KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Projektligji i qeverisë për diplomacinë, pritet me kritika
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Projektligji i qeverisë për diplomacinë, pritet me kritika
FokusOpinionPolitike

Projektligji i qeverisë për diplomacinë, pritet me kritika

Përditësimi i fundit: 16 Gusht, 2024 9:26 am
143 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Në muajin gusht, kur shumica e zyrtarëve publikë apo përfaqësuesve të trupit diplomatik janë me pushime, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka hedhur për konsultim publik një projektligj për “Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, thuajse nëntë vjet pasi ndryshimet e fundit ligjore shkaktuan një debat politik.

Përmes draftit të hedhur për konsultim, Ministria e Jashtme synon të zgjasë mandatin e ambasadorëve nga tre në katër vjet si dhe t’u japë atyre të drejtën e një mandati të dytë të njëpasnjëshëm në vendin pritës.

Ministria propozon gjithashtu që të ndryshojë procedurat e emërimit për krerët e misioneve diplomatike, duke anashkaluar rolin e deritanishëm të Kuvendit. Historikisht, kandidatët për ambasadorë paraqiten në Komisionin e Politikës së Jashtme në Parlament për seancë dëgjimore përpara dekretimit nga Presidenti i Republikës, por me projektligjin e ri, kjo seancë shtyhet për t’u zhvilluar pas dekretimit.

Shërbimi i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë përbëhet nga Ministria, misionet diplomatike dhe postet konsullore, të cilat sipas ligjit, zbatojnë politikën e Jashtme të vendit në përputhje me interesat kombëtare.

Aktualisht, Shqipëria ka 46 përfaqësi dhe misione diplomatike nëpër botë si dhe tetë konsullata.

Propozimet ligjore për shërbimin e jashtëm vijnë nëntë vjet pasi qeveria e kryeministrit Edi Rama vendosi të shfuqizojë kufirin prej 20% të kandidatëve që mund t’i rekrutonte jashtë sistemit të karrierës diplomatike, nga radhët e personaliteteve të shquara në fusha të tilla si marrëdhëniet ndërkombëtare apo ekonomia, kultura apo shkenca.

Në praktikë, heqja e këtij kufiri u hapi rrugën e karrierës diplomatike disa prej funksionarëve të Partisë Socialiste – një lëvizje që sipas ekspertëve të politikës së jashtme e ka dëmtuar diplomacinë.

Albert Rakipi, kryetar i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare, është kritik për propozimet e fundit ligjore, që sipas tij jo vetëm që nuk korrigjojnë ligjin e vitit 2015, por e thellojnë atë. Sipas Rakipit, heqja e pragut prej 20% ka sjellë klientelizëm në diplomaci dhe ka vendosur në pozitë të pafavorshme diplomatët e karrierës.

“Emërimet klienteliste në shërbimin e jashtëm bazuar kryesisht tek klani, qoftë ky klan politik, krahinor, mbi lidhje gjaku apo edhe një klan që  bazohet te marrëdhënia transaksionale, paraja dhe favoret, që  tashmë është ndoshta dominues, përfundojnë për fat të keq në krijimin e një mostre që dikur  e kam quajtur  ‘tirania e kushërinjve’.  Dhe kushërinjtë, siç shpjegova nuk janë kushërinj vetëm mbi lidhje gjaku,” thotë Rakipi.

Edhe Afrim Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike i tha BIRN se projekti nuk adreson shqetësimin e krijuar në vitin 2015 për politizimin e diplomacisë, ndërkohë sipas tij, draft-ligji nuk shpjegon as formalisht se çfarë problemesh ka ligji në fuqi dhe si ka funksionuar ai.

Krasniqi kritikon gjithashtu heqjen e kritereve të karrierës.

“Në ligjin e ri janë hequr kritere kualifikues dhe skualifikuese të karrierës, duke hapur mundësinë që gjithkush të mund të emërohet si diplomat,” tha ai.

Zgjatja e mandatit të diplomatëve nga 3 në 4 vjet si dhe mundësia për të pasur një mandat të dytë të njëpasnjëshëm vlerësohet nga ekspertët si një ndryshim që legjitimon situatën aktuale në shërbimin e jashtëm. Ata vlerësojnë gjithashtu se drafti i hedhur për konsultim ka nonsense logjike.

Krasniqi nga Instituti i Studimeve Politike i tha BIRN se pjesa më e madhe e drejtuesve të misioneve diplomatike janë jashtë mandatit të tyre 3-vjeçar të parashikuar nga ligji.

“…një pjesë po ashtu e madhe janë figura politike, që janë deleguar nga ministri i jashtëm dhe kryeministri”, shtoi ai.

Krasniqi theksoi gjithashtu procedura e propozuar e emërimit e nxjerr parlamentin jashtë loje.

“Mendoj që është nonsens, do duhej të kishte një vlerësim nëse procedurat në komisionin parlamentarë kanë qenë efektive, por nuk ka sens (seanca dëgjimore) për sa kohë që ka marrë dekretin e Presidentit,” thotë Krasniqi, ndërsa thekson se varianti i propozuar mund të sjellë ngërçe edhe me vendet pritëse.

Të njëjtin mendim ndan edhe Albert Rakipi, sipas të cilit seanca dëgjimore në Parlament është një moment që ndihmon një proces më të drejtë.

“Parlamenti nuk është një departament i qeverisë. Pavarësisht se Komisioni Parlamentar i Punëve të Jashtme nuk ka kompetencë për të vendosur nëse kandidati i propozuar nga qeveria duhet të vijojë procedurën apo jo, gjithsesi seanca dëgjimore në komision ishte një barrierë  për të ndihmuar  një proces të drejtë bazuar në kritere profesionale, sidomos kur këto dëgjesa  bëhen publike,” tha Rakipi.

Ai theksoi gjithashtu se shtyrja e mandative të ambasadorëve është demonstrim se ligji sa do i mirë të jetë, nuk ka vlerë.

“Pavarësisht se çfarë ishte shkruar në ligj, ne arritëm një rekord të paparë, kur në shumicën e kryeqyteteve të Europës, ambasadorët mbetën të palëvizuar për një dekadë apo më shumë,” përfundoi ai.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Von der Leyen: Lufta në Iran i kushton BE-së, 500 milionë euro në ditë

Kriza ajrore e karburantit godet Europën

SPAK, kontrolle të reja për Ballukun dhe të afërmit e saj

Këshilltari kryesor i Fauci-t paditet si bashkëpunëtor, në mbulimin masiv të COVID-it

Lëshohet urdhërarrest për ish-drejtorin e FBI-së

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Risku i ndërtimit, bankat shtrëngojnë kreditë
Artikulli tjetër Ura e Ibrit, DASH: Jetët e amerikanëve do të mbrohen

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion 29 Prill, 2026
Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës
Aktuale Analize Kryesore Opinion Politike 29 Prill, 2026
Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal
Aktuale Analize Sporti 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.