Me një kërkesë zyrtare drejtuar Bashkisë Durrës, Ministrisë së Kulturës dhe institucioneve të tjera, një përfaqësi e grupimit qytetar kundër projektit TID në Durrës kërkon pezullimin e menjëhershëm të të gjitha punimeve, prishjeve dhe procedurave të shpronësimit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, nga 74 prona të parashikuara fillimisht për shpronësim, të paktën 20 prej tyre rezultojnë se nuk duhet të jenë më objekt ndërhyrjeje apo prishjeje.
“S’kanë të drejtë të na prishin shtëpitë”, është shprehur një qytetare.
Përfaqësuesit e pronarëve paralajmërojnë se vazhdimi i ndërhyrjeve mbi aktet ligjore tashmë të shfuqizuara e bën projektin të pamundur dhe të paligjshëm, ndërsa kërkojnë nga institucionet përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore.
Marrë nga Top Channel