KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ministri shqiptar Marash Dukaj përplaset me serbët në Mal të Zi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ministri shqiptar Marash Dukaj përplaset me serbët në Mal të Zi
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoni

Ministri shqiptar Marash Dukaj përplaset me serbët në Mal të Zi

Përditësimi i fundit: 13 Maj, 2026 9:49 am
148 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, njëherazi përfaqësues i Forumit Shqiptar të udhëhequr nga Nik Gjeloshaj, ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të qarqeve pro-serbe për të vënë në diskutim njohjen e Kosova. Reagimi i Dukajt vjen pas miratimit të një deklarate nga Kuvendi i Komunës së Zetës, ku kërkohet simbolikisht anulimi i vendimit shtetëror për njohjen e Kosovës, një akt pa efekt juridik, por me peshë në diskursin politik.

Ministri shqiptar e cilësoi këtë zhvillim si një ndërhyrje të papranueshme në kompetencat shtetërore dhe një goditje ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Ai nënvizoi se akte të tilla, megjithëse pa fuqi detyruese, përbëjnë një devijim serioz institucional dhe janë të motivuara nga interesa të ngushta politike dhe kalkulime gjeopolitike. Në reagimin e tij, Dukaj përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë, duke e cilësuar situatën si një kthim prapa për vendin.

“Bëhet fjalë për përpjekje për të marrë kompetenca që nuk u takojnë dhe për të ndërhyrë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë objektiv parësor i vendit tonë. Në vend që të punohet për përmirësimin e jetës së qytetarëve, po dëshmojmë përpjekje për shpërbërjen e institucioneve… për përfitime politike dhe strategji të caktuara. Definitivisht, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane,” theksoi Dukaj.

Nismat për anulimin e njohjes së Kosovës lidhen me veprimet e partisë pro-serbe Demokratska narodna partija, e udhëhequr nga Milan Knežević. Kjo parti, e cila deri para pak muajsh ishte pjesë e shumicës qeverisëse, ka kaluar në opozitë pasi tërhoqi mbështetjen për qeverinë e kryeministrit Milojko Spajić.

Megjithëse vendimet e marra në nivel komunal nuk kanë ndikim në politikën e jashtme të Malit të Zi, e cila është kompetencë ekskluzive e institucioneve qendrore, ato po përdoren për të ndërtuar një narrativë politike kundër pavarësisë së Kosovës dhe orientimit euro-atlantik të vendit. Me këtë reagim, ministri Dukaj, përfaqësues i Forumit Shqiptar në qeveri, ka dhënë një mesazh të qartë se çdo tentativë për të sfiduar vendimet strategjike të shtetit dhe për të dëmtuar marrëdhëniet rajonale përbën një rrezik për kursin europian të Malit të Zi

Reagimi i plotë i Dukajt në ‘X’:

Deklarata e Komunës së Zetës është një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane. Nuk jam i befasuar nga Deklarata e Kuvendit të Komunës së Zetës për anulimin e vendimit shtetëror për njohjen e Republikës së Kosovës. Pa hyrë në elementët kushtetues dhe juridikë, që një akti të tillë politik nuk i japin karakter detyrues, këtu bëhet fjalë për një fenomen të përpjekjes për të marrë kompetenca që nuk u takojnë dhe për të ndërhyrë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat janë objektiv parësor i vendit tonë. Në vend që komuna më e re të bëjë gjithçka për të krijuar kushte më të mira jetese dhe prosperitet për qytetarët e saj, ne po dëshmojmë përpjekje për shpërbërjen e institucioneve përmes devijimeve të pjesëve të sistemit, e gjitha për përfitime të ngushta politike dhe strategji gjeopolitike të lidhura me to. Padyshim, dhe për fat të keq – një hap prapa në ndërtimin e së ardhmes europiane.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryeministrja italiane, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëveshjen me emigrantët
Artikulli tjetër Mafia shqiptare pushton Zvicrën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.