KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Miratimi i IBAR për Shqipërinë/ BE rrjeshton kritikat për qeverinë

Përditësimi i fundit: 22 Maj, 2026 9:40 am
14 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Grupi i punës për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, COELA miratoi raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme për progresin e deritanishëm të Shqipërisë.

Raporti final i IBAR i miratuar nga COELA, i cili nesër u kalon ambasadorëve të vendeve të BE, liston një sërë kritikash për qeverinë tonë lidhur me ecurinë e vendit në procesin e Integrimit.

Në raport theksohet, se korrupsioni në institucione mbetet shqetësues dhe jo në nivelet e BE-së.

Raporti përmend për herë të parë edhe rrjetet patronazhiste si problem që cenon standardet zgjedhore.

Në raport listohen edhe kritika e kushte të reja për pronat, zonat bregdetare dhe të drejtat e minoriteteve.

Dokumenti shton gjithashtu kërkesa konkrete për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe respektimin e standardeve të Komisionit të Venecias për imunitetin, reformën në polici dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve.

BE thekson se korrupsioni vijon të mbetet i përhapur në shumicën e fushave të jetës publike dhe biznesit, duke përfshirë të gjitha nivelet e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Theksi kryesor vihet mbi sektorët më të ekspozuar ndaj abuzimeve, ku sipas BE-së nevojitet zbatim më i fortë i ligjit.

Në veçanti përmenden tatimet, kadastra, shëndetësia, prokurimet publike, koncesionet dhe kontratat e partneritetit publik-privat (PPP), ku sipas vlerësimit në këta sektorë korrupsioni është në nivele shqetësuese. •

Ndryshimet tregojnë se vendet e Bashkimit Europian kanë kërkuar kushte më të forta dhe më konkrete për Shqipërinë përpara avancimit të mëtejshëm të negociatave.

Ky dokument pritet të kalojë nesër në COREPER, mbledhja e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

Pas kalimit në COREPER, hapi i radhës do të jetë Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri-BE, që do të mbahet më 26 maj në orën 19:30.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cristiano Ronaldo – kampion edhe në Arabi…
Artikulli tjetër Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.