KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në
AnalizeFokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Qendrat e refugjatëve/ Amnesty International: Modeli Itali-Shqipëri mund të kthehet në precedent të rrezikshëm për BE-në

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 11:58 am
13 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Marrëveshja Itali-Shqipëri për menaxhimin e emigracionit është rikthyer në vëmendje në kuadër të debatit të ri europian për krijimin e të ashtuquajturave “return hubs”, qendra jashtë territorit të BE-së ku mund të transferohen persona që përballen me deportimin.

Amnesty International ka ngritur shqetësime serioze për këtë model, duke paralajmëruar se qendra të tilla mund të krijojnë rrezik për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Deklarata vjen në prag të takimit të 4 shtatorit mes Austrisë, Danimarkës, Gjermanisë, Greqisë dhe Holandës, ku pritet të diskutohet progresi i planeve për krijimin e marrëveshjeve për “return hubs”.

Sipas organizatës, negociatat mes këtyre vendeve janë veçanërisht të avancuara me Ugandën dhe Ruandën, ndërsa në Ugandë raportohet se po shqyrtohet krijimi i një qendre që mund të nisë funksionimin në vitin 2027 dhe të ketë kapacitet për deri në 10 mijë persona.

Drejtoresha e Zyrës së Institucioneve Europiane të Amnesty International, Eve Geddie, paralajmëroi se këto struktura mund të kthehen në vende ku ndalimi dhe deportimi i migrantëve kryhen larg vëmendjes publike dhe jashtë garancive të plota për të drejtat e njeriut.

“Qendrat e kthimit” mbartin, sipas saj, rrezikun e ndalimeve arbitrare, torturës, keqtrajtimit dhe kthimeve të detyruara drejt vendeve të origjinës.

Në deklaratën e saj, Amnesty International i referohet drejtpërdrejt edhe marrëveshjes Itali-Shqipëri, duke e vendosur atë në të njëjtin debat mbi përpjekjet e qeverive europiane për të zhvendosur jashtë territorit politikat e migracionit.

Nga pikëpamja e organizatës, përvoja e marrëveshjes Itali-Shqipëri tregon rreziqet që mund të shoqërojnë një model të tillë, veçanërisht për personat që transferohen jashtë vendit ku kanë kërkuar mbrojtje.

“Ne tashmë e dimë, nga marrëveshja Itali-Shqipëri dhe përpjekjet e mëparshme të qeverive për të transferuar ose zhvendosur jashtë territorit politikat e tyre të migracionit, se ‘qendrat e kthimit’ do të dëmtojnë në mënyrë disproporcionale personat e racizuar”, deklaroi Geddie.

Amnesty paralajmëron se “return hubs” mund të përfshijnë ndalime automatike dhe të paligjshme, kthime të mëtejshme të personave drejt vendeve ku mund të rrezikohen të drejtat e tyre, si dhe kufizime në aksesin ndaj procesit të rregullt ligjor dhe mjeteve juridike.

Uganda dhe Ruanda në qendër të diskutimeve

Shqetësimet e organizatës lidhen veçanërisht me dy vendet që po shqyrtohen si destinacione të mundshme për këto struktura.

Për Ugandën, Amnesty International citon një histori represioni politik, ndalimesh të paligjshme dhe deportimesh, ndërsa kritikon edhe legjislacionin e ashpër kundër personave LGBTQ+.

Edhe Ruanda ngre shqetësime për shkak të situatës së të drejtave të njeriut. Amnesty i referohet rolit të qeverisë dhe ushtrisë rëandaze në raport me grupin e armatosur M23 në Republikën Demokratike të Kongos, i cili është akuzuar për abuzime të rënda.

Në vitin 2023, Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar arriti në përfundimin se Ruanda nuk ishte një vend i tretë i sigurt për transferimin me forcë të azilkërkuesve, duke marrë në konsideratë akuzat për represion, ndalime arbitrare, keqtrajtim dhe torturë.

Ndërkohë, Rregullorja e BE-së për kthimin, e cila ende nuk është miratuar përfundimisht, parashikon që marrëveshjet për “return hubs” të lidhen vetëm me vende ku respektohen standardet dhe parimet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Amnesty International kërkon që qeveritë europiane t’i refuzojnë këto plane, duke argumentuar se përgjegjësitë për migracionin dhe azilin nuk duhet të zhvendosen te vendet e treta.

 

Marrë nga Amnesty.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje

Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së

Trump shfaqet në monedhën e re amerikane

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Artikulli tjetër Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gomone me drejtues të dehur mes pushuesve në Triport
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Marjana Koçeku: Mbyllen mbi 200 faqe në Instagram, sulme ndaj protestës
Aktuale HI-Tech Koment Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë
Aktuale Kryesore Politike 3 Shtator, 2026
Bashkitë mbledhin dyfishin e taksave nga qytetarët
Analize Finance Fokus Kryesore Politike Zhvillim 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.