KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Rusët dhe Ariu”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > “Rusët dhe Ariu”
FokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

“Rusët dhe Ariu”

Përditësimi i fundit: 6 Korrik, 2026 10:21 am
215 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Auron Tare

 

Profesor Sergej Hrushov më priste përpara hyrjes së Universitetit të Rhode Island. Kisha bërë një udhëtim të gjatë për ta takuar. Më shtynte një kureshtje e vjetër, të dëgjoja jo vetëm kujtimet për të atin, Nikita Hrushovin, ish-udhëheqësin e Bashkimit Sovjetik, por edhe ç’mund të dinte ai për Shqipërinë, atë vend të vogël që, sipas zakonit tonë të hershëm, e kemi përfytyruar gjithnjë si boshtin rreth të cilit rrotullohet historia e botës. Pasi u përshëndetëm më tregoi udhën. E ndoqa pas. Profesori Hapat i kishte të ngadalshëm, por mendjen të kthjellët. Sapo u ulëm, e pyeta për vizitën që i ati kishte bërë në Shqipëri. E mbaj mend, -tha. “Isha djalosh, por më kujtohet mirë. Babai qëndroi afërsisht tri javë”. Tri javë! M’u duk një kohë e pazakontë. Ç’mund të bënte për tri javë në Shqipëri udhëheqësi i një superfuqie? – e pyeta.

Profesori buzëqeshi.

Ishte thjesht kureshtar. Donte ta njihte vendin. Për më tepër, e pritën me nderime të mëdha”.
Nuk i shpëtova tundimit. Megjithatë, më vonë Enver Hoxha e akuzoi se donte ta shkatërronte Shqipërinë. Thoshte se Hrushovi kërkonte t’i linte shqiptarët pa bukë, duke i këshilluar të mbillnin portokalle në vend të grurit.
Profesori qeshi lehtë, me atë qeshjen e njerëzve që e kanë dëgjuar shumë herë marrezi politike. ”Kur e ndihmoja babanë të përgatiste kujtimet, më ka permendur Shqipërinë. Nuk e çmonte Hoxhën. E quante mosmirënjohës dhe të dhënë pas madhështisë së vet. Por më thuaj, për ç’arsye Bashkimi Sovjetik do të donte të dëmtonte Shqipërinë? Ç’interes kishte? Shqipëria ishte një vend i vogël, për të cilin në Moskë dinin fare pak” – pushoi pak dhe pasi piu nje gllenjke kafe vazhdoi – “Babai mendonte se klima juaj ishte e përshtatshme për agrume. Portokallet e mandarinat kishin treg të sigurt. Grurin mund ta merrnit me shkëmbim. Për Bashkimin Sovjetik, furnizimi i Shqipërisë me grurë nuk përbënte asnjë barrë. Prandaj, akuza se donte ta linte Shqipërinë të vdiste urie ishte, në rastin më të mirë, një fantazi politike”

Koha, siç ndodh rëndom, e ka dhënë gjykimin e vet. Sot Jugu i Shqipërisë nuk njihet për arat me grurë, por për plantacionet e agrumeve që mbulojnë kodrat e fushat.

Pastaj e pyeta: Po përse sovjetiket nuk e rrëzuan Hoxhën?

Profesori më vështroi me syte e tij blu. ”Biri im , Bashkimi Sovjetik kishte halle shumë më të mëdha sesa të merrej me Shqipërinë. Mos vallë mendoni se nuk mund ta rrëzonte një diktator provincial, po ta kishte vërtet atë qëllim?”

Kjo bisedë më është kujtuar këto ditë, kur në Tiranë dëgjojmë i se pas protestave, fshihet dora e rusëve. Duket sikur historia ka vetëm një zakon, ndryshon dekorin, por lë të njëjtët aktorë. Dikur thuhej se rusët donin të na shkatërronin me portokalle, sot thuhet se duan të na shkatërrojnë turizmin.

E megjithatë pyetja e profesorit mbetet po aq e thjeshtë, sa edhe e pakëndshme: Përse Rusia do të kishte një interes kaq të madh për Shqipërinë? Mos vallë Kremlini nuk fle natën nga vizitat e kryeministrit shqiptar në Ukrainë? Apo nga premtimet e Bashkisë së Tiranës për të ndërtuar nja dy shkolla atje?

Mos valle Putinin nuk e ze gjumi se Zelenski ( lideri i korruptuar sipas agjencive te inteligjences amerikane) nderoi Mamicen tone me Medaljen e Princeshes Olga?

Nuk jam njohës i gjeopolitikës dhe nuk marr përsipër të jap mësime për punët e mëdha të botës. Por një gjë më duket e qartë, fuqitë e mëdha nuk harxhojnë energjitë e tyre për mite provinciale. Kur kanë interesa të mëdha, veprojnë, kur nuk kanë, na lënë të merremi me hijet që krijon vetë imagjinata jonë. Shqipëria ka vuajtur gjatë nga një sëmundje e vjetër, bindja se bota zgjohet çdo mëngjes duke menduar për ne. Është një mendjemadhësi që e kemi trashëguar prej propagandës, jo prej historisë. Cuna, Ndoshta nuk është ariu rus ai që na trazon pyllin. Mbase pyllin tonë e trazojnë më fort Cakenjte tane qe sa herë u mungon një përgjigje për hallet e vendit, nxitojnë të shpikin një armik të largët. E kur pylli zbrazet, kur qytetarët varfërohen dhe besimi shuhet, fajin e kërkojnë gjithmonë diku larg tek Ariu!

 

Marrë nga Balkanweb.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Francë/ Vidhen bizhuteri me vlerë 4 milionë euro, në muzeun ‘Lalique’
Artikulli tjetër Postera me mesazhe anti-shqiptare në Krushevc

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.