Thatësira e rëndë dhe vala historike e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po lënë pasoja të dukshme në Francë. Lumi Loire, më i gjati në vend dhe një nga më të njohurit në Evropë, ka pësuar rënie drastike të nivelit të ujit, duke u shndërruar në zona të gjera me rërë që të kujtojnë një peizazh shkretinor.
Mediat bëjnë me dije, se atje ku dikur rridhte ujë, sot shtrihen hapësira të gjera rëre, me vetëm pellgje të vegjël të ndenjur që kanë mbetur në shtratin e lumit. Loire, me gjatësi afërsisht 1.000 kilometra, është lumi më i madh në Francë, por temperaturat e larta të zgjatura dhe mungesa e reshjeve e kanë ndryshuar në mënyrë dramatike imazhin e tij.
Marrë nga AFP