KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Peticionet mbledhin dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 10:00 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nismat, të publikuara në platformën Change.org, u bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe atyre europiane që të ndërhyjnë për të garantuar mbrojtjen e lagunës së Vjosë-Nartës, ndërsa kërkojnë transparencë mbi projektet e planifikuara dhe studimet mjedisore që i mbështesin ato.

Në një prej peticioneve të firmosur nga më shumë se 35 mijë persona kërkohet ndërhyrja e Komisionit Europian duke e konsideruar zonën e Vjosë-Nartës si një “ekosistem unik dhe të pazëvendësueshëm me rëndësi ndërkombëtare”, pjesë të rrjeteve migratore të shpendëve në Europë dhe një habitat me vlera të veçanta për biodiversitetin.

“Çdo degradim i këtij ekosistemi do të përbënte një humbje të pakthyeshme për biodiversitetin, qëndrueshmërinë klimatike dhe brezat e ardhshëm”, thuhet në tekstin e peticionit.

Nëpërmjet peticioneve qytetarët shqiptarë kërkojnë që Komisioni Europian të monitorojë nga afër situatën, të nxisë një vlerësim të pavarur mjedisor dhe të sigurojë respektimin e standardeve europiane të mbrojtjes së natyrës, ndërsa qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Edi Rama i kërkohet që të ndalojë shkatërrimin mjedisor.

Peticionet u publikuan pas rrethimit me tela me gjemba të një sipërfaqe të madhe toke brenda zonës së mbrojtur në funksion të një projekti turistik në zonën e Zvërnecit, ndërsa banorët e zonës dhe aktivistët mjedisore protestuan kundër projektit.

Organizatat mjedisore kanë kundërshtuar projektin, duke argumentuar se ndërhyrjet po zhvillohen në një zonë me vlera të larta ekologjike dhe se mungon transparenca mbi ndikimet e mundshme në mjedis.

Ndërsa banorët lokalë pretendojnë se u është tjetërsuar prona e trashëguar në mënyrë të paligjshme.

Kryeministri Rama mbrojti të hënën zhvillimin turistik edhe pse pranoi se nuk ka ende një projekt konkret të miratuar dhe as studim mjedisor për zonën.

Sipas tij, projekti përfaqëson një mundësi zhvillimi ekonomik dhe promovimi ndërkombëtar për Shqipërinë, ndërsa kritikët argumentojnë se përfitimet ekonomike nuk duhet të vijnë në kurriz të integritetit të një prej zonave më të rëndësishme natyrore të vendit.

Ndërkohë po të hënën Prokuroria e Posaçme, SPAK,  konfirmoi se ka nisur hetime mbi mënyrën e përfitimit të tokave në zonën e mbrojtur të Zvërnecit nga një rrjet i dyshimtë individësh dhe kompanish, si edhe mbi procedurat e zbatimit të projektit për ndërtimin e resorteve turistike, i promovuar si një investim i lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Jared Kushner.

Një investigim i BIRN i publikuar të premten e kaluar, gjeti se pas projektit për ndërtimin e rezorteve, që është prezantuar publikisht si një ide e dhëndrit të presidentit të SHBA-së, Jared Kushner, fshihet një rrjet vendor i dyshimtë individësh dhe kompanish. Aty përfshihen: një biznesmen i akuzuar për lidhje me mafian italiane, një ish-gjyqtar i dorëhequr për shkak të procesit të vetingut, vajza e një avokati të akuzuar për falsifikim, kompania e një biznesmeni të vrarë dhe individë të lidhur me një prej oligarkëve më të mëdhenj në Shqipëri, Shefqet Kastrati.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet

Shifrat pas sherrit të pagave/ Formula ‘me bonuse’ që rrit rrogat e magjistratëve

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ Reagon shoqata e gazetarëve

Kontrolle në burgun e Bradasheshit, ku mbahet dhe Ergys Agasi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryebashkiakja e PS dhe Kastrati, negociata në Athinë për asfiksimin e protestës për Zvërnecin
Artikulli tjetër Katër skenarë të mundshëm për demokracinë në Ballkanin Perëndimor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

A do mbushet bregdeti i Semanit me parqe foto voltaike?
Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Vandalizohet statuja e Charlie Kirk në SHBA
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 14 Shtator, 2026
Email-et dhe dokumentet në dosje, SPAK ia atribuon vilën në “Green Coast” Belinda Ballukut
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Zhvillim 14 Shtator, 2026
Pezullohet polici që qëlloi me grusht në stomak protestuesin e prangosur
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.