KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Prej 23 gushtit, patentat serbe të makinave nuk do të vlejnë në Kosovë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Rajoni > Prej 23 gushtit, patentat serbe të makinave nuk do të vlejnë në Kosovë
FokusRajoniZhvillim

Prej 23 gushtit, patentat serbe të makinave nuk do të vlejnë në Kosovë

Përditësimi i fundit: 20 Gusht, 2024 6:09 pm
123 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Qytetarët vazhdojnë konvertimin e patentave të automjeteve nga ato serbe në ato të Republikës së Kosovës. Deri tani mbi 6 mijë qytetarë serbë të Kosovës kanë konvertuar patentë shoferët e tyre nga ata ilegal në legal RKS.

Pas vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme së Kosovës për shtyrjen e afatit për ndërrimin e patentave serbe të automjeteve të lëshuar për qytetarët në Kosovë, vozitësit që nuk ndërrojnë patentë shoferët deri të premten do të përballen me gjoba prej 500 deri në 1.500 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka vendosur në fillim të muajit maj të hapë mundësinë e kalimit nga patentë shoferët serbë të lëshuara për qytetarët në Kosovë, të cilat janë të paligjshme, në patentë shoferët kosovarë. Vendimi ka hyrë në fuqi më 9 maj dhe afati është dita e premte, pra 23 gusht.

Zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka sqaruar se patentë shoferët serbë pas skadimit të këtij afati do të trajtohen si të pavlefshme dhe shoferët me dokumente të tilla do të dënohen sikur të mos kishin fare patentë shofer.

“Pas skadimit të këtij afati, në Kosovë nuk do të mund të vozitet më me patentë shoferët serbë që u janë dhënë qytetarëve kosovarë. Vozitësit të cilët zihen duke vozitur me patentë shoferë të Serbisë, do të gjobiten me gjoba prej 500 deri në 1.500 euro, ka thënë, zëvendës komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut”.

Elshani ka thënë se deri më sot janë dorëzuar më shumë se 6 mijë kërkesa për ndërrim të patentë shoferëve dhe se pas përfundimit të afatit, të premten, më 23 gusht, patentë shoferët serbë do të jenë të pavlefshme. Pas kësaj do të shqiptohen gjoba për shoferët e gjetur me patentë serbe.

“Nëse ne policia e gjejmë një shofer që ka patentë shoferi serb pas skadimit të afatit të ndërrimit, për ne do të jetë sikur ai të mos ketë fare patentë shoferi. Këtyre shoferëve do t’u shqiptohet një gjobë, për të cilën gjykata do të vendosë më vonë se sa do të jetë ajo. Mund të shkojë nga 500 deri në 1000 euro”.

Ai ka shpjeguar se shuma e gjobës varet se sa herë kapet dikush me patentë shoferi të pavlefshëm serbë.

“Nëse policia ju ndalon herën e parë, do të merrni një paralajmërim dhe një gjobë, pastaj gjykata vendos se çfarë të bëjë më pas. Kjo nuk varet nga policia. Shuma e gjobës mund të shkojë deri në 1.500 euro nëse një person kapet duke vozitur pa patentë kosovar më shumë se një herë”.

Nëse shoferi ndalet pa patentë shofer të Kosovës, duhet të thërrasë dikë me patentë të vlefshme për ta marrë dhe ta drejtojë automjetin.

Më së shumti kërkesa janë paraqitur në Leposaviq ku numri ka shkuar në 1838 persona të cilët konvertojnë patentë shoferët.

Ndërkaq e dyta është Mitrovica e Veriut me gjithsej 1465 kërkesa, ku më pas variojnë me numër më të vogël edhe në komuna të tjera. Në total numri i kërkesave për konvertimin e patentë shoferëve deri më tani ka arritur në 6043. Personat të cilët posedojnë patentë shoferë ilegal pas datës së përcaktuar do të gjobiten me 500 deri në 1000 euro, varësisht nga vendimi që merr Gjykata.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Oligarkët, patronazhistët dhe krimi: si e transformoi Shqipërinë qeverisja Rama?

E besuara e Vuçiç thumbon Ramën: Dhunon opozitën, por i bindur ndaj Brukselit

FMN paralajmëron Bashkimin Europian: Borxhi publik mund të dalë jashtë kontrollit

Lufta për kontrollin e ngushticave detare të botës

Cilët janë projektet që do të marrin 8 miliardë euro, deri në 2030-ën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ikin vendasit, vijnë turistët low cost, ulet me 20% konsumi në restorante
Artikulli tjetër Anijet me mbetje toksike, Ministria e Mjedisit: Lënda u nis nga kompania ‘Kurum’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

I nxehti ekstrem pushton Evropën
Aktuale Analize Bota Sociale Te Tjera 25 Maj, 2026
E-Albania 2.0 nxjerr nga shinat Shqipërinë dixhitale
Analize HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
BB: Emigrantët shqiptarë fitojnë 2 herë më pak se pritshmëritë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
Të zhdukurit e komunizmit, kërkohet veprim nga prokuroria
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 25 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.