KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Në Sshtetin e Ronit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Në Sshtetin e Ronit
FokusKryesoreOpinionPolitikeSociale

Në Sshtetin e Ronit

Përditësimi i fundit: 9 Shtator, 2026 10:02 am
26 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nga Irena Beqiraj

 

Audio-përgjimi që dëgjuam dje tregoi se korrupsioni i zakonshëm administrativ që thyen rregullat është tejkaluar. Në shtetin aktual shqiptar, rregullat i rishkruan Roni.

Audio-përgjimi tregoi se ne operojmë në “Shtetin e Ronit”, ku menaxhimi i pronës publike riorganizohet në mënyrë të tillë që shfrytëzimi i saj të kanalizohet vetëm në duart e Ronit dhe sojit të tij, duke anashkaluar rregullat e transparencës dhe llogaridhënies.

Audio-përgjimi i djeshëm ishte prova më e pastër se si ligji përdoret si instrument nxitës i njëanshëm për transferimin e parave pa procedura garuese, pa transparencë e pa llogaridhënie, nga buxheti te Roni, i cili haptazi thotë se është i panginjur dhe dëshiron të bëjë më shumë para.

Në “shtetin e Ronit”, i cili ka filluar të ngrihet që më 2018, shtrembërimi i procedurave të prokurimit kryhet lehtësisht me anë të ndërmarrjeve shtetërore (NSH), të cilat përdoren si instrument për legjitimimin e korrupsionit. “Modeli Kayo” dhe rrjeti i kompanive të krijuara nën të nuk është gjë tjetër veçse një variant më i përsosur i vjedhjes që filloi po me Ronin në 2018 me krijimin e Air Albania-s, sot të falimentuar. Modeli Kayo që po replikohet te një tjetër kompani tregtare, e cila do të zotërojë milionat që menaxhonte AKSHI, apo te kompania e barnave, janë shembuj ekselentë të përdorimit të ndërmarrjeve shtetërore si tuba për të transferuar prona dhe para publike pa procedurë, pa tendera e pa garë, pa kontroll, nën kujdesin e Ramës, te soji i Ronit, të cilët e shuajnë etjen për para te buxheti i shtetit më të varfër në Evropë.

Në shtetin e Ronit, Roni qeveris, Rama administron, korrupsioni legjitimon, presioni blen heshtjen. Sa më shumë konsolidohet kjo mënyrë qeverisjeje, aq më shumë dëmet janë të pakthyeshme. Besa, Pasqyrat e Prania Besnike janë thjesht manovra për të maskuar dhimbjet e degradimit.

Për dhëmbët me faceta të Ronit, shteti lipset t’i dorëzohet arrë e qëruar. Për këtë nevojitet Ermal Nufi, i cili ka ambicie që nga zëvendëssekretar në Kryeministri të bëhet ministër. Ermali e di mirë që Rama promovon vetëm ata që qërojnë dardha, kumbulla e arra për të dhe për Ronin, ndaj për të kënaqur ambicien nuk heziton të shërbejë duke bërë skeletet e nevojshme në dollap.

Por as ai i vetëm nuk mjafton. Që shteti të drejtohet si kompani private e Ronit me administrator Kryeministrin, duhet që në Kuvend Partia Socialiste të çojë mercenarë, të gatshëm të certifikojnë çdo ditë ligjet që i shërbejnë vetëm Ronit. Ndaj me kujdes zgjidhen njerëz që nevoja, ambicia a ligësia i ka zhveshur nga skrupujt dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë opinionit publik kornizën ideologjike që justifikon përdorimin e institucioneve shtetërore për t’i shërbyer interesave të ngushta të Ronit.

Por që Roni jo vetëm të pasurohet, por të duket i zoti dhe i mençur, nuk mjafton Taulanti, Ulsiu, Zeqineja, Sara, Zamira apo edhe Bajram Bega; nevojitet edhe përfshirja e avokatëve, ekspertëve që hartojnë legjislacione ose transaksione që favorizojnë transferimin e burimeve publike në duart e Ronit.

Me pjesëmarrjen aktive të një armate shpirtshitur, shqiptarët e gjejnë veten duke jetuar në një shtet që duket si demokraci në letër, por në realitet funksionon si kartel.

Ky është shteti i Ronit që administrohet nga Kryeministri!

 

Marrë nga Shteg.org

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Wolf Theiss”, studio ligjore që shfaqet pas investimeve më të mëdha në Shqipëri

Ukraina mund të legalizojë pornografinë, për financuar luftën ndaj Rusisë

Ari rus përmbyt Hong Kongun, pas sanksioneve perëndimore

More, po ne ku dreqin jetojmë?

Turizmi i përqendruar në dy qarqe, Tirana dhe Vlora

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Administrata e Gjykatës së Tiranës vijon bojkotin për të dytën ditë
Artikulli tjetër Varrimi që mund t’i kushtojë shtrenjtë Serbisë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ekonomia e përqenderuar në tri qarqe, Tirana, Fieri dhe Durrësi
Analize Ekonomi Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Pyjet dhe kullotat mbulojnë 60% të Shqipërisë
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
Rama ndërron mendje: AKSHI, një eksperiencë e keqe
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Një zë potent i muslimanëve në Shqipëri, letër BE-së për Shtetin Bektashi
Kryesore Opinion Politike Sociale 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.