KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Bilanc lufte në vend, 8 jetë të humbura në 24 orët e fundit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Fokus > Bilanc lufte në vend, 8 jetë të humbura në 24 orët e fundit
FokusKryesore

Bilanc lufte në vend, 8 jetë të humbura në 24 orët e fundit

Përditësimi i fundit: 21 Gusht, 2024 6:44 am
114 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Rendi dhe siguria publike kanë marrë një goditje të fortë gjatë 24-orëve të fundit, ku Shqipëria është tronditur nga një sërë ngjarjesh të rënda, ku dominojnë vrasjet dhe vetëvrasjet.

Bëhet fjalë për 8 jetë të humbura dhe dy të plagosur nga vrasjet, vetëvrasjet, aksidentet dhe për shkaqe akoma të paditura (ngjarja në Memaliaj).

Ajo që bie në sy është se policia nuk ka mundur të arrestojë dy autorët e vrasjes së dyfishtë në Shkodër dhe efektivin që plagosi në mes të ditës një 45-vjeçar tek Komuna e Parisit. Ndërsa akoma është e pazbardhur vrasja në Mirditë.

Plagosja e punonjësit të ERE-s nga efektivi i policisë

Gjithçka nisi mesditën e së hënës në Komunën e Parisit, ku 45-vjeçari Lorenc Kosta (punonjës i ERE-s) u qëllua me 5 plumba në këmbë nga efektivi i policisë Erjon Goxhara. Shkak i plagosjes dyshohet se është xhelozia, pasi dyshohet se 45-vjeçari ka pasur një lidhje me gruan e efektivit.

Pavarësisht përpjekjeve të policië, nuk është bërë e mundur prangosja e efektivit, ndërsa është dhënë 10 mijë euro shpërblim për dhënien e informacionit të saktë që çon në kapjen e tij.

Po ashtu i plagosuri Kosta, ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje stabël për jetën.

Mësuesi amerikan mbyt gruan, vret me shkop bejzbolli dy qentë dhe i jep fund jetës

Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e djeshme, teksa mësuesi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç, në kolegjin privat ‘Albanian College Tirana’, në kryeqytet mbyti me litar bashkëshorten, vrau dy qentë dhe më pas vari veten.

Policia në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka dhënë detaje nga krimi i rëndë, teksa njofton se gruaja Saragih Indah Lilis Sartika 48 vjeçe u gjet e mbytur me litar në një nga dhomat e banesës që kishin marrë me qira. Sa i takon qenve mendohet se ata janë goditur me shkop bejzbolli

Është bërë këqyrja e kufomave si dhe është sekuestruar si provë dhe një letër e shkruar me shkrim dore në gjuhën angleze në të cilën përshkruan veprimet që ka ndërmarë autori. Po kështu janë sekuestruar dhe dorëshkrimet e mëparshme, një shkop bejsbolli dhe 4 laptop.

Autopsia e kufomave do të kryhet më datë 20.08.2024 në Insitutin e Mjeksisë Ligjore Tiranë. Ndërsa të gjitha provat e sekuestruara do ti nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme kriminalistike dhe Mjeko-Ligjore.

Ndërsa po ashtu, raportohet se Matthew James Wertz, kishte lënë edhe paratë borxh, që iu kishte disa personave.

Vrasja e dy të rinjve nga vëllezërit në Velipojë

Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në Velipojë, ku pas një një koflikti banal, dy të rinj u vranë me armë zjarri nga dy vëllezërit Gëzim dhe Edmir Frroku.

Edhe pse Ersild Ishmi dhe Arsild Hoxha, u transportuan me urgjencë në spital, ata nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve. Ngjarja ka ndodhur në afersi të stacionit të autobusëve të Velipojës.

Shkaka i krimit dyshohet të ketë lidhje me një konflikt të ndodhur 30 qershor 2024, ku Ersild Ishmi ka kanosur me armë kuzhinierin e hotelit në Velipojë, pasi ky i fundit kishte kanosur kamarierin. 33 vjeçari kishte shkuar në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Në këtë moment pistoletën ia ka hequr nga dora njëri prej pronarëve të hotel Holiday.

Më 14 korrik, policia kishte arrestuar Ersildin dhe ndaj tij gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’

Ngjarja duket se nuk është harruar nga 33 vjeçari, i cili ka marrë dhe kunatin e tij Arsid Hoxhën dhe kanë shkuar tek hoteli i dy vëllezërve Frroku ku gjatë konfliktit janë qëlluar me armë.

I plagosur nga kjo ngjarje e rëndë ka mbetur edhe Zyber Zagradi, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia deklaron se vijojnë kontrollet për kapjen e dy vëllezërve Frroku.

Vetëvritet i moshuari në Korçë

Një tjetër vetëvrasje ka ndodhur në Shqipëri,  ku një 90-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka qëlluar veten me një armë gjahu.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:00 në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës.

Vritet me armë 68-vjeçari Frederik Radi në Mirditë

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku 68-vjeçari Frederik Radi, është gjetur i vrarë me armë zjarri.

Pasi kishte humbur kontaktet me familjarët, ishte vajza e 68-vjeçarit që gjeti trupin e pajetë të 68-vjeçarit në banesë, dhe më pas kjo e fundit lajmëroi policinë.

Policia thotë se nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes dyshohet se 68-vjeçari është qëlluar me armë zjarri, nga dritarja e dhomës ku flinte, dhe si pasojë ka humbur jetën.

Ndërsa shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, disa shtetas, banorë të këtij fshati.

Gjendet i vdekur 70-vjeçari në Memaliaj

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë ditës së sotme në Zhapokikë 2, të Memaliajt, ku një 70-vjeçar me iniciale F.H., është gjetur i vdekur.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila po heton rastin nëse është aksident, vdekje natyrale apo vrasje.

Sipas burimeve nga vendngjarja bëhet e ditur se viktima kishte pak ditë që kish humbur kontaktet me familjen.

Aksident me pasojë vdekjen në Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, në aksin Lezhë-Shëngjin, pranë lagjes Sake.

U raportua se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe rrokullisur rreth orës 4 të mëngjesit. Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, një i ri rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia me të cilën lëvizte automjeti është bërë shkak për aksidentin tragjik.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump bën fushatë në Miçigan, ndërsa demokratët e vënë në shënjestër
Artikulli tjetër Makthi i heshtur i shpopullimit ballkanik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
Ndalohet shitja e dronëve në Pekin
Aktuale Analize Bota HI-Tech Sociale 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.