KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
FokusKryesoreOpinionPolitikeRajoniSociale

Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 1:56 pm
17 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Gati tri dekada para dënimit me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Hashim Thaçi ishte dënuar në mungesë edhe nga sistemi gjyqësor i Serbisë. Në korrik të vitit 1997, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, e cila në atë kohë funksiononte nën autoritetin e Beogradit, kishte shpallur dënimin me 10 vjet burg për Thaçin. Autoritetet serbe e akuzonin për veprimtari që i cilësonin terroriste dhe për sulme kundër policisë e ushtrisë serbe.

Procesi ishte zhvilluar në mungesë të tij, në një periudhë kur Serbia i ndiqte dhe i dënonte veprimtarët shqiptarë që angazhoheshin për çlirimin e Kosovës. Thaçi, i njohur gjatë luftës me nofkën “Gjarpri”, vepronte ilegalisht dhe lëvizte ndërmjet Kosovës e vendeve të tjera, duke iu shmangur arrestimit nga forcat serbe.

Denimi

Vendimi i vitit 1997 lidhej me veprimtarinë e tij në organizimin e rezistencës së armatosur dhe me sulmet që autoritetet e Beogradit ia atribuonin Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia e trajtonte UÇK-në si organizatë terroriste, ndërsa për shqiptarët e Kosovës ajo përfaqësonte lëvizjen çlirimtare kundër represionit dhe sundimit serb.

Thaçi nuk e vuajti dënimin e shqiptuar nga gjykata e kontrolluar prej autoriteteve serbe. Dy vjet më vonë, ai doli në skenën ndërkombëtare si drejtues politik i UÇK-së dhe udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Konferencën e Rambujesë.

Pas përfundimit të luftës, ai themeloi Partinë Demokratike të Kosovës, shërbeu si kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa më vonë u zgjodh president. Në shkurt të vitit 2008, si kryeministër, Thaçi e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në nëntor të vitit 2020, ai dha dorëheqje nga posti i presidentit pas konfirmimit të aktakuzës nga Dhomat e Specializuara dhe u transferua në Hagë. Sot, më 16 shtator 2026, Trupi Gjykues e dënoi atë me 25 vjet burgim për krime lufte, duke e shpallur të pafajshëm për akuzat për krime kundër njerëzimit.

 

Marrë nga Dosja.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët
Artikulli tjetër Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.