KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kompanitë e naftës kërkojnë 12 milion euro dëmshpërblim nga qeveria
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kompanitë e naftës kërkojnë 12 milion euro dëmshpërblim nga qeveria
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Kompanitë e naftës kërkojnë 12 milion euro dëmshpërblim nga qeveria

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 7:57 am
116 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ashtu siç paralajmëruan rreth dy muaj më parë, kompanitë e naftës kanë paditur në Gjykatën Administrative qeverinë, pasi kërkesa e tyre për rishikimin e metodologjisë së llogaritjes së çmimit të naftës gjatë periudhës së funksionimit të Bordit të Transparencës nuk u mor parasysh.

Burimi nga tregu i hidrokarbureve konfirmuan për Monitor se paditë pranë Gjykatës Administrative janë paraqitur veçmas nga 8 operatorë dhe lidhen me humbjet që, sipas tyre janë shkaktuar nga mënyra e llogaritjes së çmimit të naftës nga Bordi i Transparencës.

Në total, operatorët kërkojnë rreth 11,8 mln euro dëmshpërblim për dëmet që pretendojnë se u janë shkaktuar nga llogaritja e çmimeve nën kosto nga Bordi i Transparencës.

Rreth 1 muaj pas nisjes së luftës në Lindjen e Mesme, që solli rritje të çmimit të karburanteve në bursat e huaja, prej 26 Marsit deri më 17 Qershor 2026, qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës për Hidrokarburet, i cili përcakton çmimet sipas formulës së miratuar gjatë krizës së vitit 2022, kur çmimet e naftës u rritën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Që në fillim, operatorët kundërshtuan metodologjinë e përdorur, duke argumentuar se çmimi është llogaritur mbi bazën e treguesit FOB (Free on Board), i cili nuk përfshin kostot e transportit dhe sigurimit. Sipas tyre, tregu ndërkombëtar funksionon tashmë mbi kontrata CIF (Cost, Insurance and Freight), që përfshijnë këto kosto dhe e rrisin çmimin e blerjes me rreth 45-50 USD për ton.

Një tjetër kundërshtim lidhet me faktin se, ndërsa Bordi ka përdorur çmimin FOB për të përcaktuar çmimin maksimal të shitjes, administrata doganore ka llogaritur TVSH-në mbi bazën e çmimit CIF. Sipas operatorëve, kjo ka krijuar një kosto shtesë prej rreth 4.7 lekësh për litër, duke gjeneruar humbje të konsiderueshme.

Në shkresën drejtuar më herët Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave dhe Kryeministrit Edi Rama, të siguruar nga Monitor, kompanitë më të mëdha importuese argumentonin se kërkesat e tyre për rishikimin e metodologjisë së llogaritjes së çmimeve dhe marzheve të fitimit nuk janë marrë në konsideratë.

Importuesit pretendojnë se metodologjia e miratuar në vitin 2022 nuk pasqyron më kostot reale të operimit, pasi nuk merr parasysh inflacionin, rritjen e pagave, sigurimeve shoqërore, qirave dhe shpenzimeve të tjera operative gjatë periudhës 2022–2026.

Sipas tyre, formula e Bordit nënvlerëson edhe marzhet e operimit. Ndërsa Bordi llogarit një marzh prej 3 lekësh për litër për importuesit dhe 12 lekësh për litër për tregtimin me pakicë, operatorët pohojnë se kostot reale janë përkatësisht rreth 4 dhe 15 lekë për litër.

Në total, kompanitë vlerësojnë se metodologjia aktuale nuk reflekton rreth 8.7 lekë për litër në çmimin final të karburantit, përfshirë diferencën nga marzhi dhe mënyrën e llogaritjes së TVSH-së. Sipas tyre, kjo ka shkaktuar humbje të mëdha financiare dhe ka vënë në vështirësi sidomos operatorët më të vegjël.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, më i shtrenjti në rajon
Artikulli tjetër Greqi/ Nga punëtorë krahu, shqiptarët u kthyen në pronarë kompanish ndërtimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.