KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shtohen përpjekjet për ndërhyrje, në zgjedhjet presidenciale në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shtohen përpjekjet për ndërhyrje, në zgjedhjet presidenciale në SHBA
BotaFokusOpinionPolitike

Shtohen përpjekjet për ndërhyrje, në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Përditësimi i fundit: 18 Gusht, 2024 8:05 pm
106 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Dy raporte të publikuara këtë javë japin alarmin për një rritje të përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, autorët e këtyre raporteve thonë se manipulimi i informacionit, dhuna politike dhe kërcënimet janë në rritje.

Votuesit amerikanë gjithnjë e më shumë janë në shënjestër të grupeve vendase, që përhapin informacione të rreme në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Kjo thuhet në një raport mbi dobësitë zgjedhore të organizatës për të drejtat e njeriut, Freedom House.

“Njerëzit këtu në Shtetet e Bashkuara po përhapin teori të konspiracionit dhe informacione mashtruese mbi çështjet politike. Rreth 70% e republikanëve dhe votuesve me prirje republikane janë ndikuar nga teoria e konspiracionit se rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 ishin manipuluar. Tani, përpara zgjedhjeve të vitit 2024, ne tashmë po shohim një rishfaqje dhe mbizotërim të kësaj teorie”, thotë Kian Vesteinsson nga organizata Freedom House.

Ka gjithashtu një rritje të frikësimit dhe ngacmimit në internet të zyrtarëve zgjedhorë, si dhe dhunës politike, thekson studiuesi Kian Vesteinsson.

“Ne kemi parë kandidatë politikë që kanë përjetuar sulme të drejtpërdrejta, duke përfshirë, natyrisht, atentatin ndaj ish Presidentit Trump, gjuhën e urrejtjes dhe krimet e urrejtjes ndaj grupeve të pakicave janë në rritje”, tha ai në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.

Ndërsa vetë infrastruktura e votimit mbetet e mbrojtur, sulmet kibernetike janë një burim shqetësimi, thotë zoti Vesteinsson.

“Objektivat më të pambrojtura janë infrastruktura e fushatave të kandidatëve dhe faqet e internetit që u ofrojnë njerëzve informacion për procesin e votimit”, thekson ai.

FBI-ja aktualisht po heton tentativat e dyshuara të hakerave iranianë ndaj ekipit të fushatave të zotit Trump dhe zonjës Harris.

Kompania e sigurisë kibernetike “Recorded Future” raporton gjithashtu për një rritje të operacioneve të ndikimit keqdashës nga Irani, Rusia dhe Kina. Ato përfshijnë përdorimin e inteligjencës artificiale për të prodhuar artikuj të rremë, që më pas publikohen në faqet e internetit të lajmeve të rreme që u ngjajnë atyre të mediave kryesore.

“Kjo bëhet për të futur paragjykime brenda përmbajtjes që ka një anim politik ose një prirje politike në një drejtim specifik bazuar në objektivat gjeopolitike të qeverive përkatëse dhe se si ato objektiva gjeopolitike korrespondojnë me interesat e një kandidati që mund të të fitojë zgjedhjet”, thotë eksperti i sigurisë kibernetike Sean Minor nga kompania “Recorded Future”.

Sa efektive janë ato përpjekje?

“Në këtë pikë nuk kemi të dhëna konkrete për të sugjeruar se këto operacione kanë ndikuar historikisht në rezultatet e zgjedhjeve”, tha eksperti Sean Minor në një intervistë me Skype për Zërin e Amerikës.

Megjithatë, votuesit amerikanë inkurajohen të jenë vigjilentë dhe të kujdesshëm ndaj gabimeve gramatikore ose drejtshkrimore që gjenden në artikujt dhe faqet e internetit që i hapin, që mund të jenë shenja të përpjekjeve për të imituar faqet origjinale.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Arrestimi i Ervin Matës/ Fundi i një arratisjeje ndërkombëtare

Marrëveshje sekrete për hotelet dhe avionët e Ramës

Champions/ Vazhdon sonte me ndeshjen e dytë gjysmëfinale, Atletiko Madrid-Arsenal

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Ilir Beqaj do gjykohet jashtë kafazit për aferën e sterilizimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Letonia heq gjuhën ruse nga programet shkollore
Artikulli tjetër Shpërthen vullkani, pas tërmetit në Rusi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria betonizon Kanionin e Langaricës në emër të ‘turizmit’
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 29 Prill, 2026
Rifillojnë fluturimet në aeroportin kryesor të Teheranit, pas 57 ditësh mbylljeje
Aktuale Analize Bota Sociale 29 Prill, 2026
Kërkesa e Ajola Xoxës kalon në Kushtetuese, në shqyrtim vendimet e gjykatave më të ulëta
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 29 Prill, 2026
Shqipëria Bëhet kërkesë në KQZ për dy Referendume
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 29 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.