KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 11:33 am
221 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shqiptarët vazhdojnë të jenë një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në Itali. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, rreth 557 mijë persona të lindur në Shqipëri jetonin në Itali, ndërsa 416 mijë prej tyre figurojnë ende si shtetas shqiptarë, transmeton albinfo.ch.

Të dhënat tregojnë se rreth 141 mijë shqiptarë kanë fituar ndërkohë shtetësinë italiane, çka shpjegon dallimin mes numrit të personave të lindur në Shqipëri dhe atyre që mbajnë ende shtetësinë shqiptare.

Shqiptarët renditen si komuniteti i dytë më i madh i emigrantëve në Itali, pas rumunëve. Sipas Eurostat, personat e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3 për qind të popullsisë së lindur jashtë Italisë, ndërsa komuniteti rumun mbetet në vendin e parë me rreth 900 mijë persona, ose 13.5 për qind të totalit.

Në raport me numrin e banorëve të vendeve përkatëse, pesha e emigracionit shqiptar është dukshëm më e lartë. Me një popullsi prej rreth 2.36 milionë banorësh, Shqipëria ka një përqindje shumë më të madhe të qytetarëve që jetojnë në Itali sesa Rumania, e cila ka rreth 19 milionë banorë.

Eurostat nuk përfshin në këtë statistikë të dhëna për Greqinë, ku gjithashtu jeton një komunitet i madh shqiptar, i cili vlerësohet të jetë i krahasueshëm ose edhe më i madh se ai në Itali.

Në shkallë evropiane, Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me emigracionin më të lartë në raport me popullsinë, me vlerësime që tregojnë se afërsisht një në dy shqiptarë jeton në një shtet të Bashkimit Evropian, transmeton tutje albinfo.ch.

Sipas Eurostat, më 1 janar 2024 në vendet e Bashkimit Evropian jetonin 44.7 milionë persona të lindur jashtë BE-së, që përfaqësojnë 9.9 për qind të popullsisë së bllokut. Numri më i madh i tyre ishte i përqendruar në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali, vende që së bashku strehojnë mbi dy të tretat e popullsisë së lindur jashtë shtetit në të gjithë BE-në.

 

Marrë nga Albinfo.ch

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ligji i faljes, shuhen 410 milion euro detyrime në Tatime

Vrasja e turistit në Ksamil, shkon në 12 numri i të arrestuarve

Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë

325 protesta, harta digjitale e “Revolucionit Flamingo”

Hekurudha Tiranë-Durrës nuk është më projekt transporti, por test durimi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”
Artikulli tjetër A do t’i mbijetojë diplomacia përshkallëzimit SHBA-Iran?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Qeveria jep leje për kullë 17 katëshe në Radhimë
Aktuale Analize Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
AKSHI dhe ADS fusin Shqipërinë dixhitale në kolaps
Aktuale HI-Tech Kryesore Opinion Sociale 18 Gusht, 2026
Mbi 70 milion lekë gjoba mjedisore nuk u arkëtuan
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 18 Gusht, 2026
Biznese online me mijëra ndjekës në Instagram, por të paregjistruar
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 18 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.