KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”
AnalizeFokusKryesorePolitikeZhvillim

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për komision hetimor të çështjes “McGonigal”

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 9:56 am
160 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjykata Kushtetuese rrëzoi të hënën më 1 qershor kërkesën e 38 deputetëve të opozitës që kërkuan detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor me objekt “Verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-së Charles McGonigal”.

Mazhoranca socialiste bllokoi në shkurt të vitit 2023 kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” – ku ish-zyrtari i lartë i FBI-së akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me kryeministrin Edi Rama. Kërkesa e firmosur nga 42 deputetë të opozitës kishte si objekt verifikimin e porositjes apo dhënies së favoreve, ryshfetit apo pasurive publike agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal ose agjentëve të tjerë të përfshirë, me qëllim përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare.

Më 30 tetor të vitit të kaluar Kuvendi vendosi mosmiratimin e ngritjes së komisionit hetimor për çështjen “McGonigal” dhe deputetët e pozitës iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese me ankesë.

Gjykata Kushtetuese, vendosi të hënën më shumicë votash, se kërkimi për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave të krijuar nga vendimi i Kuvendit i tetorit 2005 dhe shfuqizimi i tij, nuk duhet pranuar, pasi nuk plotëson kriteret kushtetuese për ngritjen e këtij komisioni hetimor.

“Gjykata nuk arriti shumicën e kërkuar nga ligji për të vlerësuar kriterin kushtetues ‘çështje e veçantë’ të lidhur edhe me ekzistencën e indiceve të qarta, për shkak të qasjeve të ndryshme në arsyetim, sipas të cilave ky komision nuk duhej ngritur për shkaqe që lidheshin me indiciet apo parimin e ndarjes së pushteteve. Për rrjedhojë, ky kërkim bazuar në nenin 73, pika 4, të Ligjit Organik të Gjykatës konsiderohet i rrëzuar”, citohet në njoftimin e shpërndarë nga Gjykata Kushtetuese.

Nga ana tjetër, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar njëzëri të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës për pjesën tjetër të vendimmarrjes së Kuvendit të datës 30 tetor 2025, lidhur me mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë së organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e këtij komisioni hetimor. Për rrjedhojë, u vendos shfuqizimi i vendimit të Kuvendit lidhur me këtë çështje.

Ky vendim, i hap rrugë ngritjes së komisionit hetimor, për shqyrtimin e pretendimeve të opozitës lidhur me administrimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura vitin e kaluar.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vi
Artikulli tjetër Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.