KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Nis viti i ri shkollor, 25 mijë fëmijë në klasën e parë, 53 shkolla të reja

Përditësimi i fundit: 14 Shtator, 2026 8:29 am
9 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Viti i ri shkollor 2026–2027 ka nisur në të gjithë vendin, me mijëra nxënës që rikthehen në bankat e shkollës dhe rreth 25 mijë fëmijë që nisin për herë të parë klasën e parë.

Viti i ri shkollor shoqërohet me një sërë masash dhe ndryshimesh në arsimin parauniversitar, me fokus te përmirësimi i infrastrukturës, forcimi i sigurisë në shkolla, zgjerimi i shërbimit psiko-social dhe krijimi i më shumë mundësive për aktivitete jashtë orarit mësimor.

Siç bën me dije Ministria e Arsimit, vitin shkollor 2026-2027, 53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert për nxënësit. Gjatë vitit shkollor nxënësit do të kenë mundësi të angazhohen edhe në aktivitete të ndryshme akademike dhe krijuese, përfshirë festivalin e shkencës, olimpiadat, konkurset e gjuhës dhe aktivitetet muzikore.

Siguria është një nga elementet më delikate dhe nga prioritetet kryesore të këtij viti shkollor, e theksuar edhe nga ministrja Mirela Kumbaro në fjalën e saj përshëndetëse. Në institucionet arsimore në të gjithë vendin do të jenë në shërbim të nxënësve mbi 400 oficerë sigurie, të cilët do të veprojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara.

Në kuadër të forcimit të masave të sigurisë, 20 shkolla në Tiranë janë përfshirë në projektin pilot “Smart City”. Në këto shkolla parashikohet përdorimi i kamerave inteligjente, si pjesë e masave të shtuara për monitorimin dhe sigurinë e ambienteve shkollore.

Në shkollat e vendit do të jenë të pranishëm 900 psikologë dhe punonjës socialë, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit dhe do t’u përgjigjen nevojave të tyre sociale dhe emocionale. Një nga risitë kryesore të këtij viti është zgjerimi i programit “Pas Shkolle”.

Pas fazës pilot të zhvilluar në Tiranë gjatë vitit të kaluar, programi këtë vit shtrihet në 408 shkolla në të gjithë Shqipërinë. Në kuadër të programit do të zhvillohen klube dhe aktivitete në fusha të tilla si arti, muzika, teatri, sporti, zejet dhe aktivitete të tjera krijuese.

Nxënësit dhe prindërit do të informohen gjatë javëve të para të vitit shkollor për mënyrën e funksionimit të programit dhe për mundësitë e përzgjedhjes së aktiviteteve. Për zhvillimin e tyre është hapur edhe thirrja për trajnerë. Në këtë proces mund të përfshihen mësues, mësues në pension, artistë, artizanë dhe profesionistë të fushave përkatëse.

Të dhënat paraprake për vitin e ri shkollor tregojnë gjithashtu një lëvizje të nxënësve nga arsimi jo-publik drejt sistemit publik. Rreth 1,200 nxënës janë transferuar nga shkollat jo-publike në shkollat publike për këtë vit shkollor. Kjo lëvizje përbën një nga treguesit e ndryshimeve në strukturën e regjistrimeve për vitin 2026–2027.

Përveç procesit mësimor, gjatë vitit të ri shkollor pritet të ketë një fokus më të madh edhe te zhvillimi i aktiviteteve jashtëshkollore. Nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në olimpiada, konkurse, aktivitete shkencore, kulturore dhe artistike, ndërsa programi “Pas Shkolle” synon të zgjerojë këto mundësi në 408 shkolla.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës

Alarm për blerësit shqiptarë e maqedonas të pronave, në Greqi

Kërkohet ndërhyrje në ligj për zyrtarët e policisë

PD dorëzon kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për “KAYO”-n

Kosovë/ PDK-ja sfidon në Kushtetuese procesin e konstituimit të Kuvendit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Grerqi/ Alket Rizai duhej të kthehej sot në burg, sherr me të plagosur në një plazh grek
Artikulli tjetër Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran, rreth zgjedhjeve amerikane

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Albin Kurti me premtime të mëdha: 1 mld euro për prodhimin, paga mbi 1 mijë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni 14 Shtator, 2026
Vendimi për krerët e UÇK-së, Ambasada amerikane paralajmëron protesta të mëdha në Kosovë
Analize Koment Kryesore Politike Rajoni Sociale 14 Shtator, 2026
Valë censure për “Flamingo Revolution”? Repro Uncensored ngre alarmin
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 14 Shtator, 2026
Dy në tre të rinj shqiptarë jetojnë ende me prindërit
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 14 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.