KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet
AktualeAnalizeBotaFokusSociale

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 12:47 pm
107 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Franca përjetoi natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë – mes 22 dhe 23 qershorit – ndërsa vala e fortë e të nxehtit shkaktoi së paku 40 viktima nga mbytjet që nga 18 qershori, tha kryeministri Sebastien Lecornu.

Vala e të nxehtit përfshiu këtë vend që nga java e kaluar, duke çrregulluar jetën e përditshme dhe duke detyruar mbylljen e shkollave dhe anulimin e trenave.

Lecornu mblodhi ministrat për një takim të ri emergjent të martën, për të trajtuar situatën.

Sipas agjencisë meteorologjike Meteo-France, vendi regjistroi natën më të nxehtë ndonjëherë që nga fillimi i matjeve në vitin 1947.

Temperatura mesatare në nivel vendi arriti 21.6°C, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 21.4°C të vendosur në vitin 2019.

Lecornu e përshkroi situatën si një “tragjedi të madhe” dhe tha se viktimat janë pasojë e drejtpërdrejtë e krizës së të nxehtit.

“Shifra e fundit që na është raportuar, është 40 të vdekur që nga 18 qershori – kryesisht të rinj”, tha ai në takimin emergjent.

“Këto janë viktimat e para të krizës me të cilën po përballemi”, shtoi Lecornu.

Në të gjithë Francën, njerëzit janë duke u hedhur në kanale dhe lumenj për t’u freskuar.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, tha se e kupton dëshirën për t’i ikur të nxehtit, por paralajmëroi kundër notit në zona të paautorizuara ose të rrezikshme.

Sipas ekspertëve të motit, kjo valë e të nxehtit po shkaktohet nga një fenomen atmosferik i quajtur “Omega block”.

Ai ka formë si shkronja greke Omega dhe krijon një masë ajri shumë të nxehtë në mes, ndërsa anash ka ajër më të freskët.

Kjo bën që temperaturat të rriten çdo ditë.

Në Itali, Ministria e Shëndetësisë lëshoi alarmin më të lartë për 15 qytete, ndërsa autoritetet morën masa për të kufizuar punën.

Shërbimi Meteorologjik në Mbretërinë e Bashkuar parashikoi temperatura deri në 37°C në jug të Anglisë të martën – potencialisht një rekord i ri për muajin qershor.

Dhjetëra shkolla njoftuan se do të mbyllen, pasi ndërtesat e vjetra nuk janë të përshtatshme për klasë me më shumë se 30 nxënës.

Temperatura të larta mbizotërojnë edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe Ballkanin.

Kjo është vala e dytë e të nxehtit brenda vetëm dy muajsh, pas një periudhe të pazakontë të nxehtë në maj.

Shkencëtarët paralajmërojnë se përsëritja e këtyre valëve është një tregues i qartë i ngrohjes globale dhe se ato pritet të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, më të gjata dhe më intensive.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; ka peshën më të lartë në Europë
Artikulli tjetër Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.