KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Plazh dhe turizëm i lirë dentar/ Oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Plazh dhe turizëm i lirë dentar/ Oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët
AktualeAnalizeKryesoreOpinionSociale

Plazh dhe turizëm i lirë dentar/ Oferta dyfishe e Shqipërisë që po josh europianët

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 9:57 am
7 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Anthony Hook është ulur në karrigen e dentistit, duke buzëqeshur dhe duke parë dhëmbët në një pasqyrë të vogël dore. Atij i është kërkuar të pozojë për fotografi, duke treguar buzëqeshjen e tij të re, dhe ai është më se i lumtur ta bëjë këtë.

58-vjeçari, i cili punon si larës dritaresh në Bolton në Mançester tani zotëron një set të ri dhëmbësh nga Tirana.

Ky nuk është një emër marke, të paktën jo ende. Por do të ishte një slogan i përshtatshëm ndërsa Shqipëria po hyn vendosmërisht në biznesin e turizmit mjekësor.

Tirana, kryeqyteti i vendit, është qendra e këtyre operacioneve. Dhe sapo dallon dhëmbët e parë, fillon t’i shohësh kudo. Duket se janë të shpërndarë në të gjithë qendrën e qytetit: dhëmbë të mëdhenj, më të mëdhenj se përmasat reale, tejet të bardhë, të cilët, të paktën në këto anë nënkuptojnë se një klinikë dentare nuk është larg.

Vetëm në zonën metropolitane të Tiranës ka pothuajse katërqind klinika dentare, dhe shumica e tyre ndodhen në qendër të qytetit. Kjo është më se e mjaftueshme për një popullsi prej rreth 600 mijë banorësh.

Prandaj, nuk është për t’u habitur që dhjetëra dentistë po synojnë tashmë klientë nga vende të tjera. Ata kanë ngritur faqe interneti dhe tabela reklamuese në anglisht dhe italisht, përveç shqipes.

Implantet dentare në Shqipëri kushtojnë zakonisht rreth 600 euro për dhëmb, një çmim i ngjashëm me atë në Turqi, e cila prej kohësh ka qenë destinacioni kryesor jashtë vendit për njerëzit në Europën Perëndimore që kërkojnë trajtime dentare shumë më të lira sesa ato që mund të marrin në vendet e tyre.

I njëjti trajtim në Mbretërinë e Bashkuar, Francë ose Gjermani mund të kushtojë lehtësisht katër herë më shumë.

Për Hook, kjo mundësi ishte e parezistueshme. Ai bëri vizitën e tij të parë në Tiranë për të parë futbollistët e Anglisë të luanin kundër Shqipërisë vitin e kaluar, por më pas u bë kureshtar nga të gjitha tabelat reklamuese të dentistëve. Kjo e shtyu të merrte masa për dhëmbët që i mungonin.

Ai mendoi të zgjidhte Shqipërinë në vend të Turqisë, sepse ishte i shqetësuar nga raportimet në media për trajtime dentare ose transplante flokësh në Turqi që kishin shkuar keq.

Në fakt, edhe Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar paralajmëron se është “në dijeni të shtatë shtetasve britanikë që kanë vdekur në Turqi në vitin 2025 pas procedurave mjekësore”. Ajo shton se “disa shtetas britanikë kanë përjetuar gjithashtu komplikacione pas ndërhyrjeve kirurgjikale në Turqi dhe kanë pasur nevojë për trajtim ose ndërhyrje të mëtejshme kirurgjikale pas procedurës së tyre”.

Hook thotë se nuk do të shkonte në Turqi “sepse kam dëgjuar shumë gjëra të këqija”, duke shtuar se ai bëri shumë kërkime përpara se të merrte vendimin për të kryer trajtimin në Tiranë.

“Hyra në internet dhe e u informova siç duhet. M’u deshën dy ditë për të bërë kërkimet, sepse nuk jam nga ata njerëz që hidhen menjëherë në diçka.”

Pas disa udhëtimesh të tjera në Shqipëri, Anthony tani ka një sërë implantesh dentare.

“Do të vija këtu një herë në muaj për pushime, po të mundja,” thotë ai duke qeshur.

Elite Dental është një nga klinikat më të mëdha në Tiranë. Ajo është plotësisht e licencuar nga autoritetet shëndetësore shqiptare, dhe të 15 dentistët që punojnë aty janë gjithashtu të licencuar.

Drejtuesi i klinikës, Ardtur Dema, thotë se ai “nuk është në favor të dëmtimit të dhëmbëve të shëndetshëm vetëm për arsye estetike”. Në vend të kësaj, ai thotë se përparësi ka “ndryshimi i jetës së njerëzve” përmes rikthimit të aftësisë së tyre për të përtypur dhe, natyrisht, për të buzëqeshur.

Dema beson se për sa kohë Shqipëria mbetet jashtë BE-së, çmimet për trajtimet ka të ngjarë të mbeten të ulëta. Në të njëjtën kohë, kompanitë ajrore me kosto të ulët kanë zgjeruar ndjeshëm rrjetin e fluturimeve drejt dhe nga Tirana, që do të thotë se ai ka po aq gjasa të ketë një pacient nga Torino sa edhe nga Tirana.

Por Dema është i shqetësuar se shpërthimi i turizmit mund të çojë në shfaqjen e operatorëve më pak të ndershëm, duke dëmtuar të gjithë sektorin. Ai është anëtar i sapokrijuar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit Mjekësor, por shumë të tjerë nuk janë, të paktën ende jo.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i thotë BBC-së se qeveria po përpiqet të kompensojë kohën e humbur pas pesë vitesh gjatë të cilave numri i përgjithshëm i turistëve ndërkombëtarë që kanë hyrë në Shqipëri është më shumë se dyfishuar. Një lloj çertifikimi zyrtar për objektet e turizmit mjekësor është një mundësi, por qeveria ende nuk i ka përcaktuar detajet.

“Është një industri e re që është pjesë e industrisë së turizmit dhe që po tregon një potencial të madh, ku ka njerëz shumë të aftë,” thotë Rama.

Ai shton se qeveria dëshiron të ndihmojë të gjithë ofruesit me reputacion “të mbijetojnë” dhe të mbrojë sektorin nga “konkurrenca e keqe” informale.

Përveç trajtimeve dentare, disa vizitorë në Shqipëri kanë filluar të mendojnë për “vijën e flokëve”, krahas “vijës bregdetare”.

Disa klinika të transplanteve të flokëve po punësojnë specialistë turq, ndërsa të tjera janë në fakt degë të bizneseve me bazë në Turqi.

Vatanmed, në Tiranë, është një nga këto të fundit. Specialistja e shitjeve dhe konsulentja e shëndetit, Ayşe Mina Kasemi, e përshkruan biznesin si një “markë globale”, me 15 klinika në disa vende. Sipas saj, kjo përmasë e biznesit e bën atë “një vend të sigurt për t’u besuar” nga pacientët ndërkombëtarë që mbërrijnë për trajtim.

Përveç kësaj, Ayşe thekson se Shqipëria ka edhe tërheqjen e saj të veçantë.

“Kur njerëzit vendosin të kryejnë një ndërhyrje për transplant flokësh këtu në Shqipëri, ata gjithashtu duan të bëjnë pushime këtu, sepse Shqipëria është një vend shumë i bukur,” thotë ajo, ndërsa shton një paralajmërim për pacientët që kryejnë transplante flokësh.

“Për dy ose tre ditët e para, duhet të jenë të kujdesshëm, nuk u lejohet të ekspozohen në diell.”

Kjo nuk është një çështje që shqetëson Anthony Hook. Ai e mban kokën të rruar dhe nuk ka ndërmend ta pasojë trajtimin dentar me një ndryshim radikal të flokëve. Kështu, shijimi i plazheve dhe peizazheve të Shqipërisë ishte padyshim pjesë e tërheqjes për të rregulluar dhëmbët e tij këtu.

“Ka shumë gjëra për të bërë në Tiranë… ka shumë gjëra për të bërë përgjatë bregdetit, është absolutisht mahnitëse,” thotë ai. “Dua ta shijoj tani, përpara se të bëhet shumë e njohur dhe të shkatërrohet si çdo vend tjetër.”

Me dhëmbët e tij të rinj, shijimi i kuzhinës shqiptare padyshim që do të jetë gjithashtu pjesë e planit të Anthonyt. Përveç çdo gjëje tjetër, ajo buzëqeshje do të shkëlqejë në fotografitë e pushimeve.

 

Marrë nga BBC

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Produktiviteti i punës/ Shqiptarët të fundit në rajon
Artikulli tjetër Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.