Një letër e botuar në librin ‘The Albania Files’ ngre pikëpyetje që shkojnë shumë përtej arkitekturës.
Në këtë letër, një prej arkitektëve më të njohur ndërkombëtarë, Reinier de Graaf, i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke shprehur shqetësimin se ndryshimi i pushtetit mund t’i japë fund “epokës së artë” të arkitekturës në Shqipëri.
Në shqetësimet e tij ‘madhore’ personale, ai shkruan se zgjedhjet do të ishte “më mirë të anuloheshin” dhe se, pas një mandati të pestë, Rama mund të vazhdonte si “president i përjetshëm – ndoshta edhe mbret”.
Këto nuk janë komente të bëra në një bisedë private, as një shkrim anonim në rrjetet sociale. Janë pjesë e një botimi prestigjioz kushtuar transformimit urban të Shqipërisë, një libër që mban edhe parathënien e vetë kryeministrit Edi Rama.
Fakti që e bën të rëndë për shqiptarët këtë rast është se letra nuk mbeti një korrespondencë personale, por u përfshi në një publikim zyrtar pa asnjë distancim apo shpjegim ndaj përmbajtjes së saj.
Nga këto të dhëna kuptojmë mënyrën kriminale se si është ‘zhvilluar’ Shqipëria nën drejtimi ne Edi Ramës dhe çfarë marrëdhënieje është krijuar mes pushtetit politik dhe elitës ndërkombëtare të arkitekturës, kur profesionistë që nuk kanë asnjë mandat demokratik në Shqipëri i drejtohen kryeministrit si patroni politik i profesionit të tyre dhe e paraqesin vazhdimësinë e tij në pushtet si kusht për mbijetesën e arkitekturës.
Kur një libër që dokumenton qindra projekte arkitekturore në Shqipëri përfshin një apel për anulimin e zgjedhjeve dhe vazhdimin e pushtetit të një lideri “si mbret”, çështja nuk është më vetëm arkitektura.
Është mënyra se si konceptohet raporti mes pushtetit, interesit profesional dhe demokracisë.
Marrë nga Syri.net