KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen
AktualeAnalizeKryesorePolitikeSociale

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

Përditësimi i fundit: 15 Qershor, 2026 7:26 am
162 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, njoftoi të dielën largimin e saj nga grupi parlamentar i mazhorancës, duke deklaruar se do të vazhdojë mandatin si deputete e pavarur, në një moment kur protestat kundër qeverisë po zgjerohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit.

Në një postim në Facebook, Koçeku tha se vendimi i saj udhëhiqej nga bindjet personale dhe vlerat që, sipas saj, i paraprijnë angazhimit partiak.

“Prej sot jam deputete e pamvarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë,” shkroi ajo.

Koçeku nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e largimit nga grupi parlamentar socialist, ndërsa Partia Socialiste nuk kishte reaguar publikisht deri në momentin e publikimit të këtij lajmi.

Dorëheqja nga grupi parlamentar vjen në një periudhë tensioni politik për qeverinë e kryeministrit Edi Rama, e cila po përballet me protesta të përditshme kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe ishullin e Sazanit, por edhe me kërkesa më të gjera për llogaridhënie, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit.

Protestat, të njohura nga organizatorët si “Revolucioni i Flamingove”, kanë mbledhur dhjetra mijëra pjesëmarrës gjatë javëve të fundit dhe janë shndërruar nga një kauzë mjedisore në një platformë më të gjerë kritike ndaj qeverisë.

Largimi i Koçekut përbën një nga çarjet e para publike në radhët e mazhorancës që prej përshkallëzimit të protestave, megjithëse mbetet e paqartë nëse vendimi i saj lidhet drejtpërdrejt me zhvillimet e fundit politike.

Vendimi i saj u përshëndet nga piktori dhe aktivisti Adrian Paci, i cili e cilësoi largimin e Koçekut si një shenjë se pushteti nuk mund të jetë qëllim në vetvete.

“Dorëheqja e Marjana Koçekut nga grupi parlamentar i PS asht një sinjal i fortë se pushteti nuk mundet me qenë qëllim në vetvete e se reflektimi, vetëpërmbajtja e tërheqja nuk duhen konsiderue si dobësi, por si bashkëudhëtarë të detyrueshëm sidomos për ata të cilët vullneti i qytetarëve i ka mveshë me pushtet,” shkroi Paci në rrjetet sociale.

Sipas tij, zhvillimet e fundit tregojnë nevojën për “një pakt të ri mes shoqnisë dhe elitës politike”, i cili do të kërkonte rregulla të reja që garantojnë qarkullimin e elitave politike si kusht për stabilitet dhe ndryshim. Paci e cilësoi vendimin e Koçekut si “kurajoz” dhe shprehu shpresën se ai do të pasohet nga figura të tjera politike.

Si deputete e pavarur, Koçeku do të vazhdojë të mbajë mandatin në Kuvend, por pa qenë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ishulli si magjepsje
Artikulli tjetër Po ja iku ky, kush do të vijë?!

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.