KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën
AktualeAnalizeFokusKryesorePolitikeTe Tjera

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Ramën

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2026 5:24 pm
133 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Ish-e dashura e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal ka ndërruar jetë papritur në shtëpinë e saj në Florida. “Daily Mail” shkruan se Allison Guerriero, 52 vjeç, ndërroi jetë disa orë pasi kishte bërë 75 postime në rrjetin social “X”. Aty ishte edhe një video të saj duke ecur në rrugë ndërsa në një tjetër deklaronte: “E urrej FBI-në”.

Deklaratat e saj ishin pjesë e fushatës së saj të paepur disavjeçare, në mediat sociale, kundër 58-vjeçarit të martuar McGonigal dhe kundër figurave të tjera të larta në këtë agjenci.

Guerriero, një mikeshë e ngushtë e ish-kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Rudy Giuliani ndërroi jetë mbrëmjen e 27 gushtit, sipas babait të saj 80-vjeçar, Billit.

Ajo kishte pasur një lidhje 18-mujore me McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork. Pas zbulimit të tij ajo ndihmoi hetuesit të zbulonin krimet e tij, përfshirë edhe një punë të fshehtë që ai bënte për oligarkun rus Oleg Deripaska.

McGonigal po vuan një dënim me 6 vjet e 6 muaj në burg federal, por Guerriero këmbënguli gjithmonë se ai duhet të merrte një dënim më të ashpër.

Ajo kishte përmendur në dëshmitë e saj edhe raportet e McGonigal me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një intervistë për Euronews Albania, Guerriero tha se McGonigal kishte një marrëdhënie të veçantë me kreun e qeverisë shqiptare.

“Ai do të shkonte në Shqipëri të takohej me Kryeministrin Edi Rama, por nuk më tregonte se kush ishte objekti i takimit. Unë besoj se ishin miq personal dhe flisnin shpesh në telefon më njëri-tjetrin. Charli e ka marrë në telefon kryeministrin Rama në praninë time jo shpesh, por shpesh më thoshte që e kishte mik të mirë.

Charlie më thoshte që ishte mik me Kryeministrin Rama dhe mu duk e pazakontë që një agjent i këtij niveli të lartë të FBI të ketë një miqësi të tillë. Ata shpesh flisnin në telefon me Viasat dhe më tregonte foto që kishin qenë bashkë.

Më dukej një miqësi e pazakontë. Kur Rama ishte në New York, Charlie më tha që ata kishin ngrënë darkë bashkë në një restorant të shtrenjtë dhe për mua kjo ishe një gjë që një agjent i FBI nuk duhet ta bënte. Në Shqipëri janë takuar, dhe Charlie më ka çuar një tekst në shtator të 2017-ës kur ishte atje. Më tha që do të udhëtonte në Shqipëri dhe në Kosovë” – tha ajo në atë kohë.

Ditën e vdekjes së saj, ajo postoi një video-selfie duke shëtitur në Boynton Beach, Florida, duke thënë: “Hej, mirëmëngjes të gjithëve. Miq dhe armiq… sigurisht që jam në mes të gjithë çrregullimit tim post-traumatik të stresit (PTSD) që nga 11 shtatori, por në fakt po marr frymë me lehtësim të madh…”

Babai i saj i tha Daily Mail se ende nuk i është thënë shkaku i vdekjes apo rrethanat. “Nuk e dimë ende. Po presim të kemi qasje në raportin e autopsisë. Besoj se do të lëshojnë një certifikatë vdekjeje brenda ditës tjetër, në mënyrë që ta çojmë në shtëpi dhe ta varrosim”, tha ai.

“Mund të ketë qenë një aksident. Mund të ketë rrëshqitur. Mund të ketë qenë çdo gjë. Po presim certifikatën e vdekjes që të dimë se çfarë ka ndodhur” – tha ai.

Një zëdhënës i policisë i tha Daily Mail se “Nuk duket të ketë shenja të ndonjë vepre të paligjshme në këtë moment”, por hetimi është duke vazhduar. Nuk përjashtohet as mundësia e vetëvrasjes apo dhe e një krimi. Njëri prej miqve të saj i tha Daily Mail: “Ajo kërcënohej shumë nga njerëzit në internet për pikëpamjet e saj. Ajo sigurisht që kishte armiq.”

 

Marrë nga Daily Mail

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Champions League sot/ Spektakël me nëntë sfida

Apeli i Posaçëm vendos për Vlora Hysenin/ Arrest shtëpie sërish, ish-drejtoresha e SHISH

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë 2026/ Kritika për Kuvendin, ndërhyrjet politike në drejtësi dhe lirinë e medias

“Ngërçi institucional e ka penguar Kosovën, në rrugën e anëtarësimit në BE”

Marta Kos në Parlamentin Europian: “Tirana duhet të vazhdojë punën në sistemin e drejtësisë dhe mjedisit”

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Mali i Zi po i afrohet anëtarësimit në BE, Serbia përpiqet ta ndalojë
Artikulli tjetër Nderimet shtetërore për Ratko Mlladiçin, zemërim te boshnjakët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit të Fierit në atë spitalor
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Stërvitje pranë Aeroportit të Rinasit, Ministria: Nuk ka emergjencë reale
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 4 Nëntor, 2026
Qeveria planifikon mbi 1 miliard euro për projekte hekurudhore
Analize Ekonomi Kryesore Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.