KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Starmeri “u braktis”, kryeministri i gjashtë i “djegur” në 10 vjet që nga Brexit-i
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Starmeri “u braktis”, kryeministri i gjashtë i “djegur” në 10 vjet që nga Brexit-i
AktualeAnalizeBotaOpinionPolitike

Starmeri “u braktis”, kryeministri i gjashtë i “djegur” në 10 vjet që nga Brexit-i

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 12:11 pm
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

I vetmuar, i braktisur dhe tashmë në fundin e rrugëtimit të tij, Keir Starmer vendosi të largohet duke u përgatitur t’ia lërë postin e kryeministrit Andy Burnhamit.

Pa mundur t`i fshehë emocionet, në një fjalim përpara Doëning Street, Starmer, mbrojti punën e bërë për “ringritjen e një partie të dështuar politikisht, financiarisht dhe moralisht”, por shtoi: “Pyetja që partia ime po bën tani është nëse unë jam personi i duhur për ta udhëhequr drejt zgjedhjeve të ardhshme.

Vendimi im është të vendos vendin në radhë të parë. Për këtë arsye jap dorëheqjen. Këtë mëngjes kam biseduar me Madhërinë e Tij, që e ka pranuar dorëheqjen time.”

Kreu i qeverisë britanike e kaloi fundjavën i izoluar, duke shpresuar se do të mund t’i rezistonte presionit. Por në fund iu desh të pranonte realitetin: edhe ministrat më besnikë i kishin kërkuar të caktonte një kalendar për largimin e tij dhe transferimin e pushtetit te Burnham, proces ky që mund të përfundojë në shtator.

Burnham, kryebashkiak i Mançesterit përgatitet tani të kthehet në kryeministrin e shtatë britanik që nga vota për Brexit-in. Si për ironi, përvjetori i dhjetë i atij referendumi është pikërisht nesër. David Cameron e dha dorëheqjen menjëherë pas rezultatit të referendumit që u mbajt 23 qershorin e 2016-tës. Pas tij u larguan me radhë në të njëjtën mënyrë Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, Rishi Sunak dhe tani, Keir Starmer, i cili kishte hyrë në Doëning Street pak më shumë se dy vjet më parë, me një shumicë dërrmuese prej dy të tretash të vendeve në Parlament, kujton Corriere della Sera, por shpejt u shndërrua në kryeministrin ndoshta më pak popullor  të historisë moderne britanike, madje më jopopullor se Boris Johnson apo Liz Truss, e cila në vetëm shtatë javë e çoi Britaninë në prag të krizës financiare.

“Nuk e kuptoj politikën”, kishte pranuar dikur ai- një deklaratë jo fort inkurajuese për dikë që synon të qeverisë një vend, sipas ekspertëve. Në thelb, Starmer mbeti gjithmonë ai që kishte qenë: një avokat dhe ish-prokuror i përgjithshëm, i mësuar me ligjin dhe procedurat, por jo me manovrat, intrigat dhe betejat ideologjike të Westminsterit.

 

Marrë nga Reuters

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

26 Tetor, 2026

Shqipëria ka nevojë për politikanë që jetojnë për politikën, jo që jetojnë nga politika

KE thotë se vendimet për kufizimin e lëvizjes u takojnë vendeve anëtare

Investigimi i medias spanjolle: Nga ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë te tonelatat e kokainës në Spanjë

Fëmijët, më të rrezikuarit nga varfëria në Shqipëri

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tensione në aeroportin e Vlorës/ Përplasje mes palëve
Artikulli tjetër Kush do ta pasojë Keir Starmer? Dalin 3 emrat e parë, nëpër media

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama i jep leje speciale mikut, të tij të ndërtojë park diellor mbi tokë bujqësore në Lushnje
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Del urdhëri për policët: Mos kontrolloni telefonat e protestuesve!
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Tetor, 2026
Prokuroria merr kamerat e Bankës së Shqipërisë për të gjetur policin që qëlloi Erjon Vishkullin
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 26 Tetor, 2026
Kandidati për President në Austri reagon pas fitores së Listës Studentore në Serbi
Aktuale Bota Koment Kryesore Politike 26 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.