KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Problemet e evidentuara nga programi i Bankës Botërore
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Problemet e evidentuara nga programi i Bankës Botërore
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Problemet e evidentuara nga programi i Bankës Botërore

Përditësimi i fundit: 10 Shtator, 2026 8:52 am
89 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pavarësisht një rezultati në total pozitiv, disa objektiva të Programit të Dytë të Politikave për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim të Gjelbër të mbështetur nga Banka Botërore po shfaqin vonesa. Kjo lidhet kryesisht me raportimin e ndërmarrjeve shtetërore, gjurmimin e shërbimeve të Fondit Social dhe ngritjen e skemës së përgjegjësisë së prodhuesve për ambalazhet.

Asnjë nga ndërmarrjet shtetërore të përfshira në objektivin për raportimin jofinanciar të audituar nuk e kishte përmbushur kërkesën deri në gusht 2026, kundrejt objektivit prej katër ndërmarrjesh.

“Objektivi për raportimin jofinanciar të audituar nga ndërmarrjet shtetërore ka pak gjasa të arrihet, duke pasur parasysh afatet e raportimit dhe fushën më të ngushtë të subjekteve që pritet të mbeten objekt i kërkesave të rishikuara,” thuhet në raport.

Banka Botërore ka ofruar asistencë teknike për tre ndërmarrje shtetërore për përgatitjen e informacionit jofinanciar të vitit 2024, por pasqyrat financiare të vitit 2025 dhe raportet përkatëse nuk janë audituar ende. Ndryshimet ligjore pritet gjithashtu të ngushtojnë numrin e ndërmarrjeve që do t’i nënshtrohen këtij detyrimi.

Dobësi shfaqen edhe në monitorimin buxhetor. Vetëm 42% e 33 programeve buxhetore në ministritë përkatëse kishin tregues të performancës klimatike, kundrejt objektivit 60%. Banka thotë se faza e ardhshme duhet të përmirësojë metodologjinë dhe gjurmimin e shpenzimeve të lidhura me klimën.

Në Fondin Social, numri i shërbimeve të raportuara nga qeveritë vendore me një linjë të veçantë buxhetore mbetet zero, kundrejt objektivit 10.

“Këto të dhëna nuk bëjnë dallimin mes qendrave ose shërbimeve individuale të financuara,” thuhet në dokument.

Vonesa ka edhe në menaxhimin e mbetjeve. Deri në gusht, 0% e ambalazheve të vendosura në tregun shqiptar mbuloheshin nga organizata të licencuara dhe funksionale të përgjegjësisë së prodhuesit, ndërsa objektivi është 50% deri në dhjetor 2026.

Aktet nënligjore për krijimin e këtyre organizmave pritet të miratohen deri në fund të vitit. Banka paralajmëron se, edhe nëse kjo ndodh, “arritja e objektivit mund të ndodhë pas datës aktuale të mbylljes së programit”.

Vlerësimi në total është i kënaqshëm

Pavarësisht vonesave, Banka e vlerëson si “të kënaqshëm” progresin drejt objektivave dhe zbatimin e përgjithshëm, ndërsa risku mbetet “i konsiderueshëm”. Shtatë nga 13 treguesit e rezultateve janë arritur ose tejkaluar dhe kuadri makroekonomik konsiderohet i përshtatshëm.

Mes rezultateve pozitive, të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe të ardhurat personale arritën 5.8% të PBB-së, mbi objektivin 4.83%. Të gjithë aplikantët për përfitime të aftësisë së kufizuar po vlerësohen sipas sistemit të ri, ndërsa numri i grave mbi 65 vjeç që përdorin shërbime formale të kujdesit për të moshuarit arriti 1,557, mbi objektivin 1,130.

Energjia është ndër fushat me ecurinë më të fortë. Kapaciteti i instaluar nga burimet e rinovueshme, pa hidrocentralet, arriti 637.9 MW, kundrejt objektivit 250 MË, ndërsa tregtimi përmes ALPEX arriti 911.4 GWh deri në korrik. Konsumi në ndërtesat publike ka rënë, por mbetet mbi objektivin e programit.

Në mjedis, Shqipëria ka përmbushur objektivin për dy raporte të verifikuara të emetimeve dhe ka arritur 70% të operatorëve të licencuar për gazet e fluorinuara, mbi objektivin 60%.

Programi, i miratuar në shkurt 2025, është 100% i disbursuar dhe mbyllet më 31 dhjetor 2026. Ai u mbështetet nga një kredi e Bankës Botërore e miratuar fillimisht në vlerën 120 milionë dollarë, ndërsa raporti i fundit tregon 131.92 milionë të disbursuara, ose 100% të financimit.

 

Marrë  nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Protesta studentore/ I vihet flaka koshave përballë Ministrisë së Arsimit

Operacion i madh policor në Stamboll, urdhër-arreste për 68 persona

Fitore ose burg: Beteja e fundit e Bibit

Ish-zyrtari gjerman sulmon Von der Leyen pas rënies së Vuçiçit: Brukseli mbyll sytë…

Shanset që samiti i NATO-s, të mbahet në Tiranë janë thuajse zero

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Azilet kërkojnë staf jashtë vendit
Artikulli tjetër “Aventura e Jared Kushner-it në Shqipëri”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama u faturon shqiptarëve 110 milionë euro taksa shtesë, në fshehtësi!
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 27 Tetor, 2026
Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 27 Tetor, 2026
Qeveria rrit taksat për biznesin/ Tatim më i lartë për fitimin dhe dividentin
Analize Finance Kryesore Politike Sociale 27 Tetor, 2026
Franca, e sëmura e Europës
Analize Bota Opinion Politike Sociale 27 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.