KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze
AktualeAnalizeBotaFinanceSociale

BE-ja vendosi tarifa për blerje nga Temu, AliExpress e kompani të tjera kineze

Përditësimi i fundit: 3 Shtator, 2026 12:39 pm
14 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Bashkimi Evropian ka hequr përjashtimin doganor që lejonte që dërgesat e vogla nga vendet e treta të hynin në bllok pa paguar doganë. Kjo do të thotë se konsumatorët evropianë nuk do të mund të blejnë më mallra përmes platformave të njohura kineze si Shein, Temu dhe AliExpress me kushtet e deritanishme, për shkak të të cilave, produktet e tyre shpesh ishin dukshëm më të lira se mallrat e prodhuara në Bashkimin Evropian.

Nga 1 korriku, blerjet online jashtë BE-së me vlerë deri në 150 euro nuk janë më të përjashtuara nga dogana, ka njoftuar Komisioni Evropian (KE).

Bëhet fjalë për rregulla që kanë për qëllim krijimin e kushteve më të barabarta për kompanitë e BE-së dhe forcimin e mbrojtjes së konsumatorëve.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se ky ndryshim synon të krijojë kushte më të drejta për kompanitë evropiane dhe të sigurojë mbrojtje më të mirë për konsumatorët.

“Shumë prej këtyre produkteve nuk i përmbushin standardet e sigurisë së BE-së, duke i ekspozuar konsumatorët ndaj rrezikut”, shkroi ajo në X.

Sipas njoftimit të KE-së, mallrat e blera online nga vendet e treta dhe që dërgohen drejtpërdrejt te konsumatorët tani i nënshtrohen një tarife doganore prej 3 eurosh për çdo kategori produkti.

Këtë tarifë formalisht do ta paguajnë platformat online ose kompanitë që shesin dhe importojnë mallrat. Megjithatë, Komisioni Evropian pranoi se nuk mund të parashikohet nëse kjo kosto shtesë do t’u bartet konsumatorëve përmes çmimeve më të larta të produkteve.

“Janë konsumatorët ata që nuk duhet ta paguajnë këtë tarifë, por shitësit ose platformat online që tani janë të detyruara të paguajnë tarifën doganore. Natyrisht, ne nuk mund të flasim në emër të shitësve apo platformave se a do t’i rrisin çmimet, por përgjegjësia për pagesën e tarifës prej 3 eurosh nuk është te konsumatorët”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podesta.

Tarifa nuk llogaritet për paketë, por sipas llojit të produktit. Kjo do të thotë se blerja e një artikulli në disa copë ose madhësi – për shembull pesë bluza të njëjta me numra të ndryshëm – do të tarifohet me një taksë të vetme prej 3 eurosh.

Megjithatë, nëse në të njëjtën dërgesë blihen lloje të ndryshme produktesh, për shembull një bluzë, një orë dhe një lodër, për secilën kategori produkti do të llogaritet një taksë e veçantë prej 3 eurosh, edhe pse të gjithë artikujt vijnë në një paketë të vetme.

“Ky përjashtim ishte futur për të shmangur kostot e larta administrative për blerjet me vlera të vogla. Megjithatë, rrethanat sot janë krejtësisht të ndryshme. Tani në Bashkimin Evropian çdo ditë mbërrijnë miliona pako me vlera të voglae”, tha Podesta.

“Në të njëjtën kohë, kompanitë e BE-së që importojnë mallra me shumicë paguajnë detyrime doganore, ndërsa platformat e mëdha online nga vendet e treta mund t’i dërgojnë mallrat direkt te konsumatorët pa këto kosto. Kjo ka prishur konkurrencën e barabartë në treg, ndërsa heqja e përjashtimit mundëson krijimin e kushteve të barabarta për bizneset evropiane”, shtoi ajo.

Sipas të dhënave të Komisionit Evropian, vetëm gjatë vitit 2025 në tregun e BE-së kanë mbërritur 5.9 miliardë artikuj në pako me vlera të vogla nga vendet e treta, pa paguar doganë.

Kjo do të thotë se përmes doganave evropiane çdo ditë kalojnë më shumë se 16 milionë pako të destinuara për konsumatorët. Paketat me vlera të ulëta sot përbëjnë 97 për qind të të gjitha artikujve të importuar në BE, por vetëm 2 për qind të vlerës totale të importeve.

“Me ndryshimin e modeleve tregtare, konkurrenca në këtë sektor nuk është më e barabartë. Rregulli i përjashtimit është keqpërdorur në mënyrë rutinore përmes nënvlerësimit të mallit ose ndarjes artificiale të porosive në disa pako për të qëndruar nën pragun prej 150 eurosh”, thuhet në njoftimin e KE-së

Brukseli thotë se rregullat e reja do të barazojnë kushtet e biznesit mes tregtarëve evropianë që importojnë mallra me shumicë dhe platformave të mëdha online jashtë BE-së.

Në të njëjtën kohë, pritet që ato të kontribuojnë edhe në zgjidhjen e problemeve mjedisore të lidhura me rritjen e shpejtë të tregtisë elektronike, përfshirë shtimin e mbetjeve nga paketimet dhe emetimet që krijohen gjatë transportit.

Sistemi i ri do të përfshijë edhe identifikues produktesh (PID) për mallrat e importuara, të cilët do t’u mundësojnë autoriteteve doganore zbulim më të lehtë të produkteve të pasigurta dhe mallrave që nuk janë në përputhje me standardet e BE-së. Përdorimi i tyre do të jetë vullnetar nga 1 korriku 2026, ndërsa i detyrueshëm nga nëntori i po këtij viti.

Komisioni Evropian thotë se një hulumtim i kryer gjatë vitit 2025 ka treguar se më shumë se 60 për qind e mallrave me vlerë të ulët që hyjnë në BE nuk përputhen me standardet evropiane të sigurisë ose me rregullat e cilësisë së produkteve, gjë që ngre shqetësime për praninë e substancave toksike dhe etiketimin e pasaktë.

Sipas rregullave të reja, platformat online do të kenë statusin e të ashtuquajturit “importues i supozuar”, duke u bërë ligjërisht përgjegjëse për sigurinë e produkteve dhe mund të ndëshkohen nëse mallrat nuk i përmbushin standardet e BE-së.

Tarifa doganore prej 3 eurosh është një masë e përkohshme dhe do të zbatohet deri në korrik 2028, kur pritet të bëhet funksionale Qendra e re Doganore e të Dhënave e Bashkimit Evropian. Pas kësaj do të zbatohen tarifat standarde, në varësi të klasifikimit tarifor, origjinës dhe vlerës së produktit.

Kjo masë është pjesë e një reforme më të gjerë të sistemit doganor të BE-së, e cila është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe shtetet anëtare në mars 2026. Reforma parashikon gjithashtu vendosjen e një tarife të veçantë për përpunimin e dërgesave nga tregtia elektronike nga nëntori 2026, me qëllim që t’u ndihmohet shërbimeve doganore të mbulojnë kostot e rritura nga numri gjithnjë e më i madh i pakove.

 

Marrë nga Vox-al.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Miratohet fondi për kompensimin e pronarëve të prekur nga legalizimet

Zhduken llogaritë që promovuan protestën e flamingove në rrjetet sociale

Vlorë/ Biznesmeni Vasil Bedinaj denoncon në polici një kërcënim

Tragjedi në Ishujt Kanarie, 83 emigrantë raportohen të humbur pas mbytjes së anijes

Francë/ Zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, shënjestra të një bande rrëmbyesish

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Artikulli tjetër Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vjenë: Vdesin 4 punëtorë nga Kosova, pas rënies së skelave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni 3 Shtator, 2026
Pse taksa 5 përqind ndaj miliarderëve në Kaliforni po ndiqet me vëmendje
Aktuale Analize Bota Finance Kryesore Sociale 3 Shtator, 2026
Kosovë/ Veteranët paralajmërojnë protesta, nëse dënohen ish-krerët e UÇK-së
Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale Zhvillim 3 Shtator, 2026
Trump shfaqet në monedhën e re amerikane
Aktuale Bota Finance Sociale Te Tjera 3 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.