KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kisha Katolike reagon për protestat: Politika të dëgjojë zërin e popullit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kisha Katolike reagon për protestat: Politika të dëgjojë zërin e popullit
AktualeFokusKomentKryesoreSociale

Kisha Katolike reagon për protestat: Politika të dëgjojë zërin e popullit

Përditësimi i fundit: 9 Qershor, 2026 12:02 pm
137 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë (KISH) ka dalë sot me një deklaratë të fortë dhe zyrtare lidhur me zhvillimet më të fundit shoqërore dhe valën e protestave që po përfshijnë Tiranën, qytete të tjera të vendit dhe diasporën. Përmes një qëndrimi zyrtar, krerët e Kishës Katolike në Shqipëri kanë kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet me respekt dhe zgjidhjet të gjenden urgjentisht brenda kornizave të demokracisë.

Turizmi elitar dhe pronat: Zhvillimi duhet të ketë në qendër njeriun

Ipeshkvijtë sqarojnë se shkak për këto revolta qytetare janë bërë disa projekte të synuara për “turizëm elitar”, të cilat prekin direkt zonat natyrore të mbrojtura dhe ku ndërthuren probleme të mprehta të pronësisë. KISH vë aksentin te mungesa e transparencës dhe rreziku i korrupsionit, duke cituar edhe një Letër Enciklike të Papa Françeskut:

«…korrupsioni, që fsheh impaktin e vërtetë ambiental të një projekti, në këmbim të favoreve, shpesh çon drejt marrëveshjeve të paqarta që i ikin detyrimit për të informuar dhe një debati të thelluar». 

Kisha insiston se çdo zhvillim duhet të jetë integral dhe të marrë parasysh dimensionin njerëzor e komunitar. Sipas tyre, nuk mund të ndërtohen struktura thjesht si qëllim në vete:

“Ftojmë që çdo projekt zhvillimi të bëhet duke marrë parasysh, jo vetëm krijimin e strukturave si qëllim në vetvete, bor të ketë në qendër njeriun me nevojat dhe të drejtat e tij private dhe komunitare”. 

Pakënaqësia ndaj sistemit dhe plaga e shpopullimit

Deklarata e ipeshkvijve shkon më tej duke analizuar pjesëmarrjen e gjerë të familjeve dhe të rinjve, gjë që sipas tyre ka nxjerrë në pah një pakënaqësi të thellë ndaj sistemit aktual politik. Edhe pse Kisha saktëson se detyra e saj nuk është të gjejë zgjidhje teknike por “të orientojë ndërgjegjet” , ajo i bën një thirrje të prerë si qeverisë, ashtu edhe opozitës.

“Nuk mund të injorohet zëri i shumë njerëzve që kanë të vetmen agjendë mirëqenien e familjeve të tyre… Zëri i të gjithëve duhet të dëgjohet dhe të vlerësohet me kujdes e respekt nga ana e politikës, e qeverisë dhe e opozitës”.

Në mbyllje të reagimit të saj, Konferenca Ipeshkvore kërkon me ngulm që palët politike të ulen në tryezën e dialogut për t’u dhënë përgjigje qytetarëve të thjeshtë, me qëllim që të rinjtë të mos e shohin të ardhmen e tyre jashtë vendit.

“…të dëgjojnë zërin e të rinjve që kanë të drejtën të ndërtojnë jetën e tyre këtu, pa iu nënshtruar fatalisht humbjes së shpresës dhe rrugës së emigrimit, plagë e cila në vitet e fundit ka emrin shpopullim i vendit”.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shpërdorim dhe keqmenaxhim në prokurimin e mbrojtjes në Ukrainë

Dibër/ Shteti nxjerr ‘pasuritë’ e krimit në ankand

100 ditë protestë kundër qeverisë Rama/ Si u ndërkombëtarizuar “Revolucioni i Flamingove”?

“Muzeu i Hebrenjve dhe Klubi Labëria në Vlorë”

Kosovë/ Fatmir Sheholli mohon fajësinë për spiunazh dhe shantazh

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si e shtinë në dorë biznesin miliarder të matësave elektrikë dyshja Shapllo-Orgocka?
Artikulli tjetër Me hetim të SPAK-ut, nuk jepet dot më leje për Zvërnecin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Fitorja e AfD-së e trondit Merzin dhe “shqetëson” Evropën
Analize Bota Politike Zhvillim 7 Shtator, 2026
Sarajeva e tërheq stafin e ambasadës nga Serbia
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 7 Shtator, 2026
Kosovë/ Një person vret motrën dhe plagos nënën
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 7 Shtator, 2026
Protesta kundër emigracionit në Britani
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 7 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.