KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Botërori 2026/ Gjermania jashtë Botërorit, eliminohet nga Paraguai me penallti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Botërori 2026/ Gjermania jashtë Botërorit, eliminohet nga Paraguai me penallti
AktualeAnalizeSocialeSporti

Botërori 2026/ Gjermania jashtë Botërorit, eliminohet nga Paraguai me penallti

Përditësimi i fundit: 30 Qershor, 2026 7:52 am
218 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gjermania i jep lamtumirën Botërorit 2026 që në fazën e 1/16-ve, pasi u eliminua në mënyrë dramatike nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive. Ndeshja përfundoi 1-1 pas 120 minutash lojë, ndërsa amerikanolatinët triumfuan nga pika e bardhë, duke siguruar një kualifikim historik për në 1/8-at e finales.

Paraguai kaloi në epërsi në minutën e 42-të me Julio Enciso, i cili shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar bukur nga Almirón dhe Galarza. Ishte goli i parë në histori për “Albirroja”-n në fazën me eliminim direkt të një Kampionati Botëror.

Gjermania reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 54-t me Kai Havertz, që finalizoi me kokë një asist të Florian Wirtz. “Pancerat” kërkuan golin e fitores deri në fund, por portieri Gill mbajti në lojë Paraguain me disa ndërhyrje vendimtare.

Në kohën shtesë, gjermanët menduan se kishin gjetur golin e kualifikimit, kur Jonathan Tah realizoi me kokë në minutën e 102-të. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, arbitri anuloi golin për një faull në zonë.

Fituesi u vendos në penallti, ku emocionet nuk munguan. Portieri Gill priti dy gjuajtje të Gjermanisë, ndërsa edhe Paraguai humbi dy mundësi për ta mbyllur serinë. Në fund, gabimi i Jonathan Tah rezultoi fatal, ndërsa Canale shënoi penalltinë vendimtare që vulosi eliminimin e bujshëm të Gjermanisë.

Kjo është hera e parë në histori që Gjermania eliminohet me penallti në një Kampionat Botëror. Nga ana tjetër, Paraguai shkruan historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në këtë fazë dhe në 1/8-at e finales do të përballet me fituesin e duelit Francë–Suedi.

 

Marrë nga SuperSport.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?

Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin

Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit

Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Qeveritarët e korruptuar po ruajnë pasurinë, SPAK konfiskoi vetëm 100 mijë euro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Botërori 2026/ “Tulipanët” eliminohen me penallti nga Maroku
Artikulli tjetër Raporti i SHISH-it për Kuvendin, paraqet rreziqet e sigurisë kombëtare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

ONE Albania nën akuzë, lidhur me kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 5 Nëntor, 2026
Investimet e huaja në Shqipëri/ Holanda kalon Greqinë
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Drejtësia shqiptare mbetet jashtë epokës së Inteligjencës Artificiale
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.