KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë
KomentKryesorePolitikeSociale

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 10:09 am
131 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Nicolae Stefanuta, ka shprehur mbështetjen e tij për protestuesit në Tiranë, duke thënë se situata në Shqipëri po ndiqet nga afër në Europë.

Në një deklaratë nga Strasburgu, Stefanuta ngriti shqetësime lidhur me arrestimet dhe kufizimet e disa llogarive në rrjetet sociale që kanë pasqyruar protestat mbi 100 ditore.

“Jam këtu për të folur për shqiptarët që po drejtojnë një revolucion prej më shumë se 100 ditësh. Dalin në protestë çdo ditë dhe tani po arrestohen nga policia. Gazetarët po censurohen. Rrjetet sociale të atyre që po pasqyrojnë protestën po mbyllen”, u shpreh ai.

Më tej, zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian iu drejtua drejtpërdrejt qytetarëve shqiptarë duke u premtuar se nuk janë vetëm në betejën kundër korrupsionit.

“Ju nuk jeni vetëm, shqiptarë. Nuk jeni vetëm në përpjekjet tuaja për transparencë kundër korrupsionit, për natyrën dhe të drejtat tuaja”, shtoi ai.

Deklarata e plotë:

Jam këtu për të folur për shqiptarët që po drejtojnë një revolucion për më shumë se 100 ditë. Dalin në protestë çdo ditë dhe tani po arrestohen nga policia. Gazetarët po censurohen. Rrjetet sociale të atyre që po pasqyrojnë protestën po mbyllen.

Dhe më lejoni t’ju drejtohem shqiptarëve: Ne ju ndjekim nga këtu. Ne e shohim se çfarë po ndodh në Shqipëri. Unë kam qenë atje. Kam qenë në Tiranë. Kam protestuar me këta njerëz. Kam folur me ta dhe më shkruajnë çdo ditë. Ju nuk jeni vetëm, shqiptarë.

Nuk jeni vetëm në përpjekjet tuaja për transparencë, kundër korrupsionit, për natyrën dhe të drejtat tuaja. Shteti shqiptar, nëse do të jesh në Europë, duhet të respektosh rregullat. Të respektosh shqiptarët dhe ne jemi me ta.

 

Marrë nga Gijotina.com

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës

Meloni dhe ‘lufta’ e re me drejtësinë

Ermal Gjinaj, “katalizatori” i parave të korrupsionit me fondet publike të Ogerta Manastirliut

“Ta bëjmë sërish Shqipërinë shtëpinë tonë!”: Revolta e një brezi pa të ardhme

Netanyahu, as i gjallë, as i vdekur

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson
Artikulli tjetër Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Libri i ri pretendon se Jared Kushner ndikoi politikën e SHBA-së për përfitime financiare
Analize Bota Fokus Politike Sociale 30 Tetor, 2026
Dalin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, çfarë pritet të ndodhë
Analize Bota Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Prokurorët e BE-së kanë ende pyetje për Von der Leyen
Analize Bota Fokus Korrupsion Politike Zhvillim 30 Tetor, 2026
Mbi 46 milion lekë për siguracionin e Vetingut
Analize Finance Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 30 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.