KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projekti i ri: Turqia, si parajsë fiskale për miliarderët dhe pensionistët e huaj
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Projekti i ri: Turqia, si parajsë fiskale për miliarderët dhe pensionistët e huaj
AnalizeFinanceFokusRajoniSociale

Projekti i ri: Turqia, si parajsë fiskale për miliarderët dhe pensionistët e huaj

Përditësimi i fundit: 2 Qershor, 2026 10:21 am
203 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka vendosur të luajë një lojë shumë më të madhe sesa një reformë e zakonshme fiskale, shkruan Correre della Sera.

Në një moment kur lufta mes Iranit dhe Izraelit po ndryshon tregtinë, investimet dhe lëvizjen e kapitaleve në rajon, Ankaraja po përpiqet të ripozicionohet si një platformë e madhe financiare mes Europës, Gjirit Persik dhe Azisë Qendrore. Për ta bërë këtë, qeveria turke ka zgjedhur armën më të fortë të konkurrencës globale: taksat.

Reforma e miratuar nga parlamenti turk krijon një regjim fiskal ultra-favorizues për të pasurit, sipërmarrësit ndërkombëtarë, holdingjet, multinacionalet dhe pensionistët e huaj.

“Duam ta pozicionojmë Stambollin si një kënd global rajonal”, deklaroi ministri i Financave Mehmet Shimshek, duke prezantuar planin që synon ta kthejë Turqinë në një alternativë ndaj Dubait, Singaporit dhe Hong Kongut.

Pjesa më agresive e reformës është përjashtimi total nga taksat për 20 vite mbi të ardhurat e krijuara jashtë Turqisë. Kush transferon rezidencën fiskale në Turqi nuk do të paguajë taksa për dividendët, fitimet financiare, të ardhurat nga investimet apo fitimet e kompanive të krijuara jashtë vendit.

Sipas modelit të ri, këto të ardhura as nuk do të deklarohen në autoritetet turke, duke e afruar sistemin me regjimet më agresive fiskale në botë. Ndërsa të ardhurat e krijuara brenda Turqisë do të vazhdojnë të tatohen normalisht.

Paketa përfshin gjithashtu uljen drastike të taksës së trashëgimisë në vetëm një përqind për ata që futen në regjimin special, si dhe një tjetër amnisti fiskale për rikthimin e kapitaleve të mbajtura jashtë vendit. Para, ar, valutë dhe letra me vlerë mund të rikthehen në Turqi me norma shumë të reduktuara tatimore.

Por reforma nuk synon vetëm individët e pasur. Ankaraja kërkon të tërheqë edhe seli rajonale kompanish, holdingje dhe shërbime financiare ndërkombëtare. Për këtë arsye, plani parashikon lehtësime pothuajse totale për kompanitë që operojnë në Istanbul Financial Center, distrikti gjigant financiar i ndërtuar vitet e fundit në pjesën aziatike të Stambollit dhe që synon të konkurrojë me Dubain, Singaporin dhe Hong Kongun.

 

Marrë nga Corriere della Sera

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu i Koridhalosit, në Greqi
Artikulli tjetër Nga Zvërneci deri në Rrjoll, shqiptarët po thonë boll!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.