KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Manipulimi i mediave të Ramës me “Kuvendin Kombëtar” të protestës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Manipulimi i mediave të Ramës me “Kuvendin Kombëtar” të protestës
FokusKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Manipulimi i mediave të Ramës me “Kuvendin Kombëtar” të protestës

Përditësimi i fundit: 20 Korrik, 2026 10:26 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Të gjitha mediat e regjimit që kanë prej afro 50 ditësh që parashikojnë fundin, dështimin, perçarjen e protestës; sot janë barikaduar për të pompuar të njëjtën ngjarje: incidentet mes organizatorëve. Në fakt, këtë të shtunë në mesditë, disa nga pjesëmarrësit e rregullt në ato protesta, që në ditën e tyre më të mirë mblodhën në bulevard dhjetëra mijëra njerëz, u tubuan në Hotel Tiranë në një organizim që e vetëquajtën ‘Kuvendi Kombëtar qytetar’. Aty, ata jo vetëm që nuk kishin mandatin e të gjithë qytetarëve që kanë protestuar me moton “Ju erdhi fundi”, por nuk arritën të bënin bashkë edhe gjithë grupimet e larmishme të organizatorëve.

Por në mediat e regjimit këtij evenimenti Iu dha një hapësirë e madhe. Në fakt, jo si një përpjekje për organizim, por si një shkak për të demostruar se protesta po përçahet. Kështu televizioni kombëtar Top Channel, i kushtoi këtij evenimenti 2 kronika, ku binte në sy fjalia: “Kuvendi Kombëtar i protestës mbajti sot ditën e parë të punimeve, që u shoqërua nga disa episode tensionesh dhe përplasjesh”. Madje në një kronikë të veçantë iu kushtua rëndësi edhe një ish-deputeti qesharak si Selami Jenisheri. Për Topin incidenti me të qe një lajm me rëndësi kombëtare prandaj raportoi: “Në një prej tyre ishte protagonist ish-deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Selami Jenisheri. Ky i fundit u fut në sallë dhe u ul në karriget e para, ku ishin pozicionuar organizatorët. Pas pak çastesh, rojat e sigurisë hynë në sallë dhe e nxorën jashtë, por vetëm për momentin, pasi më pas Jenisheri u bind dhe u ul në fund të sallës duke dëgjuar”.

Të njëjtin lajm e konsideroi me rëndësi të veçante edhe Gazeta Tema, që e nxori në ballë të faqes. Ndërsa Report TV dhe Shqiptarja.com i kushtuan minuta dhe rreshta të tëra ngjarjes duke konstatuar: “Vetëm sherr dhe akuza mes pjesëmarrësve dhe ende të paqartë si bie Rama”. Edhe për Dritare.net interesant ishte titulli: “Nis Kuvendi i Parë Kombëtar Qytetar, tensione gjatë mbledhjes”.

Po t’i ndiqje me vëmendje dukej sikur ky tubim, nuk qe një shkëmbim normal mes njerëzish të lirë për të kuvenduar, por paraqitej si një produkt që rridhte nga vullneti i mbi 100 mijë protestuesve që kishin zgjedhur një përfaqësi që po prodhonte tensione dhe përçarje. Kaq mjafton për të kuptuar se kush qëndron pas gjithë këtij skenari.

 

Marrë nga Lapsi.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Media holandeze jehonë protestave 50-ditore në Tiranë
Artikulli tjetër Nga kapja e shtetit, te korrupsioni/ Arsyet pse po protestohet

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë
Analize Sociale Sporti Te Tjera 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.