KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal
AktualeAnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Pastrimi i parave dhe turizmi çojnë euron në një tjetër nivel minimal

Përditësimi i fundit: 15 Qershor, 2026 2:49 pm
182 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Euro ka shënuar një tjetër nënçmim gjatë ditës së sotme në tregun e brendshëm valutor, duke zbritur për herë të parë nën 95 lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 94.96 lekë, ose -0.09 lekë më pak se një ditë më parë. Për periudhën nga 1 janar deri në 12 qershor, euro është këmbyer mesatarisht me 95.95 lekë, me një rënie prej në 1.4% në krahasim me 97.3 që ishte për vitin 2025. Teksa rënia e monedhës së përbashkët ka nisur që nga viti 2016, nënçmimi ka qenë më i fortë që nga 2023-shi.

Në 2015-n, një euro u këmbye mesatarisht me 139.7 lekë, teksa monedha e përbashkët ishte luhatur në kufijtë mes 138-140 lekëve për gjashtë vite radhazi. Në 2016-n, euro dha sinjalet e para të rënies, që në atë kohë ekspertët e lidhën me dy faktorë. Së pari, kultivimin masiv të kanabisit në vend dhe së dyti orientimin e investimeve dhe një pjesë të këtij fluksi të parave nga tregtimet e paligjshme drejt ndërtimit. Euro nisi të zbriste gradualisht, për të arritur në gati 119 lekë në vitin 2022.

Nga viti 2023, rënia ishte dhe më e fortë, me monedhën e përbashkët që u nënçmua me 10 lekë brenda vitit, rënia më e madhe vjetore historike, duke zbritur në 108.75 lekë. Me ritme të larta ishte nënçmimi dhe në 2024-n, me -8.1 lekë. Në 2025-n dhe pjesën e parë të 2026-s, nënçmimi i euros ka vijuar, ndonëse me ritme më të ngadalta. Në krahasim me vitin 2015, përpara se të niste rënia e fortë, monedha e përbashkët është zhvlerësuar me gati 44 lekë, ose 31%. Aktorët e tregut pohojnë se përshpejtimi i nënçmimit të euros nga viti 2023 lidhet me dy faktorë kryesorë:

Së pari, ndërtimi mori përmasa më të mëdha gjatë viteve të fundit, e konstatuar kjo dhe nga niveli i lartë i sipërfaqes së lejeve që u dhanë për ndërtim për banesa, që arritën rekordin prej gati 2 milionë metra katror në 2024-n. Ndërtimi rezulton të jetë përdorur si një mjet për pastrimin e parave, nisur nga fakti që pas vitit 2016 në treg u futën shumë kompani ndërtimi që nuk justifikonin burimet e të ardhurave, një temë që u trajtua gjerësisht nga Monitor që në vitin 2018.

Kjo po vërtetohet dhe zyrtarisht. Vetëm sot SPAK ka goditur një nga organizatat më të mëdha kriminale në Shqipëri, duke lëshuar masë sigurie për 20 persona të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës dhe në pastrimin e parave. Ky rrjet i strukturuar siguronte fitime miliona euroshe nga shitja e lëndëve narkotike në Europë dhe më pas i investonte ato në ekonominë shqiptare, me fokus të veçantë në sektorin e ndërtimit.

Përmes biznesmenëve dhe eksponentëve të përfshirë, organizata kishte arritur të siguronte tendera me vlera të larta dhe leje për ndërtimin e kullave dhe resorteve luksoze, kryesisht në bregdetin e jugut të vendit. Si rezultat i aksionit, 15 prej të dyshuarve u lanë në arrest me burg, ndërsa 5 të tjerë në arrest shtëpie, përfshirë edhe emra që operonin nga jashtë shtetit apo që zotëronin kompani që përdoreshin si mbulesë. Krahas arrestimeve, autoritetet kanë sekuestruar miliona euro pasuri të bazuara mbi këto investime në ndërtim dhe resorte të reja.

Edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare ka cituar shpesh në raportet e saj ndërtimin, si sektor me risk të lartë ku mund të pastrohen paratë. Ndonëse INSTAT nuk e raporton më të plotë sipërfaqen e lejeve të ndërtimit, pasi për ndërtesat mbi 7 kate lejet jepen nga Këshilli Kombëtar i territorit, që nuk jep informacion për sipërfaqet, po vetëm për lejet, ritmi i tyre pritet të jetë edhe më i lartë, bazuar në të ardhurat që po arkëtohet në buxhet nga taksa e ndërtimit në infrastrukturë.

Së dyti, një tjetër faktor i rëndësishëm janë turistët, të cilit po sjellin gjithnjë e më shumë valutë, teksa vendi është kthyer në një destinacion turistik. Banka e Shqipërisë raportoi në bilancin e pagesave se vetëm në tre muajt e parë të vitit, shpenzimet e të huajve që kanë udhëtuar në Shqipëri arritën në total 1 miliard e 4 milionë euro, ndërsa gjatë 2025-s, shpenzimet totale i kaluan 5 miliardë euro. Aktorët e tregut pohojnë se pikërisht kombinimi i këtyre dy faktorëve vitet e fundit ka ndikuar në rënien e euros në nivelin më ulur historik.
Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm BE-ja me 37? Koha për të zgjedhur
Artikulli tjetër BE merr garanci nga Tirana për projektin në Sazan

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.