KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së
AnalizeFokusKryesoreOpinionRajoniZhvillim

Asnjë serb nuk u dënua nga Specialja me ashpërsinë e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Përditësimi i fundit: 16 Shtator, 2026 3:11 pm
29 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Dhomat e Specilizuara të Hagës dënuan sot me 25 vjet burgim ish-Presidentin e Kosovës, Haxhim Thaçi. Ky i fundit, sipas Trupit Gjykues, u shpall përgjegjës për krime lufte, përfshirë ndalimin arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen.

Por, vendimi i sotëm sjell në vëmendje një krahasim me dënimet e dhëna më herët nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY) për krimet e kryera në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Sipas të dhënave, dënimi më i lartë i dhënë ndaj një zyrtari serb ishte 22 vjet.

Ky dënim u vendos ndaj Nebojša Pavković, Komandant i Armatës së Tretë të Ushtrisë Jugosllave gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë dhe më vonë Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Po ashtu, i njëjti dënim me 22 vjet burgim është dhënë edhe për Nikola Šainović, ish-zëvendëskryeministër i Jugosllavisë, i cili u dënua për krime lufte nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Dënimet për zyrtarët serbë ishin:

Nebojša Pavković – 22 vjet burg, për deportim, dëbim dhe persekutim të shqiptarëve të Kosovës.

Nikola Šainović – 22 vjet burg, për krime kundër shqiptarëve të Kosovës.

Vladimir Lazarević – 14 vjet burg.

Sreten Lukić – 20 vjet burg.

Dragoljub Ojdanić – 15 vjet burg.

Vlastimir Đorđević – 18 vjet burg.

Milan Milutinović, ish-president i Serbisë – i shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat në 2009.

Kështu, dënimi prej 25 vitesh ndaj Thaçit është më i lartë se dënimi përfundimtar prej 22 vitesh i dhënë nga ICTY ndaj Pavkovićit në çështjet që lidhen me krimet në Kosovë.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vite burgim në total nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim, ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

 

Marrë nga Zëri.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktgjykimi i Hagës, reagon Richard Grenell

Protesta në Prishtinë, qytetarët thyejnë xhamat e godinës së EULEX-it

109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm

Beogradi nuk humb kohë, përdor aktgjykimin për të goditur UÇK-në

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Besmir Beja rrit taksën e zhdoganimit të makinave me urdhër të brendshëm
Artikulli tjetër 109 ditët e protestës për djalin e pankartës, Ani Marku

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gjykata e Lartë kundër draftit për pagat e magjistratëve
Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 16 Shtator, 2026
Dosja “Balluku”/ Vëllezërit Alban dhe Olsi Eftimi të “Atelier 4” paraqiten në SPAK
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Gjykata Speciale “ia kaloi” dhe Millosheviçit/ 10 vite e kishte dënuar Serbia
Fokus Kryesore Opinion Politike Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
Rama përplaset edhe në Korçë me qytetarët
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.