Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të së dielës, në bulevardin “Nënë Tereza”, në Tiranë, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi.
Blutë bëjnë me dije, se nga ngjarja janë shkaktuar vetëm dëme të lehta materiale, pa të lënduar në njerëz.
Mësohet, se kamerat e sigurisë kanë fiksuar autorin, i cili afrohet i vetëm pranë kantierit dhe sapo vendos lëndën plasëse largohet me një motoçikletë.
Shkak dyshohet të jetë ndonjë konflikt i mundshëm i pronarëve të ndërtimit, edhe pse ata vetë kanë deklaruar se nuk kanë probleme me njeri.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Marrë nga Dosja.al