KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?
AnalizeKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 8:58 am
205 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Rezistenca prej më shumë se 20 ditësh e ka shndërruar “revolucionin flamingo” në një nga lëvizjet më të medha qytetare që nga rënia e sistemit komunist në Shqipëri. Pakënaqësi të mbartura prej vitesh po artikulohen publikisht, duke refuzuar të përfaqësohen nga politika tradicionale.

Tri javë rezistencë

Rezistenca e protestës nuk mund të shpjegohet vetëm me ngjarjet e javëve të fundit. Për akademikun Artan Fuga, ajo është produkt i një pakënaqësie që është ndërtuar prej vitesh jashtë institucioneve dhe politikës tradicionale.

“Protesta lexohet si një shpërthim i papritur zemërimi vetëm për ata që kanë zgjedhur të injorojnë atë që prej vitesh artikulohej në rrjetet sociale” – thotë ai për Deutsche Welle, duke shtuar se “në 5 – 6 vitet e fundit, pakënaqësia e shprehur në rrjetet sociale ka qenë e jashtëzakonshme”.

Sipas Fugës, kritika është forcuar vazhdimisht ndaj politikave qeveritare, kryeministrit dhe opozitës. Në thelb, argumenton ai, është konsoliduar bindja se “pozita dhe opozita janë e njëjta gjë, pjesë e një establishmenti të përbashkët” që vazhdon të dominojë jetën politike shqiptare prej dekadash.

Boll me klasën e vjetër politike

Sipas politologut Blendi Kajsiu në shesh po bashkëjetojnë kauza dhe ide që shpesh gjenden në anë të kundërta të spektrit politik. Sipas tij, ajo që i bashkon protestuesit nuk është më ideologjia, por refuzimi i modelit politik.

“Jemi dëshmitarë të një krize të thellë të modelit demokratik shqiptar” – argumenton Kajsiu për Deutsche Welle. Protestuesit nuk po kundërshtojnë vetëm qeverinë, por një sistem që ka privatizuar pushtetin dhe përfaqësimin politik. “Askush nuk është dakord me modelin e demokracisë private që ka ndërtuar Ramadhe Berisha” – thotë ai, dhe shton se narrativa kryesore e protestës është “boll me klasën e vjetër politike”.

Akademiku Artan Fuga thotë se në shoqerine shqiptare ka ndodhur ajo qe sociologjia perendimore e ka shpjeguar prej dekadash, se “nese rrotacioni politik nuk freskon elitat politike, në një dite të caktuar ato elita ndodhen përpara revoltës dhe presionit te rrugës”. Sipas tij, një pjesë e opinionit publik arriti në përfundimin se ndryshimi politik ishte bërë pothuajse i pamundur, me mazhorancën që mbështetet në një sistem që favorizon partinë në pushtet dhe opozitën e përfshirë në kriza të brendshme, pa një alternativë bindëse.

Zverneci, simbol i modelit politik

Pamjet kur në rërën e Zvërnecit, para kamerave të telefonave dhe në prani të policisë së shtetit,  tërhiqej zvarrë nga punonjës të sigurisë private një protestues, u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale. Revolta shpërtheu.

Për akademikun Artan Fuga, ajo skenë shpjegon pse një protestë për mbrojtjen e natyrës u shndërrua në diçka shumë më të madhe.

“Ishte një element shokues, rrënqethës për opinionin publik shqiptar” – thotë ai. “Ngjarja nxori në pah raportin e qytetarit me shtetin, të individit me të drejtat e tij dhe përplasjen mes interesit privat dhe të drejtës publike”. Këto, sipas tij janë çështje themelore në shoqërinë shqiptare, për të cilat prej kohësh janë shfaqur pakënaqësi të mëdha.,

Politologu Blendi Kajsiu thotë se hapësira publike nuk përfshin vetëm territorin, por edhe institucionet, shtetin dhe partitë politike.

Në këtë kontekst, gardhi i ngritur në Zvërnec “është një manifestim fizik i rrethimit të institucionit të kryeministrisë, të parlamentit dhe të partive politike nga ‘pronarët’ e tyre” – shprehet Kajsiu. Ai e sheh protestën si një reagim qytetar për të zgjeruar hapësirën publike kundër ngushtimit të saj nga interesa të ngushta private.

Gen Z nuk pret “shpëtimtarë”

Fakti që protesta nuk ka një drejtues nuk është rastësi për politologun Kajsiu. Ai e lexon si pasojë të mosbesimit ndaj lidershipit politik dhe të frikës se çdo figurë e re mund të riprodhojë të njëjtat modele që protestuesit po kundërshtojnë. “Lëvizja është shumë pluraliste nga pikëpamja ideologjike, sociale dhe politike, për pasojë është e vështirë të prodhojë një lidership përfaqësues për të gjitha fraksionet që e përbëjnë atë” – shton ai.

Për akademikun Artan Fuga kjo protestë zhvillohet në një Shqipëri shumë ndryshe nga ajo e viteve të tranzicionit. Sipas tij, emigracioni ka sjellë një transformim të thellë kulturor dhe qytetar, veçanërisht tek brezat e rinj.

“Edhe pse nuk është më simboli ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, përmbajtja është ajo” – argumenton Fuga. Përmes familjarëve, emigracionit dhe kontakteve të përditshme me Perëndimin, qytetarët kanë krijuar pritshmëri të reja për mënyrën se si duhet të funksionojë shteti, drejtësia dhe raporti i individit me pushtetin.

E ardhmja e protestës?

Për politologun Blendi Kajsiu, sfida e vërtetë e protestës nis aty ku mbaron revolta. “Protesta qytetare duhet të fillojë ndërtimin e strukturave demokratike dhe pjesëmarrëse që do të kanalizojnë dhe institucionalizojnë kërkesat e saj politike dhe demokratike” – shprehet Kajsiu.

Për Fugën, beteja e momentit është një “lojë nervash” mes protestës që kërkon të zgjerohet dhe të ruajë vrullin e saj, dhe pushtetit që nuk jep shenja se do të tërhiqet. Sipas tij, ka një hendek të madh mes qytetarëve dhe klasës politike.

“Elektorati shqiptar urban dhe sidomos të rinjtë, janë më lart në kulturë politike dhe ndërgjegje qytetare sesa klasa aktuale politike” – thotë Fuga, duke shtuar se sistemi politik shqiptar ka hyrë në një krizë të thellë që do të vijojë edhe përtej protestës.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Raporti për antisemitizmin: Rikujtimi i gjërave të tmerrshme
Artikulli tjetër Rënia e Starmer: Ekonomia, skandalet dhe kriza që i kushtoi postin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.