Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka reaguar pas raportimeve në mediat ndërkombëtare mbi një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes për emigrantët në vitin 2030. Shkak për këto raportime u bë një deklaratë e Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha.
Ministri Hoxha sqaroi më vonë se fjalët e tij ishin keqkuptuar, duke i cilësuar ato një reflektim spontan dhe jo si një ndryshim të qëndrimit të qeverisë shqiptare. Edhe Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë, duke konfirmuar se marrëveshja mes dy vendeve mbetet e palëkundur dhe nuk ka asnjë pasiguri politike për të ardhmen.
“Për të gjithë gazetarët nga Italia dhe më gjerë, që po më kontaktojnë për një citim të keqinterpretuar nga një media pas intervistës së ministrit të Jashtëm shqiptar: dua të ritheksoj qartë dhe njëherë e përgjithmonë se protokolli ynë me Italinë do të qëndrojë në fuqi për sa kohë që Italia dëshiron”, është shprehur Rama.
Marrë nga Dosja.al