KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës/ Plani vendor lejon pallate deri në 8 kate, Sharxhi po e ndërton 12 kate
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës/ Plani vendor lejon pallate deri në 8 kate, Sharxhi po e ndërton 12 kate
AnalizeFokusKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Mashtrimi i “ortakut” të Lul Bashës/ Plani vendor lejon pallate deri në 8 kate, Sharxhi po e ndërton 12 kate

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 9:20 am
10 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Para pak ditësh, redaksia e Vox News publikoi një investigim për një leje ndërtimi, të dhënë në mes të një lagjeje ekzistuese në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, ku përfitues ishte ortaku i vjehrrit të Lul Bashës. Në dokumentet që hulumtoi Vox News, rezultoi se pallati do të ngrihej 12 kate mbi tokë dhe 2 kate nëntokë, ndërkohë që leja e dhënë nga qeveria është zbardhur kohët e fundit.

Ndërkohë, në redaksinë e Vox News kanë mbërritur të tjera informacione mjaft të dyshimta për dhënien e kësaj leje, ku rezulton se ndërtuesi apo ata që kanë firmosur lejen kanë bërë mashtrimin e radhës. Në zonën ku do të zhvillohet projekti, plani vendor i Bashkisë së Tiranës parashikon ndërtime deri në 8 kate, teksa leja e miratuar nga qeveria është plot 12 kate!

Por, si u dhanë 4 kate shtesë?! Në dokumentet që ka hulumtuar Vox News, ndërtuesi Sharxhi ka bërë një mashtrim për KKT-në apo edhe qeverinë, duke zvogëluar gjurmën e katit të parë. Planet vendore parashikojnë që, nëse një ndërtues zvogëlon koefiçentin e ndërtimit, përshembull nga 60 % të sipërfaqes në 30 % të sipërfaqes, ai mund ta ngrejë në lartësi, për të “kompensuar” gjoja metrat që i shërbejnë qytetit.

Në lejen e ndërtimit është edhe maketi i kullës. Me sy të lirë shihet mjaft qartë se ndërtuesi ka një gjurmë të vogël të katit të parë, teksa katet e sipërme i ka zgjeruar. Por, ky është “mashtrimi” për ta ngritur në lartësi, pasi është justifikuar se gjurma që do të zërë në tokë është me koefiçent të vogël, ndërkohë që katet e mësipërme zgjerohen.

“Parcela është 1106 metra katrorë dhe sipas PPV së Bashkisë Tiranë, që është dokument zyrtar në këtë zonë, në TR227 lejohen vetëm pallate 8 kate dhe 26 metra të lartë me gjurmë kati përdhe 45% dhe projeksion të katit më të madh 55 % të parcelës. Sipas PPV, nëse ndërtuesi fiton bonusin 30%, mund të rritet maksimumi 11 kate me kushtin që gjurma e katit përdhe bëhet minus 6 % për çdo kat mbi 8 kate”, thotë një burim nga qeveria për këtë leje.

Sipas denoncuesve, KKT ka shpikur një hile që mund të quhet edhe e trashë por më tepër e pistë.

“Katin përdhe e bëjnë gjysmën, vetëm me kolona, dhe hapësira me kolona nuk llogaritet në gjurmë. Këtë rregull me shumë rezerva dhe vetëm për raste ekstreme në qendrat e qyteteve të mëdha, e kanë disa vende dhe kryesisht kur duhet ruajtur një trotuar ose duhet zgjeruar një trotuar”, pohojnë të njëjta burime.

Me këtë “stil” të trashë dhe të pacipë, e gjithë Tirana mund të mbushet 100% me ndërtime, duke bërë këtë marifet, ku gjoja kati i parë do të bëhet lulishte mbi soletën e parkimit nëntokësor dhe nën soletën e kateve sipër.

“Këtu e kanë quajtur gjysmën e gjurmës arkade dhe hapësirë rekreative me pemë, mbi soletën e parkimit dhe poshtë soletës së katit të parë”, vijon burimi.

Me këtë mashtrim ndërtuesi ka shtuar katet dhe ka dyfishuar sipërfaqet e kateve sipër, teksa nga llogaritet e bëra rezulton se aktualisht do të ndërtohen 5776 metra katrorë mbi tokë në vend të 3960 metra katrorë. Pra, diferenca vetëm nga intensiteti është plot 1816 metra katrorë, metra të cilat firma i ka reklamuar me 2200 euro (4 milionë euro).

“Qeveria, përveçse ka sjellë një fitim të paligjshëm plus 4 milionë euro, ka ngushtuar distancat me pallatet ngjitur, sepse quan gjurmën e vogël dhe jo fasadën gjigande me projeksion 540 m2”, pohojnë burimet.

Mësohet se në atë nën njësi nr.5 të zonës TR227 ishte planifikuar, dhe ligji i jep përparësi, një kopsht publik. Dhe, pa u ndërtuar apo gjetur sipërfaqja për kopshtin, ligji ndalon çdo zhvillim.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson

Sindikata e punonjësve të transportit protestë para Bashkisë së Tiranës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aleanca mes “mbretit të kokainës” dhe ish-shefit të Gestapos krijoi narkoshtetin e parë në botë
Artikulli tjetër Ç’na duhet leku i fortë kur nuk ul dot çmimin e naftës?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n
Analize Sociale Sporti Zhvillim 16 Shtator, 2026
Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.