KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 10:49 am
90 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një raport i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit drejtuar Kongresit mbi politikën e SHBA në Ballkanin Perëndimor hapet me një deklaratë të prerë: “Epoka e ndërtimit të kombeve e udhëhequr nga SHBA ka përfunduar.”

Politika amerikane në rajon, vijon raporti, “nuk ka të bëjë me shpëtim apo rindërtim, por me stabilitet dhe partneritete me përfitim të ndërsjellë.”

Raporti përfaqëson një artikulim të qartë të një zhvendosjeje në angazhimin amerikan në Ballkanin Perëndimor, e cila ka vite që po zhvillohet, por që administrata Trump e ka thelluar dhe riformuluar.

Bëhet fjalë për një politikë angazhimi më pak të fokusuar në menaxhimin e mosmarrëveshjeve politike në rajon, më të orientuar drejt interesave tregtare të SHBA dhe me një pritshmëri që aleatët europianë dhe aktorët rajonalë të marrin më shumë përgjegjësi për stabilitetin e tyre.

Fundi i ndërtimit të shteteve

Raporti e vendos stabilitetin si shtyllën kryesore të politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor, por e riformulon atë në terma të ndryshëm nga administratat e mëparshme.

Në vitet menjëherë pas luftërave në ish-Jugosllavi, SHBA ishte e përfshirë drejtpërdrejt dhe fuqishëm në rajon, duke udhëhequr dhe mbështetur misionet paqeruajtëse të NATO-s, duke ndërmjetësuar Marrëveshjen e Dejtonit dhe duke investuar në rindërtim, ndërtim institucionesh dhe stabilizim politik pas luftës.

Ky rol u transformua gradualisht në dekadat pasuese, ndërsa prania ushtarake amerikane u ul dhe politika e Uashingtonit u zhvendos drejt diplomacisë, parandalimit të konflikteve dhe mbështetjes së integrimit euro-atlantik, me pritshmërinë që institucionet europiane të merrnin një rol më të madh në menaxhimin e stabilitetit afatgjatë të rajonit.

Administrata Biden e mbajti kryesisht këtë kornizë, duke theksuar koordinimin me aleatët europianë, mbështetjen për institucionet demokratike dhe proceset e shtetndërtimit, si dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike.

Administrata Trump po bën një largim të dukshëm nga ky model. Në vend që të pozicionojë SHBA si garant kryesor të stabilitetit rajonal, ajo thekson se aktorët lokalë dhe aleatët europianë duhet të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë dhe stabilitetin politik të rajonit.

Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau e artikuloi këtë qasje gjatë përvjetorit të 30-të të Marrëveshjes së Dejtonit në vitin 2025, duke e paraqitur si një largim nga ndërhyrjet e hapura dhe projektet e imponuara nga jashtë, në favor të një roli më të kufizuar amerikan të fokusuar në pragmatizëm dhe marrëveshje të arritshme me aktorët lokalë.

“Ne në administratën Trump jemi të gatshëm të ofrojmë shërbimet tona të mira për të përmirësuar kushtet,” tha ai, “por vetëm nëse përfshirja jonë është e dëshiruar dhe e justifikuar.”

Raporti i Departamentit të Shtetit pasqyron të njëjtin qëndrim, duke theksuar se SHBA synon të mbajë marrëdhënie pozitive me të gjitha palët në rajon, ndërsa inkurajon zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes “fuqizimit të aktorëve lokalë për të zgjidhur vetë sfidat e tyre”.

Për Bosnjë dhe Hercegovinën, raporti thotë se Uashingtoni do të inkurajojë aktorët politikë të shmangin veprimet destabilizuese që mund të dëmtojnë interesat ekonomike të përbashkëta. Për Serbinë dhe Kosovën, ai nxit përparim drejt një marrëveshjeje të negociuar. Bashkëpunimi në siguri, përfshirë stërvitjet e përbashkëta dhe programet këshilluese, do të vazhdojë, por i kornizuar brenda ndarjes së barrës me partnerët europianë dhe zgjidhjeve të drejtuara lokalisht.

Ekonomia si strategji

Nëse shtylla e stabilitetit tregon ku SHBA po tërhiqet, pjesa ekonomike e raportit tregon ku ajo synon të zgjerojë angazhimin.

Raporti është i qartë mbi interesat tregtare amerikane në Ballkanin Perëndimor, duke e përshkruar si objektiv “konkurrimin për interesat tregtare amerikane në një rajon që paraqet mundësi ekonomike”. Pozicioni strategjik i rajonit përgjatë korridoreve kryesore të transportit, burimet natyrore, sektori teknologjik në rritje dhe fuqia punëtore e kualifikuar theksohen si asete të rëndësishme.

Përmirësimi i klimës së biznesit, zgjerimi i tregtisë dhe aksesit në treg, si dhe forcimi i infrastrukturës rajonale paraqiten si objektiva kyç. Kjo përfshin uljen e barrierave për kompanitë amerikane, avancimin e marrëveshjeve tregtare dhe nxitjen e investimeve që përfitojnë si firmat amerikane ashtu edhe ekonomitë rajonale.

Në sektorin e energjisë, SHBA synon gjithashtu të rrisë pjesëmarrjen e sektorit privat në projekte si gazsjellësi i Interkoneksionit Jugor dhe projektet e lidhjes energjetike rajonale, duke e lidhur këtë me synimin për të ulur varësinë nga Rusia dhe njëkohësisht për të hapur mundësi ekonomike për kompanitë amerikane.

Këto prioritete reflektohen edhe në projekte ekzistuese, ku kompani amerikane të infrastrukturës janë përfshirë në ndërtimin e korridoreve rrugore strategjike dhe projekte energjetike në rajon, ndërsa nisma të reja ligjore dhe diplomatike synojnë të forcojnë më tej tregtinë, investimet dhe diversifikimin energjetik në Ballkanin Perëndimor.

 

Marrë nga European Western Balkans

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri
Artikulli tjetër “Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Karakaçi, gati firmën për rrugën e florinjtë Kashar-Lekaj/ 18 mln euro për km
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.