KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Alarm nga inspektimet, mbetjet spitalore ruheshin në tualete dhe korridore

Përditësimi i fundit: 14 Maj, 2026 11:05 am
11 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Mbetje spitalore të grumbulluara në korridore dhe tualete, pavijone që nuk plotësojnë standardet bazë të higjienës, mungesë ujit të rrjedhshëm dhe klinika që operojnë me dokumentacion të paplotë.

Kjo është panorama që del nga kontrollet e kryera gjatë vitit 2025 në spitale, qendra shëndetësore dhe klinika dentare në vend, ku inspektorët kanë evidentuar probleme që prekin drejtpërdrejt sigurinë dhe kushtet e trajtimit të pacientëve.

Të dhënat e marra nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor tregojnë se gjatë vitit 2025 u kryen mijëra inspektime në institucionet publike dhe private të kujdesit shëndetësor, ku ndër problematikat më të forta rezulton menaxhimi i mbetjeve spitalore. Në disa raste, mbetjet e rrezikshme ruheshin në ambiente të papërshtatshme, në korridore apo tualete, madje në të njëjtën hapësirë me mbetjet urbane dhe pajisjet e pastrimit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2025 u kryen 4.993 inspektime shëndetësore, nga të cilat 4.882 ishin inspektime dhe 111 ri inspektime. Nga kontrollet janë vendosur 13 gjoba, 11 vendime të ndërmjetme për masa urgjente dhe 296 paralajmërime.

Një nga gjetjet më të forta lidhet me mënyrën e trajtimit të mbetjeve spitalore. ISHSH evidenton se në disa raste grumbullimi i mbetjeve kryhej “në kundërshtim me kriteret e përcaktuara”, në ambiente të papërshtatshme, korridore dhe tualete, madje në të njëjtën hapësirë ku depozitoheshin edhe mbetjet urbane apo setet e pastrimit. Raporti evidenton gjithashtu mungesë infrastrukture për transportimin dhe magazinimin e mbetjeve të rrezikshme brenda territorit të spitaleve.

Një tjetër konstatim lidhej me mungesën e trajnimit të personelin që merrej me trajtimin e mbetjeve spitalore, si dhe mungesë të pajisjeve mbrojtëse. Në disa institucione nuk respektohej procedura për ndarjen në burim dhe etiketimin e mbetjeve spitalore.

Problematikat nuk kufizohen vetëm te mbetjet. Raporti përmend mangësi në pavijone dhe shërbime urgjence, ku në disa raste nuk respektohej sipërfaqja minimale për pacientët sipas standardeve të përcaktuara. Po ashtu, recepsionet dhe ambientet e triazhimit në urgjenca rezultonin vetëm pjesërisht në përputhje me standardet higjieno sanitare.

ISHSH evidenton gjithashtu mungesa në dokumentacion, protokolle dhe rregullore të brendshme funksionimi në disa spitale dhe klinika. Në subjektet e kujdesit shëndetësor parësor janë konstatuar mungesë e ujit të rrjedhshëm, amortizim i rrjetit elektrik, lagështirë, mungesë pajisjesh mjekësore dhe mungesë kontratash për evadimin e mbetjeve spitalore.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria hap rrugën për shitjen e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore tek të huajt

Qeveria privatizon edhe pikën kufitare të Dhërmiut

Hapësirat civile në Ballkanin Perëndimor po tkurren

IKMT konfirmon “zhytjen” e dy pallateve në “Durrës Marina”

Si po monopolizohet tregu shqiptar nga Doganat

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Debate në Kuvend, deputetët kërkojnë praninë e Ramës në seancë
Artikulli tjetër Shoqatat e transportit, kërkojnë zgjatjen dhe me 3 muaj të kompensimit të naftës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria e “digjitalizimit” nuk mbërrin dot tek qytetari!
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Maj, 2026
Si Vilma Nushi financoi kullën e babait të Ervin Matës?
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 14 Maj, 2026
Qeveria mbyll shkollën fetare në Gjirokastër
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 14 Maj, 2026
Izraeli drejt zgjedhjeve të reja
Aktuale Bota Politike 14 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.