KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; ka peshën më të lartë në Europë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; ka peshën më të lartë në Europë
AnalizeEkonomiKomentKryesoreSocialeZhvillim

Ekonomia shqiptare e varur nga ndërtimi; ka peshën më të lartë në Europë

Përditësimi i fundit: 23 Qershor, 2026 12:42 pm
189 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria ka ndërtuar një model ekonomik që bazohet te ndërtimi, më shumë se në çdo vend tjetër të Europës.

Sipas shifrave të Eurostat, në vitin 2024 (të dhënat e fundit të disponueshme), ndërtimi solli 13.8% të vlerës së shtuar bruto (GVA), e cila mat vlerën e re të krijuar nga aktiviteti ekonomik, pa përfshirë taksat neto mbi produktet.

Kjo shifër është dy herë mbi mesataren e Bashkimit Europian, prej 5.5% dhe rekord në rajon. Shteti i dytë, ku ndërtimi kontribuon më shumë në ekonomi, është Kosova, me 10%, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut (7.2%), Serbia (5.9%), Bosnjë Hercegovina (5.6%) dhe më e ulëta në Mal të Zi, me 5.6%. (shih grafikun: Struktura në vlerën e shtuar bruto, sipas aktivitetit ekonomik).

Shifra u publikua në konferencën “Si po ecën ekonomia- Analiza e treguesve dhe perspektiva e biznesit”, që u zhvillua nga Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) dhe Revista Monitor.

“Edhe pas 30 viteve tranzicion, Shqipëria nuk mund të vazhdojë të mbështetet kaq shumë te ndërtimi”, tha Ornela Liperi, kryeredaktore e Revistës Monitor. “Ky sektor nuk krijon vlerë të shtuar në ekonomi në afatin e gjatë, ndërsa po rezulton se ai ka shërbyer në një pjesë të madhe si një instrument për pastrimin e parave, siç po rezulton qartazi dhe nga aksionet e fundit të SPAK”.

Në kontrast, industria në Shqipëri ka një kontribut më të ulët në ekonomi, në krahasim me vendet e tjera të rajonit dhe mesataren e Bashkimit Europian, me 12% të vlerës së shtuar bruto, nga 19% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Në vendet e tjera të rajonit, me përjashtim të Malit të Zi, që është e orientuar më shumë nga shërbimet, ky kontribut është mbi 20%, ose gati dyfishin e Shqipërisë.

Ndonëse pesha po vjen në rënie, Shqipëria vijon të mbetet vendi më bujqësor në Europë, me 18% të vlerës së shtuar bruto, nga 2% që është mesatarja e Bashkimit Europian dhe i dyti më i lartë pas nesh është Kosova (9.3%).

Znj. Liperi tha se një zhvillim pozitiv ka qenë rritja e kontributit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që ka arritur në 4.1% të prodhimit të brendshëm bruto (vlera e shtuar +taksat netoi), duke u dyfishuar në pak vjet, një tregues direkt i ecurisë së mirë të turizmit. Megjithatë, ajo shtoi se ky sektor nuk ka arritur të sjellë zhvillim të zinxhirit të vlerës në ekonomi, përkundrazi ka nxitur importet.

“Nëse shohim ecurinë e importeve dhe eksporteve të produkteve ushqimore, rezulton që ka një rritje të fortë të importeve pas vitit 2020, ndërkohë që eksportet jo vetëm nuk janë rritur, por kanë rënie të lehtë”.

Një tjetër kontrast i fortë, vuti në dukje Liperi, lidhet me faktin që pesha e lartë e bujqësisë nuk përkthehet në zhvillim të industrive mbështetëse të përpunimit ushqimor. Ajo solli shembullin e Serbisë, ku bujqësia zë 3.2% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa prodhimi i produkteve ushqimore sjell 3% të ekonomisë.

Në Shqipëria këto raporte janë 15.5% bujqësia dhe vetëm 1.6% e PBB-së prodhimi i produkteve ushqimore, më e ulëta në rajon. Maqedonia e Veriut e ka peshën e industrisë së përpunimit ushqimor në ekonomi në 2.5% dhe Bosnjë Hercegovina 2.3%.

“Ky paradoks është transmetuar dhe në koston e jetesës së shqiptarëve që sipas të dhënave të fundit të Eurostat paguajnë ushqimet më shtrenjtë nga gjithë rajoni, madje dhe 5% më shumë në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian”.

Kryeredaktorja e “Monitor” shtoi se ky model ekonomik ka krijuar iluzionin se ekonomia po ecën mirë në aspektin makro, por përket këtyre shifrave fshihet një model i paqëndrueshëm zhvillimi.

“Vendi është mbështetur shumë te ndërtimi, ka shfrytëzuar burimet natyrore, përfshi dhe turizmin, (dielli, uji, klima), është bazuar në sektorë pa përpunim dhe krijim zinxhiri vlerash të shtuara, nuk ka krijuar cilësitë e njohurive të nevojshme për investime dhe zhvillim ekonomie, duke ofruar pagat më të uëlat në rajon, për shkak të produktivitetit të ulët.

Rezultatet e kësaj po i shohim sot, përmes normave të larta të emigrimit, që vazhdon të eksportojë fuqi punëtore dhe një plakje gradaulë të popullsisë, ku vetëm grupmosha mbi 60 vjeç po vjen në rritje”.

Në vend që të reflektohet, znj. Liperi tha se qeveria është e vetëkënaqur, teksa reklamon rritjen e lartë ekonomike dhe investimet e huaja rekord, kur 34% e tyre në 2025-n erdhi nga blerjet e pasurive të paluajtshme dhe në tremujorin e parë 2026, pesha u rrit në 42%. “Nëse do të hiqej ky zë, investimet e huaja jo vetëm nuk do të rriteshin, por do të kishin rënë me 115 në 2025-n”.

 

Marrë nga Monitor

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dogana gjermane bllokon pakon me 32 lëkura pitoni, Ishte nisur nga Indonezia drejt Shqipërisë

Renditja e Superiores/ Egnatia shkëputet në krye, Partizani në fund

BIRN: Një në pesë arrestime nëpër protesta, në shkelje të ligjit

21 ditë protestë kundër Ramës/ Studentët mblidhen në orën 12:00

AKU mangësi në kontrollet për miellin/ Raporti i KLSH-së, importohen 2.1 milionë tonë drithëra, 1.5 milion nga Serbia dhe Rusia

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse 725 mijë shqiptarë nuk punojnë?
Artikulli tjetër Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima nga mbytjet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

SHBA, 52 milionë amerikanë kanë votuar me postë/ Shpenzohen 11.6 miliard dollarë në fushatë
Analize Bota Kryesore Politike Sociale 2 Nëntor, 2026
Buka me miell biskotash nga Serbia, ekspertët ngrenë alarmin: Produkt i cilësisë së ulët
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 2 Nëntor, 2026
Kimi Antonelli shkruan historinë, Italia feston pas 73 vitesh
Aktuale Analize Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
Antonelli kurorëzohet kampion bote në Formula 1, Verstappen fiton Çmimin e Madh të Meksikës
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 2 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.