KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
AktualeAnalizeFokusKorrupsionKryesoreSociale

Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 3:00 pm
40 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Alban dhe Olsi Eftimi, dy drejtuesit e studios së arkitekturës “Atelier 4”, janë paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, ku po merren në pyetje në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Emri i studios “Atelier 4” është shfaqur në dosjen hetimore që lidhet me vilën luksoze nr. 188/1 në kompleksin “Green Coast” në Palasë, pronë e sekuestruar nga SPAK dhe për të cilën hetuesit dyshojnë se zotërohej faktikisht nga Balluku dhe ishte përfituar si ryshfet.

Në qendër të hetimeve janë edhe komunikimet elektronike të Alban Eftimit me Ballukun. Në një email të shtatorit 2020, Eftimi i dërgonte ish-zv.kryeministres një rishikim të projektit dhe i përshkruante në detaje arredimin e pronës, nga pishina “infinity” dhe vaskat hidromasazhi deri te përdorimi i drurit “teak” dhe mermerit. Një tjetër email përmbante planimetritë dhe projektet e dy vilave.

Sipas SPAK, vila deri në fazën e karabinasë ishte financuar nga ish-futbollisti Igli Tare, ndërsa punimet e mëtejshme dhe pishina dyshohet se u financuan nga biznesmeni Arbër Abazi, administrator i “Alko Impex General Construction”. Në dokumentet e sekuestruara në kompjuterët e “Atelier 4” rezultojnë, sipas raportimeve mbi dosjen, pagesa të kompanisë së Abazit në vlera nga 288 mijë deri në 410 mijë euro.

“Alko Impex General Construction” kishte përfituar kontrata publike në infrastrukturë, ndërsa SPAK po heton nëse financimi i punimeve në vilë lidhej me favorizime të dyshuara në tendera. Këto janë dyshime të organit të akuzës dhe jo përfundime të formës së prerë.

Kontrollet në ambientet e “Atelier 4” ishin kryer më herët nga hetuesit e SPAK, të cilët sekuestruan dokumente dhe materiale për t’i ballafaquar me provat e tjera të administruara gjatë hetimit. Alban Eftimi ishte paraqitur edhe më 3 shtator në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime lidhur me dosjen.

Paraqitja këtë herë e të dy vëllezërve Eftimi në SPAK shënon një tjetër zhvillim në hetimin që po kryhet ndaj ish-zëvendëskryeministres Balluku për dyshime që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Artikulli tjetër Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në
Aktuale Fokus Koment Politike Rajoni 16 Shtator, 2026
Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.