KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë
EkonomiKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Shqipëria nuk ka çfarë të shesë, sepse nën drejtimin e tij nuk prodhon më asgjë

Përditësimi i fundit: 17 Korrik, 2026 10:39 am
87 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Nga Irena Beqiraj

 

Shumë i inatosur, i pa qetë, Kryeministri pyet çfarë mund të shesë Shqipëria për të siguruar mirëqënie……

Ka të drejtë të inatoset e të çirret, madje edhe të tallet, se përveç qelesheve, shqiponjave , e flamurëve nuk kemi asgjë për të shitur veç vendit sepse ekonomia që krijoi ky Kryeministër nuk prodhon asgjë.

E ndërsa në 13 vite që drejton na ka siguruar “mirëqënie” për lloj e soj manovrash ekonomike si PPP, investimet strategjike , amnisti fiskale, Rilindja 1.0 e më pas 2.0, e deri për rrogat e larta edhe të krahasueshme me Greqinë të kamarierëve dhe pastruesve, asnjëherë nuk e gjeti as guxim e as forcë të flasë për motorrin e zhvillimit, prodhimin.

Ka të drejtë që nxehet. Sot nuk kemi çfarë të shesim se nuk prodhojmë. Jemi të varur nga importi se nuk prodhojmë. Nuk ofrojmë dot punësim cilësor se nuk prodhojmë. Madje nuk krijojmë e nuk shpërndajmë as njohuri se nuk prodhojmë. Nuk kemi ekonomi të qëndrueshme e si rrjedhim as mirëqënie, se nuk prodhojmë.

“Qëndrueshëria” nënkupton aftësinë për të përmbushur nevojat e tanishme pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të përmbushur nevojat e tyre. Edhe sektori prodhues është thelbësor në sigurimin e “qëndrueshmërisë”. Prodhimi industrial jo vetëm është një motorr rritjeje për vendet në zhvillim, por për më tepër, është vërtetuar se ai është shtylla e nevojshme për të siguruar rritje ekonomike në kohët e vështira.

Prodhimi përveçse, rrit nivelet e konkurrencës, rrit produktivitetin, siguron punësim cilësor me paga të larta, ai siguron lidhje të ngushta me segmentet e tjerë të ekonomisë. Por prodhimi është e rëndësishme edhe në një aspekt tjetër.

Proçeset e prodhimit shpeshherë mbështeten në inputet e sektorëve të tjerë, të cilët përparojnë me përparimin e industrisë prodhuese. Në këtë mënyrë prodhimi ofron funksionin e bartësit të shërbimeve të cilat nuk mund të shiten ose të eksportohen pa u inkorporuar në një produkt përfundimtar.

Ndërkohë prodhimi është burimi kryesor i aktiviteteve të kërkimit, zhvillimit dhe inovacioneve kaq të rëndësishme në kohën e trasformiesh teknologjike. Për më tepër pa një industri të shëndetshme prodhuese, është e vështirë të balancohet bilanci tregtar; është e pamundur të krijohen vende pune me pagë të lartë për për nivele të ndryshme të aftësive; ndërkohë që me zhvillimet teknologjike industria prodhuese dhe shërbimet do të bëhenë gjithënjë e më shumë të pandashme dhe komplementare.

Ndërkohë, më shumë se pesë dekadat e liberalizimit të tregëtisë botërore treguan qartësisht se vendet që mbetën mbrapa në industrializim, apo për më keq përjetuan deindustrializim të vazhdueshëm edhe që larguan burimet, tokën, punën, kapitalin nga sektori prodhues, mbetën të pazhvilluara.

E pra sot që të mos shesim Shqipërinë, nuk na duhet makiazhi i fasadave, na nevojiten politika funksionale te mbështetura nga fonde të qënësishme buxhetore që adresojnë rritjen e ofertës në ekonomi nëpërmjet përmbushjes së 4 objektivave:

1) Fuqizimit të sektorit ekzistues të prodhimit duke : neutralizuar efektet të mbivlersimit të lekut; duke zhvilluar drejtime të reja, siç është zhvillimi i zinxhirit të vlerave, në tekstile, agropërpunim , edhe industrinë e lehtë. Ndërkohë është e nevojshëm krijimi i Fondit të Investimeve të Ndërmjetme i cili duhet të shërbejë si bashkëfinancues për përgatitjen edhe realizimin e projekteve për zhvillim teknologjik.

2) Nxitjes së eksporteve, duke përfshirë jo vetëm mudnësinë për zgjerimin e bazës aktutale eksportuese por në të njëjtën kohë zgjerimin e investimeve për tregje te reja dhe produkte të reja. Përvetësimi i tregjeve të reja, rritja e shitjes, rritja e konkurrencës në tregjet e reja, rritja e numrit të ndërmarrjeve me orientim eksporti, mbështetja edhe ndërkombëtarizimi përmes arritjes së standardeve, si dhe integrimi i burimeve të informacioneve eksportuese edhe shpërndarja e tyre janë kyce për sitimulimin e eksportuesve.

3) Rritjes së produkivitetit, trasferimit të tekonolgjive dhe inovacionit. Kjo kërkon krijimin e Zyrës Kombëtare për trasferimit të teknologjive e cila duhet të shërbërjë si nyje e ndërlidhjes midis firmave, universiteteve, laboratorëve të kërkimin publikë, agjencive qeveritare dhe institucione financiare. Mungesa e këtij ndërveprimi largon ose rrit distancën e bashkëpunimit midis këtyre aktorëve, duke i lënë ata të izoluar dhe jo bashkëpunues duke penguar trasformimin teknologjik dhe inovacionin.

4) Krijimi e një sektori prodhues që krijon dhe shpërndan njohuri. Dështimi në krijimin dhe shpërndarjen e njohurive ndodh për shkak se ne nuk e kemi kuptuar që njohuria prodhohet në ekonomi ( shpërndahet edhe përmirësohet në universitete) dhe për më tëper nuk e kemi konsideruar asnjëhërë njohurinë si e e mirë publike. Ndaj është e rëndësishme mbështetja e qeverisë në gritjen dhe fuqizimin e sektorëve të teknologjikë dhe të kërkimit, aftësimi pofesional dhe praktikë i të personave të rinj të sapo punësuar, si dhe sigurimi i ekspertizës teknike ndërkombëtare për kompanitë vendase.

Patjetër ky është ushtrim i vështirë për këdo qeveri por më e keqja eshtë e se për QEVERINË E ” rilindjes së fasadave kazinove e koncerteve është i pamundur.

Ndaj i bindur edhe i inatosur për këtë pamundësi ai çirret se nuk ka ç’të shesë përveç Shqipërisë !

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Projektet e resorteve luksoze, me kapital të huaj, nxisin zemërim në Ballkan

Fatura e ‘kripur’ që la pas ish-zyrtari i akuzuar për korrupsion

I kërkohet gjykatës amerikane, të anullojë gjobën për koncesionin e 4 vendburimeve

Media franceze: Ermal Beqiri është milioner, por u gjobit me vetëm 7 mijë euro

Si po tenton Sokol Topçiu, të fitojë tendera pas burgut

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Albin Kurti: Mund të importojmë gaz amerikan nga Shqipëria
Artikulli tjetër Socialistët të vendosur të zvogëlojnë numrin e Bashkive, nuk preken ato minoritare

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Bizneset e Juglindjes preken nga trafiku në autostradën e Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 26 Gusht, 2026
Vdes në burgun e Fierit Ardjan Malasi, i dënuar për pastrim parashë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Riatdhesohen 5 shqiptarë nga kampet e Sirisë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Sociale 26 Gusht, 2026
Gjykata Supreme vendos në favor të Trumpit për rregullat e votimit me postë
Analize Bota Fokus Sociale 26 Gusht, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.