KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Përditësimi i fundit: 29 Maj, 2026 10:39 am
26 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Sistemi shëndetësor shqiptar, vitet e fundit, po përballet me mungesë të dukshme të mjekëve specialistë, veçanërisht në spitalet e rretheve. Një nga qarqet e prekura është edhe Korça, ku funksionojnë tre spitale bashkiake konkretisht në Pogradec, Devoll dhe Ersekë, dy qendra shëndetësore ambulanca në Maliq e Pustec, si dhe Spitali Rajonal i gjithë qarkut.

Nga vëzhgimi në terren dhe informacionet e marra në rrugë zyrtare dhe jo vetëm, rezulton se në spitalet e Juglindjes, vakancat për mjekë të specialiteteve të ndryshme dhe për mjekë të urgjencës janë të larta.

Korça

Vetëm në spitalin Rajonal në Korçë, vakancat paraqiten për tre mjekë kirurgë, dy mjekë urgjence, një mjek radiolog, një mjek okulist, një mjek orl, një mjek obsteter-gjinekolog dhe një mjek mjek dermatolog, referuar përgjigjes zyrtare të spitalit.

Vetë institucioni vë theksin se një pjesë e mjekëve në detyrë është përtej moshës së pensionit, të cilët do të vijojnë të japin shërbim deri në ardhjen e specialistëve të rinj.

“Mjekë kirurgë (nga 8 vende, ne kemi 5 mjekë nga të cilët 3 mungesat plotësohen me mjekë specialistë të dalë në pension, deri në ardhjen e mjekëve të rinj); mjekë radiologë (nga 3 vende, ne kemi 2 mjekë nga të cilët 1 pensionist)”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen zyrtare.

Kolonja dhe Devolli 

38 km nga Korça ndodhet spitali Bashkiak i Kolonjës, në të cilin aktualisht paraqitet mungesa për 6 mjekë specialistë, ndërsa mungesa më e madhe ndihet për mjekët Pediatër dhe Kardiologë.

Ndërsa sipas përgjigjes së vetë spitalit 20-30 raste çdo muaj referohen për mungesë specialistësh drejt Spitalit Rajonal të Korçës.

Spitali Bashkiak i Devollit gjithashtu raporton mungesë të mjekëve.

Një vend vakant paraqitet për pozicionin e mjekut specialist pediatër, po ashtu rastet referohen në Spitalin Rajonal të Korçës,

Pogradeci 

Situata në Spitalin Bashkiak të Pogradecit, nga drejtoria e spitalit paraqitet pa mungesa mjekësh specialistë, por Faktoje i është drejtuar sportelit të Poliklinikës së Specialistëve në Pogradec për të pyetur mbi mjekët ORL, Ortoped dhe Endokrinolog, duke njoftuar, se në spitalin e Pogradecit këto specialitete mbeten të pa mbuluar me mjek.

Burime zyrtare brenda spitalit bëjnë të ditur se pozicionet për këto specialitete janë hequr nga organika e institucionit, duke i lënë të pambuluara, ndërsa të gjitha rastet që paraqiten me probleme shëndetësore që mbulohen nga këta mjekë, spitali bashkiak Pogradec, i referon ose dërgon në spitale të tjera.

Ndërkaq pavarësisht ngërçit nuk rezulton i hapur asnjë vend vakant për mjekë në spitalin e Pogradecit, siç raporton vetë spitali.

Ministria e Shëndetësisë nuk i kthehu përgjigje kërkesës për informacion të Faktojes, ku pyetej mbi masat e marra për uljen e hendekut të vakancave në spitalet e rretheve dhe politikat që po vijojnë të ndërmerren nga ky institucion për zgjidhjen e situatës.

Problematika 

Një prej mjekëve në Juglindje, (pa dashur të identifikohet me emër për shkak te pozicionit që mban) thotë se sistemi shëndetësor po përballet me mungesën e mjekëve, dhe se kjo situatë ka shtuar mbingarkesën për personelin aktual.

“Spitali Bashkiak është një spital i nivelit parësor dhe përgjithësisht flukset i ka kryesisht te shërbimi i urgjencës apo te ai jashtëspitalor, pasi shërbimet me shtretër janë përgjithësisht pak të shfrytëzuar (shtrimet janë diku te 30% i kapaciteteve). Stina e verës ka më shumë fluks dhe ngarkesë në spitalin tonë për shkak se rritet numri i qytetarëve që kërkojnë ndihmë (rritja e popullsisë), por edhe për shkakun se Pogradeci preferohet kryesisht nga turistë të moshuar që kanë nevoja më të mëdha për shërbime shëndetësore. Urgjenca, laboratoret, radiologjia, ambulatori në stinën e verës ka mbingarkesë dhe stafi punon nën presion. Nevojitet rritja e burimeve njerëzore në këto shërbime gjatë kësaj periudhe, por që realisht nuk është se ndodh diçka e tillë. Një pjesë e stafit nëpër shërbimet që cekëm punon me sakrifica për të përmbushur nevojat”, thotë ai.

“Urgjenca mbulohet me mjekë të familjes, pasi nuk ka pasur interes dhe nuk është investuar në krijimin e mjekëve të urgjencës, puna aty shihet si barrë dhe është potencialisht me efekte të lodhjes kronike. Spitali ka mungesa në disa specialitete si Ortopedia, Endokrinologjia, Otorinolaringologjia. Në disa specialitete janë specialistë me kontratë trevjeçare dhe ekziston rreziku i mosmbulimit të tyre në një periudhë afatshkurtër, si Kirurgjia dhe Anestezi-Reanimacioni. Disa specialitete kanë ngarkesë pune që nuk mund të përballohet me vetëm një mjek specialist si Radiologjia, Neurologjia, Psikiatria, etj”

Problematikë shfaqet edhe për mjekët e familjes. 

“Lidhur me shërbimet shëndetësore të Mjekut të Familjes në qendrat shëndetësore në qytet dhe në fshatra, më duhet të them se ata përballen me reduktim të rolit të tyre, me ngarkesa burokratike, pavarësisht se janë të shpërndarë kudo dhe krijohet qasje për banorët, shërbimi që japin ka dallim në cilësi nga qendra në periferi. Mjekët e Familjes në disa zona mungojnë dhe në disa raste mbulohen me mjekë në moshë pensioni”, shprehet mjeku

Besimi 

Zhvillimi profesional i kufizuar, pagat e ulëta, mingarkesa apo lodhja në punë janë disa prej arsyeve kryesore që duket se shtyjnë mjekët e rinj të refuzojnë emërimet në zonat periferike dhe rrethe, ndërsa besimi i pacientëve duket se vitet e fundit ka ardhur në ulje, situatë kjo që është impaktuar dhe tek personeli aktual mjekësor.

“Më duhet të them që ka raste të izoluara të shtyrjeve apo të vonesave në dhënien e shërbimit për shkak të mungesave, të cilat zgjidhen në një moment të dytë ose transferohen në një shërbim referues. 

Urgjenca ka nevojë që të ndihmohet nga ekipe para-mjekësore për dhënien e ndihmës së parë në rastet e aksidenteve apo të fatkeqësive të tjera, pasi i njëjti staf nuk mund të jetë sa në terren e në repart. 

Mungesat nuk janë vetëm njerëzore, mirëmbajtja dhe modernizimi i pajisjeve diagnostikuese dhe trajtuese është një element thelbësor për cilësinë e shërbimeve. 

Mjekët nuk qëndrojnë në periferi për disa arsye: kanë mundësi më të kufizuara zhvillimi profesional apo akademik, kanë paga të ulëta dhe jo konkurruese me sektorin privat ose emigracionin, kanë lodhje, frustrime dhe mbingarkesa, kanë më pak lehtësira jetese”, thotë ai.

Mangësia më e madhe  

Pjesa më e dobët e sistemit, sipas mjekut, janë mungesat në burimet njerëzore. 

“Në vitet e fundit ndryshimet në organizim dhe në kushtet e punës kanë munguar. Ka pasur përpjekje për të rritur pagat në sistemin shëndetësor si në atë parësor dhe në atë spitalor, por ne jemi ende larg konkurrimit me sektorin privat apo me emigracionin… Besimi te shërbimet shëndetësore publike ka ardhur në rënie dhe njëkohësisht kjo përkthehet në një punë më stresuese për të gjithë ata që punojnë në institucione shëndetësore publike”, shpjegon mjeku

Diferenca 

Banorët e rretheve duket se nuk janë të barabartë në shërbime mjekësore me kryeqytetasit, sipas Eglantina Bardhit, drejtoreshë e TFL.

“Mungesa e mjekëve, do të thotë mungesë shërbimesh shëndetësore të nevojshme dhe të domosdoshme dhe mungesa e shërbimeve shëndetësore sigurisht që cenon drejtpërdrejt të drejtën e qytetarëve për kujdes shëndetësor cilësor, të aksesueshëm dhe të përballueshëm. Kur mungojnë mjekët specialistë, pacientët përballen me vonesa, mungesë shërbimi pranë vendbanimit dhe kosto shtesë për të marrë trajtim në sektorin privat ose në qytete të tjera”, u shpreh për Faktoje, Eglantina Bardhi

Ajo thekson se kjo situatë ka risk të përkeqësohet. Për pasojë, Bardhi nënvizon rëndësinë e një analize të shkaqeve që çojnë mjekët tek vendimi për tu larguar.

“Fenomeni i largimit nuk lidhet vetëm me emigrimin ekonomik. Shumë mjekë kanë deklaruar se arsyet kryesore lidhen me kushtet e punës, mungesën e mbështetjes profesionale dhe pasigurinë për të ardhmen. nëse nuk ndërmerren masa të qëndrueshme dhe afatgjata, situata rrezikon të përkeqësohet më tej. Largimi i profesionistëve të shëndetësisë vazhdon, ndërsa nevojat e popullsisë për shërbime shëndetësore janë në rritje, sidomos për shkak të plakjes së popullsisë dhe shtimit të sëmundjeve kronike”, thotë Eglantina Bardhi

Të drejta të mohuara 

Në të njëjtën linjë është dhe Drejtorja e Grupit Shqiptar të Njeriut znj, Elsa Ballauri, e cila sheh një vakum profesionistësh në sistemin mjekësor, sidomos në zonat rurale.

“Duke e observuar Shqipërinë në këto 30 e më shumë vjet, një gjë është shumë e ngjashme me periudhën e mëparshme të diktaturës: mungesa e thellë e planifikimit.

Sot mjekësia vuan mungesën e shpërndarjes së njëtrajtshme të mjekëve dhe shërbimeve mjekësore. Jashtë kryeqytetit ka shumë pak mjeke, në zona të thella, pothuajse fare.

Tirana i ka përqendruar të gjithë sepse paga është më e lartë, mundësitë e tyre për të punuar në spitale private janë më të mëdha dhe shpërblimi nën dorë me fitimprurës. Nëpër rrethe shumë pak mjekë kanë mbetur dhe shpesh herë ata nuk zëvendësohen dot kur iu vjen koha e pensionit.

Kjo pabarazi i bën edhe qytetarët të pabarabartë në të drejtat që ata duhet të gëzojnë”  thotë Ballauri

Nëse masat nuk do të merren në vazhdimësi, sipas Elsa Ballaurit, situata me gjendjen e mjekëve do të përkeqësohet në dëm të qytetarëve dhe në shkelje e të drejtave të njeriut për marrjen e shërbimeve mjekësore.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë
Artikulli tjetër Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Karakaçi, gati firmën për rrugën e florinjtë Kashar-Lekaj/ 18 mln euro për km
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.