KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë
AktualeAnalizeFokusKryesoreSociale

Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 9:59 am
67 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Për të dytën ditë radhazi, administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për shkak të ngërçit me pagat e muajit gusht. Punonjësit dhe sekretarët gjyqësorë të Dhomës Civile dhe asaj Penale nuk po ofrojnë shërbime, ndërsa kërkojnë sqarime se kur do të ekzekutohen pagat e tyre.

Për të mos penalizuar personat e arrestuar, do të zhvillohen vetëm seancat që lidhen me caktimin e masave të sigurisë. Një ditë më parë, bojkotit iu bashkua edhe administrata e Gjykatës së Apelit.

Ngërçi i krijuar me pagat në sistemin e drejtësisë solli të martën edhe mbledhjen e kryetarëve të gjykatave në Gjykatën e Lartë, ku u vendos që më 10 shtator të thirret një mbledhje e jashtëzakonshme e Përgjithshme e Gjyqtarëve.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, zhvilloi një takim me drejtuesit e prokurorive, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Shoqatës së Prokurorëve. Gjatë takimit u theksua nevoja për një zgjidhje të shpejtë nga Kuvendi, në respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “u dakordësua vijimi i trajtimit të kësaj çështjeje përmes instrumenteve ligjore, në funksion të garantimit të pavarësisë dhe funksionimit normal të sistemit të drejtësisë”.

Situata u krijua pasi Kuvendi nuk miratoi brenda afatit të 31 korrikut formulën e re për pagat e magjistratëve, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas përfundimit të afatit, KLGJ dhe KLP argumentuan se ishin të detyruara të zbatonin vendimin e Kushtetueses, duke përcaktuar pagën e re referuese në 222 mijë e 425 lekë, nga 156 mijë e 800 lekë që ishte më parë, si dhe një shtesë prej 14 mijë lekësh për nivelin e kualifikimit.

Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat e përllogaritura sipas formulës së re, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Ministria kërkoi që listëpagesat të ridërgoheshin sipas metodologjisë së mëparshme.

Si pasojë e këtij ngërçi, pa marrë pagat e muajit gusht kanë mbetur jo vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, por edhe punonjësit e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

A është e dënuar Europa?

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Plazh dhe turizëm i lirë dentar/ Oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët
Artikulli tjetër Në Sshtetin e Ronit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.