijeninë time. Përgjegjësia ime është individuale”, tha Meta.

Në seancën e sotme munguan Fatime Kryemadhi dhe Pirro Xhixho, të cilët u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës.

Seanca e sotme pas rrëzimit të kërkesës së transmetimit live u fokusua te tre të pandehurit Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit, e cila mungoi edhe në seancën e 27 prillit duke detyruar shtyrjen e saj, Ema Çoku mikeshë e ish-deputetes Kryemadhi, si edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, kërkuan gjykim të shkurtuar.

Gjykata e Posaçme, gjatë seancës që zgjati rreth katër orë, pranoi kërkesën e të bashkëpandehurve të Metës dhe Kryemadhit për gjykim të shkurtuar, për të cilët pretenca do të jepet në seancën e radhës që pritet të caktohet. Në këtë dosje do të gjykohet me procedurë të zakonshme vetëm ish-çifti Meta-Kryemadhi.

Në sallë, në mbështetje të Metës, ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, si edhe deputeti Klevis Balliu. Jashtë godinës së GJKKO-së, mbështetës të PL-së dhe PD-së qëndruan gjatë gjithë seancës me thirrje në favor të ish-presidentit.

Meta dhe Kryemadhi janë prej 19 muajsh të pandehur për aferën CEZ-DIA, marrëveshjen e vitit 2009 mes kompanisë çeke ČEZ Group dhe kompanisë shqiptare DIA për mbledhjen e borxheve të energjisë elektrike.

Akuzat për mosdeklarim pasurie përfshijnë edhe shpenzime mjekësore të padeklaruara gjatë viteve 2013-2019 në vlerën e 106 mijë eurove, nga të cilat 86 mijë euro dyshohet se janë paguar cash.

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Lufta në Iran pritet të shtrenjtojë importet dhe të vonojë furnizimet edhe në Shqipëri

Avokati i Popullit: Burgjet pa kushte dhe të mbipopulluar

“Trusti i Zvërnecit”, ndërtime deri në 8 kate në zonën e mbrojtur

Një përgjigje publike mbi integritetin dhe akuzat

BE detyron Shqipërinë të zhbëjë 42 marrëveshje ekonomike të dyshimta

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Njoftohet krijimin e “simotrës” së AKSHI-t
Artikulli tjetër Ekonomia e vetmisë, epidemia që po prodhon miliarda

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thellohet kriza e popullsisë në Shqipëri, më shumë vdekje se lindje
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 13 Maj, 2026
Marrëveshaj Rama-Alabbar/ Çfarë fshihet pas “Durrës Marina”
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Dy vëllezër kanë pushtuar call center-at në Tiranë
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Zhvillim 13 Maj, 2026
Durrës/ Të dëmtuarit nga tërmeti “bashkëjetesë” me mbetjet toksike
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 13 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.