KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: OKB: Bota ka hyrë në zonën e rrezikut të motit ekstrem
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > OKB: Bota ka hyrë në zonën e rrezikut të motit ekstrem
AktualeAnalizeFokusOpinionSociale

OKB: Bota ka hyrë në zonën e rrezikut të motit ekstrem

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 10:39 am
21 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Bota ka hyrë në një “zonë të rrezikshme të kushteve ekstreme të motit”, ndërsa pasojat e fenomenit  El Nino kanë filluar të ndihen në mbarë botën, ka paralajmëruar kreu i OKB-së, Antonio Guterres.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) ka publikuar të dhënat më të fundit mbi këtë fenomen natyror të motit, duke treguar  se ai mund të jetë më i fuqishmi në më shumë se 70 vjet dhe të zgjasë të paktën deri në  shkurt të vitit 2027.

El Nino ndryshon kushtet e motit në të gjithë botën, duke sjellë thatësira në disa rajone, ndërsa në të tjera shkakton tajfune më të fuqishme dhe përmbytje.

Parashikuesit e motit thonë gjithashtu se El Nino do të rrisë temperaturat në disa zona, duke iu shtuar ngrohjes globale që po shkaktohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor.

“El Nino po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha para syve tanë. Shkenca nuk lë vend për dyshime: planeti ndodhet në ujëra të paeksploruara dhe këto ujëra po ngrohen”, tha Guterres.

Sistemet e paralajmërimit të hershëm janë forcuar, ndërsa është rritur edhe angazhimi paraprak i ndihmës mjekësore. Megjithatë, fuqia e këtij fenomeni të veçantë ka ngritur shqetësime serioze, veçanërisht për grupet më të cenueshme.

WMO-ja e cila është agjenci e OKB-së tha se ka ndërmarrë një “mobilizim të madh” për të shpërndarë parashikimet e saj mbi ngjarjet e mundshme ekstreme të motit të lidhura me El Ninon në sa më shumë komunitete që të jetë e mundur.

Sekretarja e Përgjithshme e WMO-së, Celeste Saulo, paralajmëroi: “El Nino ka potencialin t’u shkaktojë një goditje të madhe komuniteteve dhe ekonomive në mbarë botën.”

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deputetja Tabaku: Shqipëria vendos më shumë gjoba se rajoni
Artikulli tjetër 96 ditë revoltë/ Protestuesit sërish në shesh, paralajmërohet përshkallëzim deri në “rrethimin” e Kryeministrisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.